Connect with Us

Pse mediat i mbajnë ison Erion Veliajt?

Aktualitet

Pse mediat i mbajnë ison Erion Veliajt?

Publikuar

-

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka bërë zap edhe mediat.

Nëpërmjet pazareve, pjesa më me madhe e mediave i mbajnë ison Veliajt dhe heshtin për skandalet e tij.

Pjesa më e madhe e mediave që nuk kan si qëllim informimin e opinionit publik, transparencën, por biznesin dhe interesat e tyre, reklamojnë një Erion falso.

Për  rastin e Ardit Gjoklajt, ishte i pari është Vizion Plus me pronar ndërtues Tan Dulakun që bllokoi dokumentarin në vitin 2016.

Kujtojmë, se programi i Artan Ramës në Vizion Plus u anulua ditën që do të transmetonte investigimin, më 16 tetor, duke e lënë gazetarin pa punë, sipas raportimit nga Balkan Insight.

Në dokumentar ishin investiguar lidhjet e supozuara midis Bashkisë së Tiranës,  e kontrolluar nga kryebashkiaku socialist Erion Veliaj, dhe një kompanie ricikluese në landfillin e Sharrës, ku humbi jetën 17-vjeçari Ardit Gjoklaj.

Ison Veliajt i mban edhe Top Channel. Pronarja. Vjollca Hoxha është akuzuar shpesh mediatikisht për kioskat dhe tërë ditën i bën “fresk” Veliajt, vetëm se nuk jep edhe kronikën që lali shkon në tualet dhe sa i lumtur është kur del prej aty.

Klani nuk duket se ka ndonjë propagandë të fuqishme pro Veliajt, por as nuk është se e ka sulmuar ndonjëherë. Vetëm emisioni “Stop” është ai që shpesh herë ka pasur përplasje të forta më Bashkinë.

Më tej News 24, Panorama, Gazeta Shqiptare, pra mediat e Irfan Hysenbelliut, të cilat nuk shkruajnë kurrë kundër Erion Veliajt.

Për më tepër Veliaj gjeti gjuhën e bashkëpunimit me Irfanin, gjatë kohës që drejton Bashkinë e Tiranës, pasi bëri bllokimin e rrugës Panorama, ndërprerjen e qytetit, sepse rrezikonte jetën e njerëzve.

Bllokimi u bë në fillim nga Saimir Tahiri, kur në krye të Bashkisë ishte Lulzim Basha dhe më pas ishte ndërhyrja e Veliajt, dhe ndërtimi u krye.

Pra, të gjitha mediat kryesore, i bëjën fresk Veliajt,  përfshirë edhe një tjetër media me titra, Ora News, e cila pretendon se është zë opozitar.

Sulmet janë vetëm ndaj Edi Ramës, lavdet janë ndaj Lulit dhe ndaj Metës dhe në asnjë rast, në asnjë emision nuk sulmohet Erion Veliaj. Pra, thuajse si Top Channel.

Gazetat kryesore në vend, nuk kanë asnjë kritikë ndaj kryebashkiakut Veliaj.

Megjithëse Tirana është qyteti me mbi 1 milion banorë, pra ka banorë gati gjysmën e shqiptarëve në administrim, në katër vite nuk ka mbaruar dot një bulevard 1.9 kilometra dhe sot reklamon sikur çfarë ka bërë, sepse ka shkuar e ka mbjellë pemë, të cilat nuk janë me lekët e tij, por janë me lekët e kompanive private.

LEXO EDHE:  Mediet në kurthin e Bashës

Pra, nuk ka bërë asnjë investim serioz në mandatin e tij të parë që të jetë në funksion të zhvillimit të qytetit.

Edhe bulevardi i madh që pretendohet, është një investim i filluar në kohën e Lulzim Bashës dhe kredia është firmosur nga kryeministri në atë kohë, Sali Berisha.

Nuk ka asgjë serioze në këto katër vite nga ky kryebashkiak, përtej sheshit “Skëndërbej”, në qoftë se do ta quajmë serioze, por që në fakt nuk është projekti i tij, por projekti i  Edi Ramës, edhe ai një projekt i gatshëm, me fondet e Qeverisë.

Prandaj, ai nuk ka çfarë të thotë. Nuk ka më me çfarë të mburret dhe çfarë të reklamojë.

Edhe shkollat që pretendoi se bëri Erion Veliaj apo rikonstruksionet e kopshteve dhe çerdheve janë investime të kompanive private.

Dhe është njeriu që ka vënë 8% taksë për ndërtimin dhe mbledh shumë herë më tepër të ardhura, ndërsa Tirana nuk po e ndien zhvillimin, por ka vetëm skandale dhe akuza ndaj kryebashkiakut.

Akuza të cilat mediat kryesore në vend nuk i japin. Ka ngelur CNA.al dhe ndonjë media tjetër që mund ta sulmojnë.

Për më tepër as mediat pranë Lulzim Bashës nuk e akuzojnë. As portalet pranë opozitës nuk e sulmojnë. Asnjëra prej tyre nuk ka akuza të mirëfillta apo investigime në lidhje me Bashkinë e Tiranës. Të gjitha mediat kanë heshtur. Edhe nga ata të mëdhenjtë, edhe nga mediat e opozitës edhe nga të vegjlit.

Erion Veliaj i ka blerë shumicën e mediave dhe i ka vënë nën kontroll, përfshirë këtu shumicën e mediave të Lulzim Bashës.

E ndërkohë që Edi Ramën, shumë nga këto media e sulmojnë, përmendim këtu News 24, emisioni i Krastës etj, të cilët kanë sulmuar kryeministrin. Në Open në Top Channel sulmohet kryeministri. Edhe Fiksi, edhe Stop, edhe në edicionet e lajmeve sulmohet kryeministri. Ndërsa Lali Eri ka vetëm lëvdata kudo./CNA.al

Shënim/ Kur do ta thotë Veliaj të vërtetën për vrasjen e Ardit Gjoklajt?  

Bastisja e Tiranës nga Erion Veliaj nuk njeh asnjë kufi

Foto-lajm/ Kur Erion Veliaj protestonte kundër socialistëve

Denoncon LSI/ Erion Veliaj “zhduk” lulishten 1 Maji në kryeqytet

U refuzua nga qytetarët e Tiranës/ “Zhduket” Erion Veliaj

Bulevardi i ri i Tiranës, fytyra e dështimit të Erion Veliajt

Pse tmerrohet Erion Veliaj nga vrasja e Ardit Gjoklajt

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Gazetarët pa kufij: Rënie e lirisë së medias në Shqipëri

LEXO EDHE:  Foto/ Mbesa e ish-presidentit Nishani tërheq vëmendjen e mediave të huaja

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  “Ka prostitucion në media”/Gazetari shqiptar bën deklaratën e fortë

LEXO EDHE:  Demi Lovato reagon ashpër ndaj mediave: “Mos fusni hundët dhe mos shpikni”

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: