Connect with Us

“Përbindësha që rropën popullin”/ Ish-e përndjekura ‘kryqëzon’ Bashën dhe Kryemadhin

Aktualitet

“Përbindësha që rropën popullin”/ Ish-e përndjekura ‘kryqëzon’ Bashën dhe Kryemadhin

Publikuar

-

Ajtanga Lubonja, e cila ka qenë e përndjekur politike në kohën e komunizmit, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale mbi situatën politike në vend.

Lubonja njihet si armikja e Ramës pasi ka protestaur shpesh kundër tij por postimi i saj këtë here është kundër opozitës dhe protestave të tyre që sipas saj, janë për të mos humbur pushtetin.

Ish-e përndjekura shkruan ndër të tjera se drejtuesit e opozitës janë “përbindësha që rropën popullin dhe tani bëjnë moral.”

E njohur edhe si kushërira e analistit Fatos Lubonja, ajo ka qenë mësuese dhe gazetare deri në momentin kur u cilësua si “armike e popullit” dhe “mike e borgjezëve” gjatë diktaturës.

Postimi i Lubonjës lidhur me protestën e 8 korrikut

”He po te elektrizon PROTESTA, po therret ”Rama IK”! ”Jo, jo, po shoh ”Erdogrulin”,kam mare shpaten e po luftoj! Miku , qe me mori ne telefon , ne kohen qe po zhvillohej protesta…filloi te qeshe me te madhe! Eshte cmenduria me e madhe te ndjekesh keto protesta-karnavale…ata qe vene aty jane njerez te programuar qe ju sherbejne nje kaste qe ideal kane pushtetet e tyre…e nuk duan ti humbasin! Bejne sikur zihen, bejne sikur shahen dhe ne fund te thone ”pirdh se lirohesh”! Deshtimin e Shqiperise e motivon MONIKA…STUDIO ME STUDIO DHE SHESHEVE,ku tallen me kete popull qe e kthyen ne tullumbace…qe e fryne dhe e cfryne sa here duan!Cfare mund te na servirin keta perbindesha qe e rropen popullin, thane cfare duan per njeri tjetrin dhe duan te bejne rolin e Zotit! Monikes i shpetoi ”historia e tryezes se perbashket te bisedimeve”…po ashtu do ta mbyllin kete kapitull! Jo me kot na citoj fjalet e Palmerit”Ne na intereson SHTETI”!!!

LEXO EDHE:  Rruga e Arbrit dhe mashtrimi i Rames!

Postimi i Lubonjës një ditë pas protestës së opozitës

“Nuk qenke hic mire”, me komentoj nje demokrat pas shkrimit tim mbreme,ne lidhje me protesten karnavale e 8 Korrikut!”

Jo zoteri nuk jam mire dhe ti me njeh mire….njeh luften time pa kompromise perfitimi,me njeh mire se cfare kam hequr e po heq per te mos u bere pis,duke cfrytezuar demokracine!

Kam luftuar e do luftoj sikur dhjetra si ju te me kundervihen!

Nje dite Demokracia e paster do fitoj,pa patur nevojen e gishtave krrabe qe mendojne te perfitojne pasuri dhe poste!

Une jam duke vdekur,shikohe kemben time eshte drejt prerjes….diabeti,zemra,tensioni me kane vene poshte….nuk kam mundesi te kurohem,po vdes ne nje konvikt qe kullon lageshti(ti e di mire kete )

Kujdes ate qe se meriton nuk e gezon kurre! Demokracia do fitojë !(po jo e perlyer me komuniste)./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nard Ndoka konfirmon kandidaturën/ Do garoj në Shkodër, negociatat e opozitës në hapat e fundit

Publikuar

-

Nga

“Kim ka informacion për lidhjet e Ramës me krimin”/ Ndoka: Kryeministri do jetë Non Grata për BE nëse…

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka konfirmuar mbrëmjen e sotme se në zgjedhjet e 25 prillit do të kandidojë në

Ndoka tha se negociatat brenda opozitës së Lulzim Bashës janë drejt fundit, ndërsa theksoi se ai ka rënë dakord me kryetarin e PD-së për garimin e tij në Shkodër.

Është një moment negociatash, jemi pothuajse në hapat e fundit për të patur një marrëveshje publike të të gjithë opozitës së bashkuar. Besoj se do të jemi pjesë e listës, kemi rënë dakord në parim që unë të garoj në qarkun e Shkodrës. Edhe PDK do të ketë disa kandidatë të tjerë në listën e opozitës së bashkuar, në Lezhë, Elbasan, Tiranë, Fier, por edhe në qarqe të tjera ku ne po shohim hapësira”, tha Ndoka në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”.

LEXO EDHE:  “Diku ku dielli nuk perëndon”, romani që duhet ta lexojë çdo njeri

LEXO EDHE:  Ish kryetari i PD thirrje të fortë demokratëve/ Ngrihuni të rrëzojmë Bashën

Më tej, ai tha se opozita duhet të jetë shumë e qartë me programin e saj dhe tregoi se aktualisht po punojhet për organizimin e ekipeve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Beteja nuk është e lehtë”/ Mediu: Po përpiqem që të jem pjesë e një koalicioni që garanton fitoren

Publikuar

-

Nga

“Rama do bëjë çdo gjë që është për të vjedhur zgjedhjet”/ Mediu thirrje opozitës për ta ndalur

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është i ftuar mbrëmjen e sotme në Syri tv ku tha se kryeministri Edi Rama do bëjë çdo gjë për të manipuluar zgjedhjet.

“Rama ka për qëllim vetëm pushtetin dhe paratë. Ai do bëjë çdo gjë që është e mundur për të vjedhur zgjedhjet”.

“Në çdo qendër votimi, opozita duhet të identifikojë votuesit e saj dhe të garantojë që do të votojnë. Opozita duhet të frenojë manipulimin me qytetarët.

Opozita duhet të ketë një ofertë të qartë dhe të absorbueshme.Unë po përpiqem që të jem pjesë e një koalicioni që garanton fitoren. PR e ka marrë gjithmonë mandatin e deputetit në Tiranë pa PD, e ka marrë në Elbasan, në Durrës. Unë nuk them se kjo përsëritet gjithmonë.

LEXO EDHE:  “Diku ku dielli nuk perëndon”, romani që duhet ta lexojë çdo njeri

LEXO EDHE:  “Reagimi i presidentit lë për të dyshuar”/ Lubonja zbulon prapaskenat e “përplasjeve” Rama-Meta

Padyshim që shqiptarët janë kundër kësaj qeverie dhe kundër këtij njeriu banal, por beteja nuk është e lehtë. Shqiptarët janë kundër, opozita duhet të jetë në krahun e tyre,” tha Mediu.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Premtimet e Ramës për ekonominë/ Bushati “përplaset” me Haxhiun: U rrit pabarazia

Publikuar

-

Nga

Premtimet e Ramës për ekonominë/ Bushati "përplaset" me Haxhiun: U rrit pabarazia

Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu komentuan në emisionin “Shock” të Euronews Albania deklaratën e kryeministrit Edi Rama se është pranë premtimit të tij për hapjen e 300 mijë vendeve të punës.

Nën moderimin e gazetares Bruna Çifligu, dy analistët ndanë qëndrime të kundërta, ku Bushati tha se Rama ka dështuar, ndërsa Haxhiu tha se në tërësi gjërat kanë ecur mirë, por dy fatkeqësitë e fundit kanë përkeqësuar situatën.

Bushati tha se në tërësi qeveria e Ramës ka dështuar në të gjitha pikat kryesore të ekonomisë. Sipas tij kjo ndodhi pasi ekipi i tij qeverisës “kaq di të bëjë” dhe “kjo pa-aftësi” e ka zhytur në një pabarazi më të madhe vendin mes të pasurve dhe të varfërve. Bushati e konsideroi deklaratën për rreth 225 mijë vende pune të hapura, si deklaratë të pavërtetë. Ai tha se shifrat e përmendura janë kryesisht prej formalizimit dhe jo hapjes së vendeve të reja pune.

Haxhiu u mundua ta justifikojë se gjatë dy viteve të fundit vendi ka kaluar “dy fatkeqësi” si tërmeti dhe pandemia që sollën situata të vështira. Ai kujtoi duke iu referuar deklaratave të institucioneve ndërkombëtare të ekonomisë se Shqipëria ka pasur rritje të vazhdueshme ekonomike gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Haxhiu replikoi duke thënë se me formalizimin e rreth 225 mijë vendeve të punës është shënuar një arritje, se  “juridikisht vendet e punës nuk kanë qenë” dhe se në njëfarë mënyre premtimi është arritur. Ai tregoi se ishte i mendimit se gjatë qeverisjes së Ramës shtresa e mesme është rritur dhe hodhi poshtë pretendimet e Bushatit se ka pasur një theksim të pabarazisë.

LEXO EDHE:  “Reagimi i presidentit lë për të dyshuar”/ Lubonja zbulon prapaskenat e “përplasjeve” Rama-Meta

LEXO EDHE:  Socialisti i njohur ironizon rëndë situatën në PD/Qani si ku i dihet...

Bushati replikoi duke këmbëngulur se shtresa e mesme nuk është rritur fare dhe se aktualisht “më shumë taksohet truri se sa kapitali”. Ky pretendoi se qeveria ka tatuar me 23% të pagës profesionet e lira si inxhinierët, dhe këmbënguli se “një oligark paguan sot taksa më pak se një inxhinier, apo shkencëtar”.

Haxhiu e justifikoi mënyrën e taksimit me faktin se drejtuesit e sipërmarrjeve të mëdha kanë përgjegjësi më të mëdha, si për shembull punësimin e mijëra punonjësve dhe kjo duhet vlerësuar më shumë se sa prodhimet, apo produktet individuale.

Debat të fortë nxiti edhe çështja e borxhit publik, ku Bushati kujtoi se në kohën kur ishte në opozitë Rama, Shqipëria e kishte borxhin publik rreth 70% ndërkohë që sot ky borxh ka kaluar 80%.

LEXO TE PLOTE