Connect with Us

“Nuk ka më hakmarrje”/ Ditmir Bushati mesazh shkodranëve

Aktualitet

“Nuk ka më hakmarrje”/ Ditmir Bushati mesazh shkodranëve

Publikuar

-

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati gjatë një prononcimi për mediat, i ka drejtuar një mesazh qytetarëve të Shkodrës.

Edhe pse socialistët fituan Bashkinë e Shkodrës, Ditmir Bushati tha se nuk do të ketë hakmarrje.

Bushati tha se nuk është i nevojshëm një vetëviktimizim, pasi Shkodra ka nevojë për punë.

“Nuk do të ketë asnjë hakmarrje në Shkodër. Dhe nga ana tjetër nuk ka nevojë të fillojmë procesin e vetëviktimizimit në Shkodër. E thashë, Shkodra ka nevojë për punë, ka nevojë për një kryetar të përkushtuar 24 orë, ka nevojë për një këshill bashkiak që miraton politikat më të mira publike për bashkinë. Ka një handikap që opozita nuk do të jetë as në këshillin bashkiak. E dini shumë mirë ju gazetarët e Shkodrës, e keni raportuar shpesh, bashkia mbyllej dhe një pjesë e institucioneve apo ndërmarrjeve të saj në varësi vinin në Tiranë për të bërë protestën, qoftë dhe gjatë ditëve të punës. Besoj që ne do të vendosim një standard të ri dhe në këtë drejtim. Nuk kemi asnjë plan e aq më tepër ambicie për të ndërtuar një bashki të karakterit politik që mund ti shërbente vetëm një grupi njerëzish, sepse mendojmë që bashkia duhet që të jetë në qendër të vëmendjes për gjithë qytetarët e Shkodrës”, tha Bushati.

Referuar analizës së bërë ai shtoi se është lexuar me kujdes dhe realizëm procesi i 30 qershorit, pasi është shumë e rëndësishme që bashkia të fillojë të bëjë punë për të gjithë qytetarët, jo thjesht për ata që kanë mbështetur PS.

LEXO EDHE:  Kanosi me armë një vajzë/ Prangoset 23-vjeçari

I pyetur për pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje në Shkodër, dhe kandidatit pa rival, Bushati tha se kishte një qasje obstruksioniste.

“Kishte një qasje osbtruksioniste, dhe në një garë ku nuk ka më shumë se një kandidat është deri diku e kuptueshme që s’do të ketë një pjesëmarrje apo emocionin e një gare të zakonshme. Kjo na bën dyfish më të kujdesshëm për të administruar bashkinë Shkodër në mënyrë dinjitoze dhe moderne për gjithë qytetarët e Shkodrës, qoftë për ata që kanë votuar e mbështetur Valdrinin, qoftë për ata që nuk e kanë besuar për asnjë ditë apo që kanë zgjedhur për të qëndruar në shtëpi dhe nuk kanë dalë në kutitë e votimit”, tha Bushati.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aktorja shqiptare nuk ndalet me fotot e “nxehta”/ Pozon pa të brendshme buzë bregdetit

Publikuar

-

Aktorja shqiptare Eliona Pitarka, pas një sezoni të suksesshëm në emisionin humoristik “Duplex”,  u kthye në një prej vajzave më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Shpesh herë ajo vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto, ku shfaqet buzë detit vetëm me një buzë dhe pa të brendshme.

Aktorja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta për këto foto, ku mund të thuhet se ka lënë shumë pak hapësirë për imagjinatë.

 

View this post on Instagram

 

🖤

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

 

View this post on Instagram

 

Watch more sunsets than Netflix 🌅😁

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si të keni një fytyrë të freskët dhe pa ndërhyrje estetike?/ Zbuloni 2 këshilla nga Leonora Jakupi

Publikuar

-

E njohur për fytyrën e saj tepër të fresket dhe pa operacione plastike, Leonora Jakupi do të mbetet gjithmonë ikona e bukurisë shqiptare e cila nuk plaket kurrë pavarësisht moshës.

Por nëse doni të dini sekretin e saj të bukurisë së përhershme, këngëtarja ka folur troç në një intervistë për “Mirage”.

Ajo shprehet se pjesën më të madhe të këtij “sekreti” e luan gjenetika, megjithatë Leonora zbulon se është e fiksuar pas mirëmbajtjes.

“Mendoj që gjenetika por edhe mirëmbajtja. Unë mundohem t’i rri gati maksimalisht lëkurës sime, ekstremisht, ndonjëherë edhe e teproj pasi dermatologët thonë që larja e shpeshtë I dëmton edhe qelizat. Por unë asnjëherë në jetën time, edhe nëse kam pasur koncert deri në orët e vona, kurrë nuk kam fjetur pa e hequr makjiazhin.”

Ajo madje preferon edhe përdorimin e maskave tradicionale dhe ka treguar dy për të gjitha vajzat kurioze:

  1. E verdhë veze, limon dhe mjaltë!

LEXO EDHE:  Kanosi me armë një vajzë/ Prangoset 23-vjeçari

LEXO EDHE:  Kanosi me armë një vajzë/ Prangoset 23-vjeçari

Mbajeni 10-15 minuta dhe shpëlajeni më pas!

2. Ose mund të bëni scrub me sheqer dhe të bardhën e vezës!

Ndiqeni min 10:00

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë konflikt interesi”/ Orinda Huta zgjedh mes Elvana Gjatës dhe Flor Mumajesit

Publikuar

-

Moderatorja shqiptare Orinda Huta së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage” është vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë.

Në rubrikën “Kë zgjedh”, Orindës i kërkuan të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.

Këtë gjë e përmendi edhe Orinda kur tha se kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.

Megjithatë ajo e bëri zgjedhjen e saj:

LEXO EDHE:  Plumb në kokë 21-vjeçarit/ Si nisi sherri për celularin në lokalin me balerina në Shkodër

LEXO EDHE:  Kreu i Policisë së Shtetit në Shkodër/ Ja çfarë u diskutua

“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është njëçik i pavend (qesh). Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: