LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moti i keq dëmton linjat elektrike/ Berati e Divjaka në terr

10 Korrik 2019, 18:26, Aktualitet CNA
Moti i keq dëmton linjat elektrike/ Berati e Divjaka në terr

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka lënë pa energji elektrike një pjesë të mirë të qytetëve.

Mësohet se në Divjakë energjia elektrike mungon prej orës 17:00 të pasdites, ndërsa Berati ka mbetur i gjithi pa drita prej orës 18:00.

Rreshjet e shiut dhe erërat e forta kanë dëmtuar linjat elektrike, duke rrëzuar edhe shtyllat e korentit. Ndërkohë që punonjës të OSHEE ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.

Më herët u raportuan probleme me energjinë elektrike edhe në Shkodër, Lezhë, Burrel e Durrës./CNA.al

Lajmet e fundit nga