LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kthim pas në kohë/ Çfarë duhet të kujtojnë demokratët për Ilir Metën

10 Korrik 2019, 09:07, Aktualitet CNA

Pas protestës së 16 shkurtit, opozita dogji mandatet e deputetëve, dhe prej asaj kohe ka zhvilluar 10 protesta kombëtare.

Por, krahas protestave, opozita bojkotoi edhe zgjedhjet e 30 qershorit, për pushtetin lokal, duke i dhuruar kështu në tavolinë Edi Ramës, 61 bashki.

Por, në mes të kësaj krize politike, qëndron edhe presidenti i vendit, Ilir Meta.

Gjatë protestës së 8 qershorit, presidenti Ilir Meta doli me një vendim të papritur duke thelluar kështu krizën.

Me pretendimin se po tentonte të evitonte një përplasje të mundshme civile, Ilir Meta çdekretoi 30 qershorin, si datën për mbajtjen e zgjedhjeve vendore. Dhe në fakt ajo që ndodhi, ishte se Ilir Meta i hodhi benzinë zjarrit.

Por, pas këtij vendimi të Ilir Metës, në kampin opozitar, demokratët nxituan ta shpallnin ?hero?.

Demokratët kanë vërshuar dhe po bëjnë sikur Ilir Meta është njeriu i demokracisë, sikur po mbron parimet, njeriu që po mbron Kushtetutën, që po mbron të drejtat e shqiptarëve. Që po na shpëton nga kthetrat e Sorosit, që po na shpëton nga Reforma kriminale në Drejtësi. Apo se po na ruan nga vjedhja e votës.

Në fakt, Ilir Meta është njeriu që ka 30 vjet që paguhet me paratë e shqiptarëve. Është paguar si deputet, si ministër i Jashtëm, si ministër i Ekonomisë, si zv.kryeministër, si Kryeministër, si kryetar Kuvendi dhe tashmë edhe si president.

Është kapur me bllok në dorë, duke vënë përqindje dhe gjoba e ia ka hedhur, duke dalë i pafajshëm.

Është kapur duke vjedhur. Është akuzuar se ka vjedhur thesarin e Krrabës, nga Sali Berisha, ish-kryeministri i vendit, atëherë lider i opozitës, që sot është në krah të Ilir Metës.

Ilir Meta është akuzuar si njeriu më i korruptuar në Shqipëri. Me tendera dhe skandale, për kapjen e medias. Dhe ajo që po bën sot, gjoja në emër të votës së lirë, i kujtojmë zgjedhjet e vitit 2001. Një masakër elektorale, me 5 apo 7 raunde zgjedhore.

Atëherë kishte zgjedhje mazhoritare me balotazh. Janë vrarë njerëz ditën e zgjedhjeve në Devoll. Janë nxjerrë tanke  në ditën e zgjedhjeve në Tiranë. Janë masakruar njerëz në Durrës. Janë torturuar njerëz në Vlorë dhe në Fier. Janë tërhequr njerëz zvarrë në Korçë. Janë rrahur e torturuar komisionerë në Elbasan. Janë mbushur kutitë në Mat. Janë torturuar dhe goditur njerëz në Dibër.

Kudo ka pasur dhunë dhe terror. Zgjedhjet e 2001 janë zgjedhjet më kriminale që ka pasur Shqipëria, dhe kryeministri që drejtonte dhunën, terrorin dhe masakrën ndaj shqiptarëve ishte Ilir Meta, i cili vodhi aq shumë kuti, saqë pasi humbi pati një marrëveshje Nano-Berisha,  ku socialistët lëshuan në tavolinë postin e presidentit dhe pranuan se kishin vjedhur disa dhjetëra mandate të demokratëve. Të cilat i vodhën me KQZ-në, por dhe me Gjykatën Kushtetuese.

Tani për t?ju kthyer edhe pak memorien shqiptarëve dhe në veçanti demokratëve që kanë marrë ?shpatën?, për të mbrojtur këtë hajdut, bandit me emrin Ilir Meta po iu kujtojmë disa detaje.

Në vitin 2000, Ilir Meta shkoi për një fushatë për zgjedhjet lokale në Tropojë, ku u prit me protesta.

I trembur dhe i llahtarisur u mbyll tek Hotel Turizmi dhe kërkoi besë atje tek pronarët. Makina e tij gati u thye, protestuesit rrethuan gjithçka dhe ai iku me vrap. Shumë njerëz që e shoqëronin, thonë se ai ishte i lagur.

Shkoi në Shkodër dhe bënte sikur festonte me studentët për të treguar se në Tropojë nuk kishte ndodhur asgjë.

Më pas një ngjarje kriminale ndodhi në Tropojë. Syl Lushaj u vra dhe pas vrasjes së tij dhe pas një proteste të madhe në Tropojë në 28 nëntor të vitit 2000, në mbrëmje pas trazirave në veri, selia e Partisë Demokratike është rrethuar nga të paktën 300 forca speciale, RENEA dhe FNSH. Snajpera në çdo godinë përballë selisë së PD-së.

Në çdo ballokon dhe dritare që shikonte selinë e PD-s, atëherë godina përballë asaj që sot është qendra tregtare ?Toptani?. E rrethuan në çdo cep të rrugës. Rruga që kalonte tek kalaja, ku është pedonalja sot, rruga që kalonte në krah të Piazzës, rruga George Busha përpara dhe gjithçka ishte rrethuar me mjete dhe forca policie që kontrollonin çdo njeri që dilte nga selia e PD-së. disa dhjetëra dhe qindra demokratë u arrestuan dhe u goditën. U shoqëruan në ambientet e komisariatit të Policisë.

Selia e PD-së, me rënien e natës, rreth orës 19:00 është mbajtur në terror, për rreth tetë orë, deri në mesnatë. Deri në momentin që ka dalë kryetari i PD-së, në atë kohë Sali Berisha, i cili është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku edhe është marrë në pytetje, për ngjarjen e Tropojës dhe dijeninë në lidhje me ngjarjet e tjera që ndodhnin në Shqipëri.

Pra, ky Ilir Metë i cili mbrohet sot me ?shpatë? në dorë nga demokratët, është njeriu që i rrahu, i masakroi dhe u vodhi zgjedhjet e vitit 2001.

Ky njeri që flet sot në emër të opozitës dhe parimeve të demokracisë dhe proeuropianizmit, është njeriu i cili masakroi, rrahu, torturoi demokratët dhe arrestoi dhe shoqëroi në Drejtorinë e Policisë, liderin e opozitës të asaj kohe, Sali Berisha.

Prandaj sot, gjithçka që bën njeriu që ndryshe i thonë ?Ilir floriri?, i cili zbriti me çorape të grisura nga Skrapari, dhe sot është një miliarder që përpiqet të fshehë pasuritë apo vilat që i kushtojnë disa dhjetëra milion euro nuk do të mundet dot kurrë që t?i hedhë benzinë zjarrit për të djegur Shqipërinë, dhe për të shpëtuar lëkurën e tij.

Demokratët duhet të kenë pak memorie dhe të kujtojnë se Ilir Meta nuk është ai engjëll që del sot në televizor, por është një hajdut e bandit politik dhe asgjë më shumë sesa kaq.

Mjafton të kujtojnë ngjarjet, ata që janë demokratë të vërtetë dhe që kanë qëndruar në opozitë nga vitit 1997 deri në 2005. Iu ka thyer duart e krahët nëpër komisariate policie, iu ka thyer këmbët, ka arrestuar gra dhe fëmijë. Ilir Meta e ka bërë në zgjedhjet e 2001-shit.

Ka arrestuar, torturuar e dhunuar me qindra demokratë në zgjedhjet lokale. Ky është Ilir Meta dhe askush tjetër. Ky është Ilir Meta i vërtetë. Prandaj dhe demokratët nuk duhet të harrojnë. Ashtu siç bënë gabim duke harruar në 2009-ën dhe duke marrë Ilir Metën në qeveri dhe më pas morën edhe postet e tij, vodhi dhe grabiti, la katër të vrarë në Bulevard, shkoi tek Edi Rama për të sjellë Rilindjen në pushtet, e cila vazhdon të jetë aty prej gjashtë vitesh, e sjellë nga Ilir Meta dhe nga Monika Kryemadhi.

Dita më e mirë për demokratët do të ishte ajo ditë kur te ktheheshin memories, të reflektonin dhe PD-ja zyrtare, Lulzim Basha, të ndaheshin një herë e mirë nga banda e Ilir Metës dhe nga presidenti ynë hajdut dhe bandit./ CNA.al

Në dy kohë/ Ilir Meta vrasës apo mik i Tropojës?!

Lajmet e fundit nga