Connect with Us

Kryemadhi takon Glover/ I dorëzon dosjen për 30 qershorin

Aktualitet

Kryemadhi takon Glover/ I dorëzon dosjen për 30 qershorin

Publikuar

-

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka takuar sot shefen e delegacionit të  OSBE/ODHIR-it në Tiranë, Audrey Glover.

Mësohet se Kryemadhi, do t’i paraqesë një dosje të plotë ambasadores Glover, me të gjithë shkeljet e Kushtetutës dhe ligjit zgjedhor për votimet moniste, që sipas saj janë mbajtur nga qeveria më 30 qershor.

Kujtojmë se raporti i plotë i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 30 për pushtetin lokal, pritet të dalë në fillim të shtatorit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“B*tha është e jotja Elva, karrigia jo”/ Margariti iu përgjigjet përfaqësuesve të Aleancës

Publikuar

-

Nga

“B*tha është e jotja Elva, karrigia jo”/ Ministrja Margariti u përgjigjet përfaqësuesve të Aleancës

Anëtarët e Aleancës për Teatrin Kombëtar kanë mbërritur gjatë ditës së sotme në ambientet e ministrisë së Kulturës, ku janë ndaluar që të hyjnë në oborrin e godinës, ndërsa donin që të dorëzonin një kërkesë për informacion.

Kjo ka sjellë acarimin e situatës, duke sjellë dhe një përplasje para Ministrisë që është shoqëruar me tone të forta dhe fyerje.

Pasi nuk u lejuan të futeshin për të dorëzuar një kërkesë ata iu drejtuan ministres me fjalët: “B*tha është e jotja Elva, karrigia nuk është e jotja, mos e harro këtë, do çohesh nga ajo karrige”.

Pas kësaj ngjarje ka reaguar dhe vetë ministrja Elva Margariti, e cila dënon gjuhën e përdorur nga aktorët.

Sipas ministres, në këtë institucion priten e përcillen me respekt ata që dinë të trokasin, duke respektuar institucionin.

LEXO EDHE:  “I ka bërë shqiptarët si qen me maska”/ Kryemadhi sfidon Ramën: Kam më shumë shkollë se ti

LEXO EDHE:  "Nuk keni parë gjë akoma"/ Kryemadhi heq paralele me '97-ën

“Keqardhje për gjuhën dhe sjelljen e përfaqësuesve të një grupi, që u paraqit sot te dera e Ministrisë pa asnjë kërkesë për takim.

Në Ministrinë e Kulturës priten e përcillen me respekt të gjithë ata që dinë të trokasin, duke respektuar institucionin, qoftë kur kanë ide e projekte për të diskutuar, qoftë kur kanë ankesa apo kritika për të adresuar.

Nuk ndodh që t’i mbyllet dera askujt, sepse respekti i ndërsjellë është zanafilla e detyrës institucionale dhe qytetare”, thotë ministrja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tirana nesër 6 orë pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ditën e nesërme disa zona do të mbeten pa energji elektrike.

Për shkak të disa punimeve sipas OSSHE do të stakohet energjia në zonat e mëposhtme.

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 29 korrik

Në kuadër të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datën 29 korrik gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë

LEXO EDHE:  “Nuk dua të ngelem vetëm pas disa vitesh”/ Meta zbulon nëse do i japë votën Kryemadhit

LEXO EDHE:  Skandali i radhës i Xhafajt/ Policia fshehu ngjarjen kriminale në Vlorë

Pjesërisht rruga “Odhise Paskali”, rruga “Hoxha Tahsim”, rruga “Qazim Vathi”

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

U akuzua se dekonspiroi operacionet e OFL-së/ Apeli rrëzon kërkesën e Artan Shkëmbit, s’ka kthim në detyrë

Publikuar

-

Nga

U akuzua se dekonspiroi operacionet e OFL-së/ Apeli rrëzon kërkesën e Artan Shkëmbit, s’ka kthim në detyrë

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra të ish kreut të OFL-së Artan Shkëmbi.

Shkëmbi u hetua fillimisht nga SPAK për “korrupsion” dhe “nxjerrje sekreti hetimor”.

Kanë qenë ndërkombëtarët ato që kanë sjellë informacione se Shkëmbi është i përfshirë në korrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

Gjykata dhe më parë kishte vendosur pezullim nga detyra për Shkëmbin, por ia hoqi se mbaroi afati.

Njoftimi i Gjykatës:

Në datë 21.07.2021, në Gjykatën e Apelit Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me caktimin e masës së sigurimit  për personin nën hetim A.SH,  i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Zbulimi i akteve ose të dhënëvae sekrete” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 295/a dhe 259  të Kodit Penal. Shtetasi A.SH është punonjës policie dhe dyshohet për nxjerrje dhe dhënie  informacioni personave të interesuar nga sistemi Deepsee.

LEXO EDHE:  “Nuk dua të ngelem vetëm pas disa vitesh”/ Meta zbulon nëse do i japë votën Kryemadhit

Lidhur sa më sipër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 459/4 Akti, datë 15.07.2021 ka vendosur:

LEXO EDHE:  “I ka bërë shqiptarët si qen me maska”/ Kryemadhi sfidon Ramën: Kam më shumë shkollë se ti

-Përsëritjen e së sigurimit personal ndalues “Pezullimin e ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” për personin nën hetim  A.SH.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim A.SH.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 656 datë 28.07.2021 vendosi:

– Lënien në fuqi të  vendimit nr. 459/4 Akti, datë 15.07.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

LEXO TE PLOTE