LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e fortë e Altin Goxhaj/ “Protestat e opozitës ortek i kontrolluar”

10 Korrik 2019, 20:14, Aktualitet CNA
Deklarata e fortë e Altin Goxhaj/ “Protestat e opozitës ortek i

?Protestat e opozitës janë një ortek i kontrolluar?. Kështu u shpreh avokati i njohur Altin Goxhaj, teksa foli për situatën  politike në vend.

?Unë dhe Armir Shkurti kemi pasur një tezë, që protestat e opozitës quhen “ortek i kontrolluar”. Të gjitha këto argumente i kemi dhënë para protestës së 16 shkurtit. Çfarë është orteku i kontrolluar? Orteku i kontrolluar është kur ti ke frikë se mund të ndodhë një ortek t’i marri çfarë të gjejë para dhe ti e sajon vetë atë shpërthimin që ai të shkojë në rrugën e duhur dhe të mos bëjë dëme. Pra kjo tenxhere me presion që ishte bërë gati, dhe të gjithë akumulimin që kishte komuniteti i pakënaqur me Shqipërinë dhe këtu përfshihen PD, LSI, por me shumë popull i shqetësuar për realitetin e tij që po ikte nga Shqipëria. Ky mllef i madh me studentët tregoi që mund të ndodhnin shumë gjëra. Hapi i parë që ndodhi me studentët është që u frikësua pushteti. U tmerrua dhe vlera e studentëve ishte jo se do ndryshonin qeverinë, ishin budallenj ata që mendonin se do ndryshonin qeverinë sepse studentët janë të rinj dhe nuk kanë as nivel dhe as artikulim. Ata as e kishin në plan. Studentët bënë një akt të jashtëzakonshëm sa i hoqën frikën prindërve. Kaq ishte misioni i tyre. Siç i hoqi frikën prindërve, frikësoi qeverinë. Frikësoi më shumë atë që unë e quaj prej vitesh axhenda Soros për rrënimin, falimentimin dhe shpopullimin e Shqipërisë dhe preku pikat më nevralgjike të sistemit,? u shpreh Goxhaj në emisionin ?Arena?. /CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga