LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dashamir Shehi pranon përçarjen e opozitës/ Do mbyllim ‘sytë’ derisa të largojmë Ramën

10 Korrik 2019, 12:11, Aktualitet CNA
Dashamir Shehi pranon përçarjen e opozitës/ Do mbyllim

Prej kohësh flitet se brenda opozitës ka patur përplasje dhe përçarje.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka folur në Report Tv, duke thënë se opozita do të jetë e bashkuar për aq kohë sa do të jetë Rama në pushtet duke thënë tërthorazi se në mesin e opozitës ka përplasje dhe përçarje.

“Opozita për sa kohë që të jetë Rama, do jetë e bashkuar edhe me negativët e tij. Ditën që do rrëzojmë Ramën, që do hapet fusha e lojës, gjykoj që opozita e ka për detyrim që të reflektojë brenda vetes, se si mund të përmirësohet sistemi, sesi duhet të largohen njerëz që janë konsumuar edhe në frontin opozitar. Kur është Rama në pushtet, do mbyllim “sytë”. Nuk na intereson që Rama drejton socialistët, le t’i mbysë në dru, t’i bëjë legena më shumë nga sa i ka bërë, por s’e duam kur drejton Shqipërinë”, tha Shehi./CNA.al

Lajmet e fundit nga