LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Cili është vendi ideal në Tiranë për të bërë blerje “Smart”?

10 Korrik 2019, 07:30, Aktualitet CNA
Cili është vendi ideal në Tiranë për të

Teknologjia e ?mençur? është tashmë pjesë e jetesës së përditshme të thuajse të gjitha brezave, në një formë apo në një tjetër. Dikush mund të përdorë celularët për të chat-uar, dikush tjetër tabletët për t?u lidhur me të afërmit në skaje të largëta të botës, të tjerë akoma televizorët për të regjistruar apo shikuar programe të cilat nuk i ndjekin dot në kohë reale, apo duke përdorur komandat vokale.

Të gjitha këto opsione janë më të lehta kur gjenden në një dyqan të vetëm, të thjeshtë dhe të aksesueshëm pa vështirësi, dhe pa mbingarkesën e produkteve të panumërta.

Aq më tepër kur në këtë dyqan mund të bëhen edhe pagesa për shërbime të shumta, duke shmangur radhët e gjata.

Për këto arsye dhe shumë të tjera ja vlen që të vizitosh Smart Point.

Aktualisht Smart Point ka 3 pika shitjesh në Tiranë, në Rrugën Myslym Shyri, te Sheshi Wilson në zonën e Tiranës së Re dhe te Rruga e Durrësit.

Në krahasim me një vit më parë, Smartpoint këtë vit ka hapur dyqanin e tij të ri te Rruga e Durrësit për t?i ardhur pranë një numri më të madh konsumatorësh dhe duke mbuluar 3 zona kryesore të kryeqytetit. Gjithashtu, sivjet kompania ka shtuar në dyqanet e saj linjën e televizorëve me një display më të dukshëm në dyqan. Smartpoint ka në plan të zgjerohet shumë shpejt edhe nëpër qytete të tjera të vendit me qëllimin për të qenë sa më pranë konsumatorit.

Po çfarë e dallon Smart Point dhe e bën një kompani më të besueshme?

Smart Point është një kompani më e besueshme për disa arsye. Ajo është:

?             Rishitës i autorizuar për të gjitha brandet që tregton.

?             Ofron garanci zyrtare për çdo produkt.

?             Ka servis të autorizuar nga brandet ndërkombëtare që tregton, vetëm me pjesë origjinale.

?             Stafi në pikat e shitjes është i kualifikuar dhe i trajnuar nga vetë markat që tregton kompania, duke ofruar një eksperiencë interaktive në dyqan.

?             Çdo proçes është i formalizuar në përputhje me ligjin shqiptar.

Mundësi punësimi për të rinjtë

Smart Point është një kompani që gjithmonë synon të tërheqë stafin më të mirë për pikat e tij të shitjes. Kur ka pozicione vakante, kompania i reklamon gjithmonë ato në mediat e saj sociale (Facebook, Linkedin) si dhe ne ëebsite-in e saj www.smartpoint.al. Gjithashtu ajo është e pranishnme edhe nëpër portale të tjera të dedikuara për mundesitë e punësimit.

Cilat shërbime ofron kompania dhe çfarë produktesh mund të gjenden më lehtë në të?

Smart Point ofron nje gamë të gjerë produktesh, kryesisht celularë, gaming, gadgets, aksesorë dhe se fundmi edhe televizorë.

Kompania ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh.  Për sa i përket produkteve mund të përmendim celularët, pajisjet për argëtim argëtim (Playstation, lojëra), IT (laptop, tablet, Pc desktop), smartwatch, dhe një sërë aksesorësh si kufje, bluetooth speakers, boksera, adaptor, poëerbank, etj.

Gjithashtu ajo ofron një sërë shërbimesh si:

?             Servis i garantuar

?             Blerjen me financim me banka apo institucione financiare si Raiffeisen, BKT dhe IuteCredit.

?             Vodafone / Telecom / Albtelecom

o             Rimbushje elektronike dhe aktivizimi i paketave

o             Aktivizoni numrin Tuaj të ri të mobile në dyqanet Smartpoint

?             Easy Pay Paguaj faturat dhe gjobat në pak minuta

o             Pagesa Oshee

o             Pagesa UKT

o             Pagesa Albtelecom

o             Pagesa e gjobave Policia e shtetit dhe Bashkia Tiranë

 

?             Kryej abonimin tënd dhe merr ofertat më të mira për televizorin tënd

o             Digitalb

o             Tring

o             Alb TV

Po përse klientit i leverdis ti drejtohet Smart Point dhe jo markatave të mëdha të retail të elektroshtëpiakeve?

?Nese i referohemi fokusit tonë të produktet, nëse një klient është i interesuar për aksesorët më të fundit, lojërat më të fundit , playstation, aksesorë smart, ne jemi vendi i duhur për shkak të larmisë së madhe që ofrojmë. Gjithashtu, ne kemi një platformë shumë të mirë shitjesh online. Tanimë, do  të ofrojmë çdo muaj një promo të re një javore që do te jetë vetëm online. Në këtë mënyrë klienti jonë merr produktin që dëshiron, me çmim shumë të mirë , duke kursyer kohë dhe mund? ? shprehen përfaqësuesit e kompanisë.

Pse ndonjëherë çmimet në dukje më të lira mund të mbartin brenda një ?hile??

Por sektori i shitjes me pakicë të elektroshtëpiakeve ndeshet shpeshherë edhe me konkurrencën e pandershme nga ana e tregtarëve të papërgjegjshëm, apo për shkak të neglizhencës së strukturave ligj-zbatuese.

Por sa e dëmton kjo klientin dhe si të mos bjerë ai pre e abuzuesve?

?Konkurrenca e pandershme shfaq disa problematika ku më e madhja është çmimi. Në mjaft raste, tregtarët informalë ofrojnë në dukje çmime goxha më të lira, duke qenë se nuk paguajnë taksat, por ky çmim i lirë mund të jetë edhe për faktin se ata tregtojne ndonjehere edhe produkte jo-origjinale.Nëse sjellim një shembull për klientët tanë, po marrim si shembull Samsung. Cdo produkt Samsung origjinal vjen me garanci 2 vjecare. Pra nëse dikujt nuk i ofrohet kjo garanci, është një tregues se produkti nuk është origjinal ose nuk kemi të bëjmë me rishitës të autorizuar? ? shprehen ekspertët e fushës.

Smart Point ka një plan mjaft ambicioz për 5 vitet e ardhshme në tregun e telekomunikacioanit dhe progresi i tij nuk mund të ndalet, ashtu si në të gjitha kompanitë e tjera të Grupit Balfin, pjesë e të cilit është edhe Smart Point.

?Të qenurit pjesë e grupit më të madh në Shqipëri bën që njerëzit të ndihen më të sigurt për cilësinë e produkteve, garancinë dhe shërbimet e ofruara? ? thonë nga Smart Point për kompaninë mëmë, Balfin.

Lajmet e fundit nga