Ancelotti i kthen përgjigje negative Interit/ Nuk e duam atë – CNA
Connect with us

Aktualitet

Ancelotti i kthen përgjigje negative Interit/ Nuk e duam atë

Publikuar

-

Interi dhe Icardi duket se janë në një lidhje e cila është e destinuar të shkëputet shumë shpejtë, pasi asnjëra nga palët nuk ka interes që të qëndrojë në këto kushte. Interi e ka shpallur Icardin “non grata” dhe vetë Marotta e pranoi se sulmuesi argjentinas nuk është më në planet e skuadrës.

Sakaq, për të ka interesime të pakta ku vetëm Juventusi dhe Napoli duket se po kërkojnë informacion. Interi kishte interes ta çonte te napolitanët dhe së fundmi, në media u fol edhe për një shkëmbim të mundshëm mes Insignes dhe Icardit. Mesa duket, ky shkëmbim nuk ka gjasa të ndodhë dhe vetë trajneri Ancelotti, e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.

LEXO EDHE:  Conte e përsërit sërish/ Ata dy futbollistë janë jashtë projektit tim

“James Rodriguez apo Icardi? Është shumë e vështirë që të jap një përgjigje për këtë. Janë dy futbollistë të shkëlqyer, por kjo pyetje më vë në vështirësi. Nuk mund të përgjigjem për dy futbollistë që nuk janë këtu pasi të vlerësosh ato që janë jashtë, do të thotë të mos vlerësosh këto që janë këtu. Me Insignen nuk do ta ndërroja Icardin, pasi Insigne është kapiteni ynë dhe jam shumë i lumtur që është dhe do të qëndrojë këtu”, u shpreh Ancelotti.

Aktualitet

Pritjes i erdhi fundi/ Këngëtarja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Publikuar

-

Këngëtarja shumë e dashur rona nishliu është bërë nënë për herë të parë.

Sipas disa burimeve për “Prive.al”, këngëtarja është bërë mama e një vjaze, të cilën e ka quajtur Noa.

Gjtihashtu thuhet se Rona dhe vogëlushja gëzojnë shëndet të plotë dhe detaje të tjera pritet të dalin në orët në vazhdim.

Le të kujtojmë që Rona u martua vitin e kaluar, larg syrit të mediave, në një ceremony private me miq dhe familjarë.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Fansja ofendon keq moderatoren/ Aulona Musta e zemëruar “shpërthen” me komentet

Publikuar

-

Moderatorja Aulona Musta është një nga personazhet më aktivë në rrjetet sociale, e cila njihet tashmë për replikat që bën me ndjekësit e saj.

Fotoja e fundit e Aulonës në Instagram është bërë një temë diskutimi për ndjekësit, të cilët kanë shpërthyer në komente ofenduese ndaj saj.

Aulona ka publikuar një foto ku shfaqet me bahskëshortin e saj dhe menjëherë kanë nisur reagimet nga më të ndryshmet.

“Ti veç femër nuk je … dhe mbi të gjitha nuk mund të them mami .. çfarë edukate do i japësh vajzës tiii .. tiii je për te semafori o lal,”, i shkruante fansja ndërkohë që Aulona ja ka mbyllur gojën me përgjigjen.

LEXO EDHE:  Conte e përsërit sërish/ Ata dy futbollistë janë jashtë projektit tim

“Fakti që ke ëndërruar gjithë jetën të punosh te semafori për vete, por u detyrove të martoheshe e lindje fëmijë në moshë të re dhe tani je e dëshpëruar, nuk do të thotë që të gjithë e kanë këtë dëshirë, o lal!

Imagjino që po rrit dy djem kjo qenia këtu…imagjino çfarë trajtimi do t’i bëjnë vajzave, duke patur shembullin e kësaj nëne! Kushedi të shkretën e ka rrahur burri ose vjehrra që në mëngjes dhe vjen më shfryhet mua…”, përfundon ajo.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ylli argjentinas hedh poshtë zërat e merkatos/ Kam folur me Conten, do qëndroj tek Inter

Publikuar

-

Pas disa paraqitjesh mjaft dinjitoze në Kupën e Amerikës me kombëtaren argjentinase, Lautaro Martinez tërhoqi vëmendjen e Barcelonës, teksa edhe agjenti i tij pranoi një interesim paraprak të katalanëve.

Megjithatë sulmuesi i Interit, i cili aktualisht po kalon ditët e fundit të pushimeve, para se t’u bashkohet zikaltërve, theksoi se është i përqendruar te skuadra e tij dhe se nuk do të dëgjojë për oferta të tjera.

LEXO EDHE:  Conte e përsërit sërish/ Ata dy futbollistë janë jashtë projektit tim

“Nuk kam folur me menaxherin tim për Barcelonën, pasi jam pjesë e Interit dhe do të vazhdoj të jem. Kam folur në telefon me Conten dhe mezi po pres t’i bashkohem skuadrës në përgatitje. Shpresoj të bëjmë një sezon mjaft të mirë si në aspektin personal, ashtu edhe atë të skuadrës”, tha Lautaro.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending