Connect with Us

Ahmetaj komenton përgjimet/ Janë probleme tranzicioni

Aktualitet

Ahmetaj komenton përgjimet/ Janë probleme tranzicioni

Publikuar

-

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka komentuar sot përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild, në lidhje me dosjet 184 dhe 339.

I ftuar në rubrikën Opinion në Neë24, Ahmetaj i konsideroi ato si fenomene tranzicioni, të cilat sipas tij gjejnë zgjidhje me përmirësimin e Kodit Zgjedhor.

Ahmetaj gjithashtu përsëriti ftesën për dialog pa kushte me opozitën.

“Ka probleme në procese zgjedhore, nisi buja ka dalë në përgjim kryeministri. Por ishte biseda më normale e një kryetari partie, për koordinatorin. Damian Gjiknuri thoshte po transportojmë votuesit në kllapa ju të mediave u shtuat paratë. Ka fenomene? Po ka është Ruzhdia e Gërdeci.

Është gabim, është fenomen tranzicioni, ju e kuptoni që kanë dalë të burgosur nga burgu. Këto janë fenomene tranzicioni që duhen përmirësuar Kodin Zgjedhor. Patjetër që ka fenomene, e duan përmirësuar. “ tha Ahmetaj.

Më tej, ai tha se nxit Prokurorinë të hetojë mbi këto dosje.

LEXO EDHE:  Përgjimet e publikuara nga Bild/ Damian Gjiknuri justifikon pazaret

“A ka një dosje hetimore, që vijon hetimi. Në të gjitha emisionet i kam kërkuar, aq sa më takon mua, i kam kërkuar Prokurorisë t’i avancojë, dhe personat që kanë shkelur ligjin të marrin atë që meritojnë. Reflektimi politik, është të thuash po! Ne kemi vënë re në 30 vite fenomene specifike të izoluara që kanë potencial për të deformuar votën, hajde të ulemi në tryezë e të rregullojmë Kodin Zgjedhor.

Reflektimet në një forcë politike i sheh në normalitet ditë pas dite, javë pas jave. Patjetër që nuk ka punë njeri me shefin e policisë, unë s’ja u di numrat, emrat. Policia bën punën e vet, sa më larg të rrimë aq më mirë i bëjmë vendit. Ne kemi punë me votuesit, alternativën tonë. – u shpreh Ahmetaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aktorja shqiptare nuk ndalet me fotot e “nxehta”/ Pozon pa të brendshme buzë bregdetit

Publikuar

-

Aktorja shqiptare Eliona Pitarka, pas një sezoni të suksesshëm në emisionin humoristik “Duplex”,  u kthye në një prej vajzave më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Shpesh herë ajo vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto, ku shfaqet buzë detit vetëm me një buzë dhe pa të brendshme.

Aktorja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta për këto foto, ku mund të thuhet se ka lënë shumë pak hapësirë për imagjinatë.

 

View this post on Instagram

 

🖤

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

 

View this post on Instagram

 

Watch more sunsets than Netflix 🌅😁

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si të keni një fytyrë të freskët dhe pa ndërhyrje estetike?/ Zbuloni 2 këshilla nga Leonora Jakupi

Publikuar

-

E njohur për fytyrën e saj tepër të fresket dhe pa operacione plastike, Leonora Jakupi do të mbetet gjithmonë ikona e bukurisë shqiptare e cila nuk plaket kurrë pavarësisht moshës.

Por nëse doni të dini sekretin e saj të bukurisë së përhershme, këngëtarja ka folur troç në një intervistë për “Mirage”.

Ajo shprehet se pjesën më të madhe të këtij “sekreti” e luan gjenetika, megjithatë Leonora zbulon se është e fiksuar pas mirëmbajtjes.

“Mendoj që gjenetika por edhe mirëmbajtja. Unë mundohem t’i rri gati maksimalisht lëkurës sime, ekstremisht, ndonjëherë edhe e teproj pasi dermatologët thonë që larja e shpeshtë I dëmton edhe qelizat. Por unë asnjëherë në jetën time, edhe nëse kam pasur koncert deri në orët e vona, kurrë nuk kam fjetur pa e hequr makjiazhin.”

LEXO EDHE:  Ndalimi i lojërave të fatit/ Arben Ahmetaj i përgjigjet akuzave të Berishës

LEXO EDHE:  Ahmetaj në Seancën Parlamentare/ "Ulëm taksat për 620 mijë vetë"

Ajo madje preferon edhe përdorimin e maskave tradicionale dhe ka treguar dy për të gjitha vajzat kurioze:

  1. E verdhë veze, limon dhe mjaltë!

Mbajeni 10-15 minuta dhe shpëlajeni më pas!

2. Ose mund të bëni scrub me sheqer dhe të bardhën e vezës!

Ndiqeni min 10:00

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë konflikt interesi”/ Orinda Huta zgjedh mes Elvana Gjatës dhe Flor Mumajesit

Publikuar

-

Moderatorja shqiptare Orinda Huta së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage” është vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë.

Në rubrikën “Kë zgjedh”, Orindës i kërkuan të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.

Këtë gjë e përmendi edhe Orinda kur tha se kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.

LEXO EDHE:  Tatimi për pagat nën 400 mijë lek/ Braçe sërish kundër Ahmetajt

LEXO EDHE:  Tatimi për pagat nën 400 mijë lek/ Braçe sërish kundër Ahmetajt

Megjithatë ajo e bëri zgjedhjen e saj:

“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është njëçik i pavend (qesh). Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: