LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thyerja automjetit/ Lubonja akuza të forta Policisë

9 Korrik 2019, 15:17, Aktualitet CNA
Thyerja automjetit/ Lubonja akuza të forta Policisë

Analisti Fatos Lubonja komentoi dhunën ndaj automjetit të tij pak ditë më parë e cila nxiti një debat mes palëve.

Lubonja në një lidhje direkte nga Italia me rubrikën ?Opinion? në Neës 24 deklaroi se për këtë ngjarje pjesërisht ka përgjegjësi edhe gjuha e urrejtjes e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Lubonjës, policia po mundohet të fshehë ngjarjen.

?Klima e urrejtjes që transmeton ndaj nesh Edi Rama ka përgjegjësinë e saj. Kur përdoret sulmi ndaj mediave dhe gazetarëve nga Edi Rama nxit urrjetje. Deklarata e Policisë thotë që është një person me probleme mendore dhe që po ikte me thikë, por kjo është një mënyrë që Policia mundohet ta fshehë ngjarjen duke e inskenuar. Nga informacionet që kam unë personi në fjalë ka shkuar direkt tek makina ime dhe e ka goditur me një gurë sa koka e tij. Tani Policia thotë se ishte në ndjekje të tij ndërkohë ky tani në vend që ti largohet policisë ndalon tek makina ime e godet me gurë edhe nxjerr thikën e ikën. Kjo lloj deklarate tregon paaftësinë e Policisë e cila duket që është e kapur dhe përpiqet ta zbehë ngjarjen?,-tha Lubonja./CNA.al

Lajmet e fundit nga