Connect with Us

“Pafundësisht e bekuar”/ Fotoja e fundit e Emina Çunmulaj do t’iu ëmbëlsojë mbrëmjen

Aktualitet

“Pafundësisht e bekuar”/ Fotoja e fundit e Emina Çunmulaj do t’iu ëmbëlsojë mbrëmjen

Publikuar

-

Prej kohësh Emina Çunmulaj ka lënë çdo gjë në lidhje me karrierën e saj si modele për t’iu përkushtuar totalisht familjes së saj,

Emina është një nga personazhet më aktivë të rrjeteve sociale pasi në çdo moment ajo nuk ndalet së postuari foto nga përditshmëria e saj me vajzat.

Së fundi ajo ka publikuar një foto nag pushimet që po kalon në Turqi, ku shfaqet me vajzën e saj Mia dhe krahas saj shkruan: “Pafundësisht e bekuar”.

LEXO EDHE:  FOTO/Seksi si Charlotte!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U shfrytëzua seksualisht/ Vendoset tritol pranë banesës së 17-vjeçares në Fushë-Krujë

Publikuar

-

Nga

U shfrytëzua seksualisht/ Vendoset tritol pranë banesës së 17-vjeçares në Fushë-Krujë

Një sasi tritoli është vënë gjatë mesnatës së shkuar pranë një banesë në periferi të Fushë Krujës, por fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Mësohet se banesa në fjalë, është e një adoleshenteje të shfrytëzuar seksualisht, ndërsa lënda plasëse është vënë re nga hnëna e saj, e cila ka lajmëruar policinë.

Për rastin e 17-vjeçares, një ditë me parë u finalizua operacioni “Nikla” dhe u vunë në pranga katër persona.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike.

Madje ata kanë kanë nxitur për përdorimin e drogës edhe 17-vjeçaren, të cilës sot tentuan t’i shpërthenin banesën dhe e kanë shfrytëzuar seksualisht.

LEXO EDHE:  Publikohet fotoja: Djali i Egla Harxhit qenka rritur dhe është kopje e saj

LEXO EDHE:  Publikohet fotoja: Djali i Egla Harxhit qenka rritur dhe është kopje e saj

Në prangat e Policisë kanë rënë: E. C. (Ç)., 28 vjeç; F. L., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në Itali; L. S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, të gjithë banues në Krujë.

Ndërsa në kërkim janë shpallur;  A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Moody’s paralajmëron rreziqet e Shqipërisë/ Ekonomi e padiversifikuar, borxh i lartë, po rriten PPP-të jashtë bilancit

Publikuar

-

Nga

Moody’s paralajmëron rreziqet e Shqipërisë/ Ekonomi e padiversifikuar, borxh i lartë, po rriten PPP-të jashtë bilancit

Shërbimi i Investitorëve Moody’s (“Moody’s”) ka publikuar rishikimin periodik të një grupi emetuesish që përfshin Shqipërinë, i cili kryhet në mënyrë periodike në përputhje me rregulloret. Moody’s thekson në njoftim se ky publikim nuk njofton për një vlerësim në renditje dhe as nuk është tregues nëse do të ndërmerret ndonjë veprim për vlerësimin e renditjes në të ardhmen e afërt.

Moody’s thotë se Shqipëria, e cila ka një vlerësim B1, është e kufizuar nga një sërë faktorësh, duke filluar nga ekonomia e vogël dhe e padiversifikuar, borxhi i lartë publik, rritja e varësisë nga financimet përmes formës së PPP-ve, të cilat klasifikohen jashtë bilanci, si dhe shkalla e lartë e euroizimit të vendit.

Fuqia ekonomike vlerësohet me ba3 (vlerësohet që ka elemente spekulative dhe një rrezik domethënës të kredisë), ku theksohet ekspozimi ndaj rreziqeve të ambientit, shkalla relativisht e ulët e diversifikimit në krahasim me shtetet në nivele të ngjashme, si dhe përballja me një sërë sfidash strukturore.

Për institucionet dhe fuqinë e qeverisjes (që vlerësohen me “ba2”) nënvizohen hapat që ka marrë qeveria në rrugën e anëtarësimit në BE dhe dhe nevoja e adresimit të dobësive në fushën e rrezullave të lojës dhe kontrollit të korrupsionit.

Në rishikim, paralajmërohen rreziqet fiskale, e cila ka një vlerësim më të ulët (b1-spekulative dhe me një rrezik të lartë krediti), duke marrë në konsideratë nivelin e lartë të borxhit publik dhe detyrimet e mundshme që rrjedhin nga sektori i energjisë. Një tjetër element që paralajmërohet në raport është rritja e varësisë nga financimet jashtë bilancit në formën e partneriteteve publike private (PPP), që është përdorur nga qeveria si një mënyrë për të rritur investimet.

Nga rreziqet e mundshme përfshihen dhe ato të lidhura me nivelin e lartë të euroizimit të vendit.

Moody’s njofton se i kryen këto rishikime periodike përmes rishikimeve të portofolit në të cilat Moody rivlerëson përshtatshmërinë e çdo vlerësimi të jashtëzakonshëm në kontekstin e metodologjisë përkatëse kryesore (et), zhvillimet e fundit, dhe një krahasim të profilit financiar dhe operativ me vendet me vlerësim të ngjashëm. Që nga 1 janari 2019, Moody publikon një njoftim për shtyp pas çdo shqyrtimi periodik që njofton përfundimin e tij.

Financat e vlerësojnë pozitivisht njoftimin

Ministria e Financave e ka vlerësuar pozitivisht raportin e Moodys. Në një njoftim zyrtar thuhet: “Pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, ekonomia shqiptare vijon të vlerësohet qendrueshëm në tregjet ndërkombëtare.

Raportet e mëparshme të kompanive ndërkombëtare kanë vlerësuar përmirësimin e profilit makroekonomik, progresin në reformat strukturore dhe institucionale, si dhe konsolidimin fiskal

të arritur gjatë viteve të fundit. Plotësimi më i fundit, që Moody’s i bën vlerësimit të Shqipërisë, ruan të pandryshuar renditjen e Shqipërisë në B1, pas emetimit të suksesshëm të Eurobondit në muajin Qershor të këtij viti.

LEXO EDHE:  Foto/ Kate Upton përvëlon me bikini

LEXO EDHE:  Foto- Pasojat e tërmetit/ Ja gjendja pas 24 orëve

Vlerësimi i qëndrueshëm, thekson me pozitivitet dhe me renditjen më të lartë ndër indikatorët, ecurinë e institucioneve dhe qeverisjen e vendit. Moody’s sjell në vëmendje të investitorëve veçanërisht angazhimin e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian, angazhim i konfirmuar edhe nga Këshilli i Bashkimit Evropian në muajin Mars të këtij viti.

Përpjekjet e Qeverisë Shqiptare për të reduktuar borxhin publik dhe deficitin buxhetor do të vijojnë në koordinim me institucionet ndërkombëtare, për të siguruar konsolidmin fiskal të financave publike shqiptare, menjëherë pas përballimit të situatës së pandemisë. Diversifikimi i ekonomisë dhe burimeve energjetike po vazhdon përmes projekteve novatore në sektor, duke reduktuar varësinë nga burimet ujore.

Paketat e Qeverisë i kanë shërbyer lehtësimit të barrës së biznesit në vend dhe kanë mbështetur qytetarët në këto muaj të pandemisë. Nismat e fundit të Qeverisë do të lehtësojnë klimën e të bërit biznes dhe do të nxisin formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë. Qeveria Shqiptare po angazhohet, të adresojë nevojat e qytetarëve për një rimëkëmbje të ekonomisë, përmes propozimeve në Aktin Normativ të Buxhetit të miratuar këtë javë, ndërkohë që Reforma në Drejtësi nuk ka rreshtuar së qënuri prioritet qeverisës”, përfundon njoftimi.

Tabaku: Institucionet financiare ndërkombëtare kanë vënë gishtin sërish në plagët e ekonomisë shqiptare

I ndryshëm ka qenë interpretimi i raportit nga ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Në një postim në facebook ajo ka shkruar:

“Institucionet financiare ndërkombëtare kanë vënë gishtin sërish në plagët e ekonomisë shqiptare dhe kanë folur më haptas se kurrë për shkaqet dhe shkaktarët e krizës së thellë ekonomike në Shqipëri.

Në raportin e fundit të agjensisë prestigjioze Moody’s raportohet se është qeveria shqiptare pengesë kryesore për ecurinë ekonomike të vendit. Ekonomia shqiptare konsiderohet me risqe të larta. Në raport kritikohet mungesa e vullnetit të qeverisë për të luftuar krimin e organizuar. Vëmendje të veçantë kanë tërhequr edhe borxhi i lartë dhe PPP-të të cilat shndërruar në bomba me sahat për vendin.

Kjo qeveri punon për një pakicë dhe kundër interesave të shumicës së shqiptarëve. Ajo është shndërruar në pengesë për zhvillimin e ekonomisë dhe biznesit.

Ky kryeministër dhe një grusht përfituesish rreth tij që e çuan vendin në këtë krizë të thellë për qytetarët dhe biznesin, nuk e duan ndryshimin dhe po orvaten me çdo mjet për të ndalur zgjidhjen.

Ata kanë ndërtuar një sistem që çdo ditë madje edhe gjatë karantinës vodhën parátë nga xhepat e shqiptarëve dhe u sollën si banda me biznesin e ndershëm, ndërkohë që duan të amnistojnë paratë e krimit”, përfundon njoftimi./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Surprizat e motit/ Lajme të mira për ata që sapo kanë filuar pushimet

Publikuar

-

Nga

“Surprizat e motit/ Lajme të mira për ata që sapo kanë filuar pushimet

Java që presim përpara na ka rezervuar mot vetëm me diell si dhe temperatura vere për adhuruesit e plazhit dhe për ata të cilat kanë fiiluar tashmë pushimet.

Në këtë mënyrë sic u theksua dhe më lart moti përgjatë gjithë javës (nga e Hëna deri të Premten) do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin dhe orë të tëra me diell.

Sipas SHMU, përjashtim të lehtë do të bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje të territorit të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta në formë pikash.

LEXO EDHE:  Fotografia në sallën e Bashkisë së Shkodrës/ Enver Hoxha heq gjysmën e pjesëmarrësve

LEXO EDHE:  FOTO/ Pushime të magjishme në Zelandën e Re

E vetmja gjë tjetër që mbetet për tu theksuar është se dita e Hënë dhe ajo e Martë do të kenë erë relativisht intensive nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi që arrinë deri në 15-20m-s.

Po kështu edhe dita e Premte do të ketë të njejtën karakteristikë sa i përket elementit të erës ndrësa për ditët e tjera era do të fryjë kryesisht e qetë.

LEXO TE PLOTE