LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Nuk ndihesha aq e fuqishme"/ Aktorja e njohur e "Sex and the City" rrëfen ngacmimet seksuale në punë

9 Korrik 2019, 10:10, Aktualitet CNA
"Nuk ndihesha aq e fuqishme"/ Aktorja e njohur e "Sex and the

Seriali i famshëm “Sex and the City?,  pas suksesit të tij me dy filmat e parë ,duket se do të jepet ende në ekranin e madh, me filmin e tij të tretë.

Por rrëfimi i aktores Sarah Jessica Parker në radion ?National Public Parker?, i ka habitur të gjithë ku ka treguar se është ngacmuar seksualisht nga një aktor i rëndësishëm i kinemasë, që ishte dhe pjesë e ?Sex and the City? dhe që i ka dhënë një ultimatum producentëve se nëse nuk merrnin masa kundër tij do të lërë rolin e saj.

?Mendoj se nuk ka rëndësi sa moderne dhe mendjehapur që je. Pavarësisht rolit që kisha, nuk ndihesha në pozicionin e duhur për të folur, nuk ndihesha aq e fuqishme sa ai burrë që sillej në mënyrë të pahijshme. Nuk guxoja ta thoja me zë të lartë, por kishte shumë raste kur ndodhte.?- tregon aktorja- ?Një paradoks i vërtetë kjo që ka ndodhur në setin e ?Sex and the city?, që në vitet 90? ka kontribuar masivisht për ti bërë gratë të ndihen të fuqishme në një botë të dominuar nga burrat.?

Më pas ajo shtoi: ?Kisha çdo arsye për të thënë se ishte e papërshtatshme, por nuk arrija ta kuptoja se sa në vështirësi më vinte kjo situatë. Nuk kam folur me agjentin tim, kam folur drejtpërdrejtë me producentët.?

Por mesa duket ndërhyrja e agjentit të saj ishte vendimtare për gjithë këtë ngjarje: “Thuaji atyre, nëse vazhdojmë kështu, e lëmë shfaqjen..I dërgova një biletë atyre, një biletë vetëm vajtje për t?u larguar menjëherë nga qyteti. Në pak orë ndryshoi gjithçka.?

Burimi:https://jezebel.com/sarah-jessica-parker-dealt-with-bad-behavior-from-a-ver-1836198573

Lajmet e fundit nga