Connect with Us

Nga Andi Bushati/ Dy sharje më shumë për Shqipërinë në gjuhë të huaj

Aktualitet

Nga Andi Bushati/ Dy sharje më shumë për Shqipërinë në gjuhë të huaj

Publikuar

-

analisti dhe gazetari andi bushati

Një intervistë e kreut të shtetit me gazetarin grek Stavros Tzimas, të së përditshmes Kathemerini, ka bërë bujë në shtypin vendas, më shumë sesa nga përgjigjet e Metës, për pyetjet habitore të intervistuesit. Sidomos të artikuluara nga goja e një fqinji tonë jugor, dilemat për një vend ku presidenti është ngërthyer në luftë vëllavrësëse me kryeministrin, ku opozita bërtet për shndërrimin në Kolumbi të Ballkanit, ku rivalët politikë thonë fjalën e fundit dhe nuk merren vesh për asgjë, kanë efektin e një thike që lodron mbi plagë për shqiptarët.

Po ti shtosh këtyre edhe faktin se Tirana zyrtare u paraqit, këtë fillim jave, e përcarë në Samitin e Vendeve të Europës Juglindore që po mbahet në Bosnjë-Hercegovinë, të cilin qeveria e bojkotoi dhe presidenca jo, pasqyra bëhet edhe më e trishtë.

Ajo për të cilën ne shqiptarët kemi një shprehje të veçantë : « dukja në sytë e botës » ngjan më e përdhosur se kurrë.

Ashtu sikurse gazetari grek, ç’do kush mund të pyesë: Si nuk arrijnë së paku të ruajnë një raport kurtuazie kryeministri dhe presidenti? Si mundet të mos hezitojë opozita ti ngjisë vendit damkën e një narko shteti ? Pse askush nuk merakoset për vitrinën që i tregojmë globit, madje shkojmë aq larg, sa kur njëra palë vendos të mos njohë Jeruzalemin, tjetra i shkruan Trumpit se këtu e kanë tradhëtuar; kur dikush do të ndajë kufirin detar me Greqinë, rivali bërtet për një komplot të madh të paguar më paratë e Athinës.

Pra thënë shkurt, në këtë vend, as nuk dimë të ruajmë unitetin shtetëror përballë të tretëve, as nuk dimë të ndërtojmë imazhin tonë.

Dhe me kronologjinë e më sipërme, Edi Rama duket sikur ka të drejtë kur propozon paktin kombëtar, të kopjuar nga Konica, për të mos e sharë mëmëdheun në gjuhë të huaj, për të mos shfaqur dasitë tona pvrtej kufijve, me qëllim që të ruajmë me fanatizëm atë pjesë të vitrinës që na ka mbetur pa krisur akoma.

Natyrisht, këtu nuk është vendi të qëmtojnë faktin se kush është shkaktar i kësaj gjendjeje, se kush i ka shpallur luftë së vërtetës, herë duke u përleshur me « frontin e së keqes », herë me një « president të luajtur mendsh », herë me gazetarët « kazan » apo dhe më tej, me Zërin e Amerikës apo Blid-in.

Të gjithë e dimë se jo vetëm Rama, por të tërë udhëheqësit autoritarë shqiptarë, preken shpejt ose vonë, nga virusi i njësimit të imazhit të tyre përkrah atij të kombit, se ata bëhen për rjedhojë mburojë e këtij të dytit, duke qenë të dashuruar me të parin.

Deri këtu nuk ka asgjë të re dhe prandaj debati real nuk është ftesa e kryeministrit të radhës për ti’a punuar të huajve, duke u hequr ndryshe nga ç’jemi, por dilema e përhershme me të cilën ndeshemi sa herë që lexojmë intervista si ato të Stavros Tzimas: A fitojmë më shumë duke u hedhur hi syve atyre, apo duke qenë të vërtetë me vetveten ?

Cfarë do lloj analize edhe logjike edhe historike të bën të rrefuzosh lehtësinë e versionit të parë, për të zgjedhur mundimin e rrugës së dytë.

Ne mund të mashtronim këdo prej investirorëve të huaj me eldoradon e vendit pa sindikata, ku krahu i punës shfrytëzohet xhaba, por pasi ai të mbërrinte këtu, nuk do ia hiqnim dot kurrë zhgënjimin për paratë që do i kërkonin nën dorë, garat pa tendera dhe një ekonoimi ku ka vdekur konkureca. Vitrina e gënjeshtër do të ishte afatshkurtër për të dhe do të kishte efekt boomerang për të gjithë të singjashmit e tij, që nuk mund të shumohen nëse vetë ne nuk këmbëngulim për një treg me rregulla loje.

E njëjta fabul do të ishte e vlefshme edhe për çdo turist që do ti tregonim kartolinat magjepsëse të rivierës, pa i folur më pas për shërbyesit arrogantë të restoranteve buzë detit të saj.

Pra eksperimenti me të hedhur nuk të nxjerr në dritë. Aq më tepër që atë e kemi provuar në të shkuarën tonë jo dhe aq të largët.

Monarku i vetëshpallur, u përpoq jo pak të vizatonte një tablo moderne dhe idilike të vendit ku kishte një bulevard pa kryeqytet, ku princeshat visheshin allafrënga ndërkohë që shumica dërrmuese e grave ndryheshin të mbuluara në shtëpi, ku ndërtoheshim godina brenda të cilave kishte ministra për arsim që nuk dinin këndim.  Të gjithë e dimë se si u përmbys ajo kështjellë rëre sapo u shkrep krisma e pushkës së parë.

Të njëjtën fat pati edhe kështjella pasardhëse, fanri ndriçues i Europës, që propogandoi për 40 vjet njeriun e ri, të cilit me ti’u dhënë rasti rrëmbeu anijet për tu arratisur nga sytë këmbët.

Këto dështime epokale duhet të na kishin dhënë së paku një mësim: se nuk ka komb që mund të ngrihet mbi gënjeshtrën, se nuk mund tu shesim kartolina të tjerëve, pa ndërtuar themele të forta për veten tonë.

Prandaj sa herë që lexojmë intervista si ajo e gazetarit grek me Ilir Metën, duhet ta flakim tej tundimin që na ngre kokë në mënyrë automatike : ah sikur mos ia kishim treguar botës këto.

Më e drejtë, më e ndershme dhe më e mençur do të qe tjetër gjë: do të qe përpjekja për të bërë aleatë anembanë, për ta bërë vendin tonë më të mirë. Dhe kjo nuk mund të arrihet duke heshtur ata që rrfuzojnë të gënjejnë, qoftë ky Rama që i digjte dje regjimit të Berishës, Europën për qarkun e Fierit, qoftë Basha apo Meta sot, që tregojnë me gisht narkoshtetin që organizon zgjedhje moniste.

Sepse, sado keq që të na vijë, historikisht e drejta ka qenë me ata që në kohën e tyre i kanë damkosur si «sharës së Shqipërisë”. Kushtrimi i këtyre të anatemuarve duhet dëgjuar përherë e më shumë, pavarësisht se rrudhim buzët, kur të njëjtat gjëra na i përsërit edhe ndonjë nga fqinjët tanë./Lapsi

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Plas në Digitalb, stafi letër aksionarëve: Me detyrim të dalim në rrugë të madhe

Publikuar

-

Nga

Stafi i Digitalb, gati 80 drejtues në vite të kompanisë nëpëmjet një emaili në mbrëmjen e 14 Gushtit, i janë drejtuar aksionarëve të kompanisë, pas largimeve masive të filluara kohët e fundit nga Vjollca Hoxha, cna.al ka siguruar emalin e plotë.

Shumë emra të rëndesishëm, themelues dhe menaxherë të kompanisë po hiqen dhe po hidhen në rrugë me detyrim, shkruhet në emailin që stafi ka shpërndarë pë aksionarë e kompanisë.

Më poshte teksti i plotë dhe nje foto e emailit që qarkullon në Digitalb.

Përshëndetje aksionarë të DigitAlb-it!
Të gjithë ju që ju bashkuat ëndrrës së Tan Hoxhës për të ngritur Platformën që do bënte dhe vazhdonte revolucionin mediatik në Shqipëri e do ishte “URA” lidhëse e gjithë shqiptarëve!
ËNDRRËS që ne, stafi, I BESUAM dhe jetuam duke punuar për 15 VITE…
Po ju shprehim direkt shqetësimin tonë, për çfarë po ndodh në DigitAlb-in ku ne me vite punuam, sakrifikuam po edhe shijuam, se e kishim Familjen tonë!
Siç besojmë jeni në dijeni;
Që me ardhjen e Administratorëve të rinj të gjitha gjërat në DigitAlb nisën dhe vazhdojnë të ndryshojnë për keq në çdo aspekt.
Dhe këtë, s’ka mbetur njeri pa e ndjerë e pa e folur edhe në popull apo thënë ndryshe, klientët…
Plus kësaj, nisi një fushatë spastrimi “etnik” tek punonjësit, pa u bazuar në asnjë kriter profesional. Për më tepër; Heqje masive profesionistësh nga puna, pa mbështetje në asnjë strategji zhvillimi apo financiare, afatmesme apo aftgjatë, siç do duhej të funksiononte vërtet në një kompani e siç ndodh kudo në botë. Por mbi të gjitha e më flagrantja, pa asnjë vendimarrje tuajën si ‘Asamble e Aksionarëve’ të DigitAlb!
Mjafton të përmendim largimin e mbi 90% të Drejtorëve kryesorë të kompanisë, që bashkë edhe me kërkesat ULTIMATIVE për dorëheqje të menjëhershme deri edhe tek stafi ekzekutiv në bazë, arrijnë aktualisht në rreth 80 vetë!
Por ky spastrim po vazhdon dita ditës dhe fryma e pasigurisë që ka asgjësuar atë të familjaritetit që ekzistonte dhe e karakterizonte deri dje DigitAlb, shto këtu dhe uljet e rrogave në nivele ordinere, deri edhe tek shoferët, ka bërë që edhe ata të mbeturit ende momentalisht të jenë me CV në dorë, gati për të ikur sapo t’ju dalë alternativa e parë…
Tani, pavarësisht problematikave tuaja me ish-Administratorin, Albanin që gjithësesi për ne në ato vite ishte një lider; po me ne stafin ç’patët…?!
Tek e fundit të gjithë ne punonjësit e larguar deri më tani, që në fakt U PËRZUMË pa asnjë motiv mospërmbushjeje profesionale në gjithë këto vite pune, sakrifice e jete në DigitAlb, jemi gati 80 FAMILJE me gjithë peshat sociale që rëndojnë në Shqipëri. Si mundet që kështu befas, brenda ditës, të na kërkohet me detyrim të dalim në rrugë të madhe, ndërkohë që jemi familjarë me fëmijë për të rritur e shkolluar dhe kredi për të paguar…?!
Ka mes nesh nga ata që ishin të vetmit të punësuar nga pjesëtarët e familjes. Dhe tani s’janë më!
Me çfarë ta paguaj tani unë çerdhen e fëmijës tim?
Me çfarë ta paguajë ai tjetri qeranë e shtëpisë ku ka futur familjen apo ajo kolegia tjetër kredinë bankare, që tek e fundit i është miratuar me garancinë se punonte në DigitAlb?!
Ç’kusur kanë fëmijët tanë që tani s’mbajmë dot as premtimet që u kemi dhënë, edhe për shkollën e tyre…?!
Ça faji kemi që besuam tek ju?
Deri dje të gjithë ndiheshim krenarë në familjet tona sepse punonim në DigitAlb…
Deri dje në DigitAlb organizonim fushata bamirësie për familjet në nevojë…
Tani vetëm prej tekave të shfrenuara të një zonje, krejt ndryshe nga vizioni i themeluesit, DigitAlb ka arritur ne pikën që po nxjerr me radhë sa e sa familje në mes të rrugës, duke i detyruar të luftojnë deri për bukën e gojës!
Pse tani heshtni të gjithë dhe bëni sikur s’na njihni e as na keni parë kurrë?!
Kemi punuar per ju! Me vite! Me plot përkushtim!
Kishim investuar pasion e besim me punën tonë gjithë këto vite, duke refuzuar jo një herë edhe Oferta joshëse më të larta, pasi BESONIM në ëndrrën që po punonim të ndërtonim, në atë Platformë ku ju të gjithë jeni aksionarë, por jo pa përgjegjësi!
Po tani? Çfarë bëmë ne gabim, që pas gjithë atyre viteve punë, përkushtim e besim, nga ju aksionarë të merrnim këtë “shpërblim”…?!
Stafi i DigitAlb

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KQZ u “mbyll derën” aleatëve të Bashës/ LSI: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dështoi pasi anëtarët e KQZ nuk u paraqitën, me përjashtim të kreut të saj, Klement Zguri. Duke qenë se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk formohet kuorumi, mbledhja u anulua pa përcaktuar një datë tjetër se kur mund të mblidhet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka i cili tha se mungesa është e qëllimtë dhe politike.

Caka tha se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

“Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 Tetor dhe afatit në 2 gusht, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën për fillimin e procedurave. 30 qershori u shfuqizua si datë zgjedhjesh nga Presidenti. Vetëm Kushtetuesja mund të shprehet për dekretin e Presidentit. Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike.

Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën. Në Kolegj? Do të ndjekim të gjitha hapat. Prevalon Kushtetuta mbi lejen e tyre vjetore” tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Teuta i ‘rrëmben’ Kukësit Stivi Frashërin

Publikuar

-

Nga

Ende s’është bërë zyrtare, por Stivi Frashëri do të jetë largimi i radhës te skuadra e Kukësit. Burime të sigurta pranë futbollistit bëjnë me dije për newsport.al që titullari i portës verilindore nuk do të vijojë më bashkëpunimin me nënkampionët.

28-vjeçari korçar preferon të ndërrojë ambient në sezonin e ri dhe të njëjtat burime tregojnë se është arritur akordi me “Djemtë e Detit”. Pra, në edicionin e ri futbollistik ai do të mbrojë katërkëndëshin e skuadrës së Bledi Shkëmbit.

Kujtojmë që “gardiani” i njohur është prej dy vitesh pjesë e Kukësit. Paraqitjet e tij me verilindorët kanë qenë relativisht pozitive, por shpesh herë nuk ka mundur t’i shpëtojë edhe kritikave.

Ka një CV të pasur pasi ka kontribuar me skuadra me emër si Flamurtari, Tirana, ndërsa është formuar te ekipi i Bylisit. Tashmë pritet të shihet se si do të vijojë aventura e tij e re në portën e durrsakëve.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: