Kundërshtuan me dhunë Policinë/ Arrestohen tre persona në Kamëz – CNA
Connect with us

Aktualitet

Kundërshtuan me dhunë Policinë/ Arrestohen tre persona në Kamëz

Publikuar

-

Tre persona kanë rënë në pranga pasi kundërshtuan me dhunë patrullën e Policisë, pak ditë më parë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë por sot është bërë i mundur arrestimi i tre personave të shpallur në kërkim.

Kamëz, Tiranë/ Njoftimi i policisë:

Kundërshtuan me dhunë patrullën e Policisë të Komisariatit Nr. 5 dhe u larguan, por bien në pranga pas disa ditë kërkimesh nga Policia.

Kapen dhe ndalohen 3 shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Pas një pune operative policore të strukturave të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.5 Tiranë, u bë e mundur gjetja e vendndodhjes së personave të shpallur në kërkim policor.

LEXO EDHE:  E kishte kthyer lokalin në biznes kokaine/ Arrestohet 44-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, bënë ndalimin e shtetasve:

  1. , 24 vjeç, banues në Kamëz
  2. , 23 vjeç, banues në Kamëz
  3. , 29 vjeç, banues në Kamëz

Këta persona ishin shpallur në kërkim, sepse në datën 05.07.2019, rreth orës 01.30 të mëngjesit ka ardhur një telefonatë për zhurmë në një lokal. Menjëherë ka shkuar aty Patrulla e Përgjithshme e Policisë, për të mbyllur lokalin.

Shtetasit e lartpërmendur që ndodheshin brenda, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, për t’i penguar në kryerjen e detyrës.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme./CNA

Aktualitet

Pritjes i erdhi fundi/ Këngëtarja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Publikuar

-

Këngëtarja shumë e dashur rona nishliu është bërë nënë për herë të parë.

Sipas disa burimeve për “Prive.al”, këngëtarja është bërë mama e një vjaze, të cilën e ka quajtur Noa.

Gjtihashtu thuhet se Rona dhe vogëlushja gëzojnë shëndet të plotë dhe detaje të tjera pritet të dalin në orët në vazhdim.

Le të kujtojmë që Rona u martua vitin e kaluar, larg syrit të mediave, në një ceremony private me miq dhe familjarë.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Fansja ofendon keq moderatoren/ Aulona Musta e zemëruar “shpërthen” me komentet

Publikuar

-

Moderatorja Aulona Musta është një nga personazhet më aktivë në rrjetet sociale, e cila njihet tashmë për replikat që bën me ndjekësit e saj.

Fotoja e fundit e Aulonës në Instagram është bërë një temë diskutimi për ndjekësit, të cilët kanë shpërthyer në komente ofenduese ndaj saj.

Aulona ka publikuar një foto ku shfaqet me bahskëshortin e saj dhe menjëherë kanë nisur reagimet nga më të ndryshmet.

“Ti veç femër nuk je … dhe mbi të gjitha nuk mund të them mami .. çfarë edukate do i japësh vajzës tiii .. tiii je për te semafori o lal,”, i shkruante fansja ndërkohë që Aulona ja ka mbyllur gojën me përgjigjen.

LEXO EDHE:  Ngacmoi seksualisht dy minorene/ Arrestohet 73-vjeçari

“Fakti që ke ëndërruar gjithë jetën të punosh te semafori për vete, por u detyrove të martoheshe e lindje fëmijë në moshë të re dhe tani je e dëshpëruar, nuk do të thotë që të gjithë e kanë këtë dëshirë, o lal!

Imagjino që po rrit dy djem kjo qenia këtu…imagjino çfarë trajtimi do t’i bëjnë vajzave, duke patur shembullin e kësaj nëne! Kushedi të shkretën e ka rrahur burri ose vjehrra që në mëngjes dhe vjen më shfryhet mua…”, përfundon ajo.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ylli argjentinas hedh poshtë zërat e merkatos/ Kam folur me Conten, do qëndroj tek Inter

Publikuar

-

Pas disa paraqitjesh mjaft dinjitoze në Kupën e Amerikës me kombëtaren argjentinase, Lautaro Martinez tërhoqi vëmendjen e Barcelonës, teksa edhe agjenti i tij pranoi një interesim paraprak të katalanëve.

Megjithatë sulmuesi i Interit, i cili aktualisht po kalon ditët e fundit të pushimeve, para se t’u bashkohet zikaltërve, theksoi se është i përqendruar te skuadra e tij dhe se nuk do të dëgjojë për oferta të tjera.

LEXO EDHE:  Tentuan të grabisin banesën/ Arrestohen në flagrancë dy shqiptarë

“Nuk kam folur me menaxherin tim për Barcelonën, pasi jam pjesë e Interit dhe do të vazhdoj të jem. Kam folur në telefon me Conten dhe mezi po pres t’i bashkohem skuadrës në përgatitje. Shpresoj të bëjmë një sezon mjaft të mirë si në aspektin personal, ashtu edhe atë të skuadrës”, tha Lautaro.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending