Juventusi nuk ndalet/ Transferimi i pestë në këtë merkato kryen vizitat mjekësore – CNA
Connect with us

Aktualitet

Juventusi nuk ndalet/ Transferimi i pestë në këtë merkato kryen vizitat mjekësore

Publikuar

-

Juventusi nuk ndalet në merkato. Pas afrimit të Ramsey, Buffon, Rabiot dhe Demirel, kampionët në fuqi të Italisë do të zyrtarizojnë shumë shpejt edhe mbrojtësin Cristian Romero. Ish-futbollisti i Genoas, ka mbërritur në selinë e klubit bardhezi për të kryer vizitat mjekësore, teksa më pas do të vijë edhe zyrtarizimi.

21-vjeçari, do të firmosë një kontratë 5-vjeçare, teksa kartoni i argjentinasit do t’i kushtojë Juventusit plot 20 milionë euro. Romero do të qëndrojë i huazuar te Genoa edhe këtë sezon, për shkak të mungesës së hapësirave në skuadrën bardhezi. Mbrojtësi u aktivizua 27 takime në sezonin e kaluar, teksa realizoi 2 gola dhe 2 asiste.

Aktualitet

Dokumentet-Berisha denoncon skandalin/ Si u grabit lulishtja e qytetit  

Publikuar

-

By

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, sipas të cilit është përvetësuar lulishtja e lagjes “Çlirim” në Berat, nëpërmjet një kontrate fiktive.

Denoncuesi thekson se kjo lulishte ne bashkepunim me drejtues institucionesh dhe drejtues te Z.V.R.P.P.-së Berat eshte pervetesuar ne prone private dhe për më tepër, sipas tij kulmi arrin se personin e kane pajisur dhe me Certifikate pronesie.

“Pershendetje! Eshte pervetesuar lulishtia e lagjes “Clirim” ne qytetin e Beratit nepermjet nje kontrate fiktive. Kjo lulishte ne bashkepunim me drejtues institucionesh dhe drejtues te Z.V.R.P.P.- Berat eshte pervetesuar ne prone private, kulmi arrin se personin e kane pajisur dhe me Certifikate pronesie. Bashkia Berat dhe cdo institucin tjeter ka dijeni, por per shkak te mandateve dhe perfitimeve personale heshtin. Asnje nuk po reagon per kete pamje, duan te ndertojne pallat… Ju lutem mos heshtni! Me respekt”-shkruan denoncuesi.

LEXO EDHE:  International Champions Cup/ Juventusi dhe "Gjelat e Londrës" dhurojnë spektakël, 5 gola të shënuar

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

E pabesueshme! Modelja e famshme tregon linjat perfekte 6 javë pas lindjes

Publikuar

-

Para 6 javësh, modelja e famshme Abbey Clancy është bërë nënë për herë të katërt.

33 vjeçarja ka treguar linjat e saj perfekte, gjatë pushimeve në Portugali.

Ajo shfaqet e veshur me një palë bikini ngjyrë të bardhë dhe duhet thjesht mahnitëse./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Panik në Lezhë/ Makina merr flakë pranë një karburanti

Publikuar

-

By

makina ne flake ne tirane shperthen eksplozivi

Një makinë në qytetin e Lezhës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Ngjarja ka sjellë panik në qytet, pasi makina ka marrë flakë në afërsi të një karburanti dhe dyshohet se ka rrezik për shpërthim.

Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending