Connect with Us

Foto-Protesta e opozitës/ Basha, mesazh për qytetarët  

Uncategorized

Foto-Protesta e opozitës/ Basha, mesazh për qytetarët  

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha një ditë pas protestës së dhjetë kombëtare të opozitës i ka drejtuar një mesazh qytetarëve.

Ndërsa ka ndarë në rrjetet sociale disa foto nga protesta e mbrëmshme, Basha shpreh mirënjohjen dhe falenderimet për të gjithë ata që iu bashkuan kësaj proteste.

“Mirënjohje të thellë dhe falenderime nga zemra për të gjithë ata që na janë bashkuar në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Bashkë do ta largojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare. Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë!
Detyra më e madhe, prioriteti numër një, është t’ju japim shqiptarëve ndryshimin e vërtetë, fundin e tranzicionit, Shqipërinë e lirive, mundësive dhe mirëqenies për të gjithë.”-shkruan Basha./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Uncategorized

Ndërtimi i laboratorëve modernë/ Manastirliu: Më shumë siguri për kontrollin e barnave

Publikuar

-

Nga

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore po rehabilitohet dhe zgjerohet, duke mundësuar ngritjen e dy laboratorëve modernë për kontrollin e sigurisë dhe cilësisë së barnave që prodhohen dhe qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi punimet e rindërtimit të Agjencisë së Barnave, një investim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me vlerë 121.4 milionë lekë.

“Ky është një investim shumë i rëndësishëm që kemi ndërmarrë sa i takon garantimit të sigurisë së barnave dhe materialeve mjekësore, ku përveç rehabilitimit të godinës, po investojmë në ngritjen e dy laboratorëve modernë, që do të jenë të çertifikuar për kryerjen e një seri analizash që garantojnë cilësinë dhe sigurinë e barnave në vend”, tha Manastirliu.

Investimi në institucionin e vetëm kombëtar që ka në qendër të punës së tij kotrollin mbi sigurinë dhe cilësinë e barnave, ruajtjen dhe regjistrimin e tyre, pritet të përfundojë brenda vitit dhe në 6 muajt e parë të vitit të ardhshëm do të pajiset me aparatura moderne laboratorike.

“Dy laboratorët e rinj që do të pajisen me aparatura bashkëkohore për analizimin e barnave që regjistrohen për herë të parë në vendin tonë si dhe të barnave që janë në qarkullim, do të akreditohen, për të përmbushur standardet europiane të cilësisë”, tha Manastirliu.

Investimi parashikon ngritjen e laboratorit fiziko–kimik dhe atij mikrobiologjik, duke bërë të mundur garancinë e çertifikimit të sigurisë dhe cilësisë së barnave, me analizimin e të gjithë gamës së barnave që tregtohen në vendin tonë dhe me kapacitete analizuese të përmirësuara.

Godina do të përfshijë një sportel të dedikuar me 2 poste ku bizneset do të kryejnë regjistrimin për barnat dhe pajisjet mjekesore. Do të ketë ambiente të posaçme (dhoma frigoriferike) per ruajtjen e mostrave dhe acideve. Si dhe dy laboratorë modernë për testimin e barnave dhe materialeve mjekësore.

Ky është një investim i rëndësishëm edhe për vetë volumin e punës së Agjencisë, e cila vetëm vitin e kaluar ka lëshuar mbi 53 milion pulla për barnat e prodhuara dhe ato që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë.

Kontrolli mbi cilësinë dhe sigurinë e barnave që tregtohen në vend është në fokus të politikave të Ministrisë së Shëndetësisë. Me përfundimin së shpejti të depos qendrore të barnave në QSUT dhe investimin në Agjencinë e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore do të rritet në një standard të ri kontrolli mbi sigurinë e barnave që qarkullojnë në vendin tonë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ra në kontakt me rrymën elektrike/ Humb jetën 38-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Një 38 vjeçare ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Vlorë pas rënies në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:36, kur viktima e identifikuar si I.A., po tentonte të ndizte pompën e ujit.

Mësohet se ajo është transportuar menjëherë drejt spitalit të Vlorës për të marrë ndihmën e parë, por ka mbërritur aty pa shenja jete.

Njoftimi i policisë:

Një grua ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Vlorë. Sipas informacioneve zyrtare nga policia, rreth orës 07:36 mëngjesin e sotëm, në Spitalin e Vlorës ka shkuar pa shenja jete shtetasja I.A., 38 vjeç, banuese në Vlorë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase ka tentuar të ndezë pompën e ujit por ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet për sqarimin e ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Euronews”: Vendet skeptike zbehin ëndrrën e Shqipërisë për në BE

Publikuar

-

Nga

“Ëndrrat për të hyrë në Bashkimin Evropian mund të zbehen për Shqipërinë pasi vende si Franca dhe Hollanda qëndronë ftohtë kur vjen puna tek zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor pavarësisht thirrjes së Komisionit Evropian që të fillojë procesi i pranimit”. Kështu shkruan Euronews në një artikull për Shqipërinë, ku përmendet edhe intervista e kryeministrit Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama shprehu zhgënjimin për situatën, duke i thënë Euronews javën e kaluar: “Ne duhet të përballemi me atë që gjithnjë e më shumë po rritet, vendimmarrja e Këshillit nuk bazohet në atë që bëjmë, në atë që vende si ne bëjnë, por në situata të brendshme ose dinamika të brendshme politike në vendet e ndryshme anëtare”, kujton Euronews fjalet e kreut te qeverise.

Të dyja si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë pasur çështje të drejtësisë që kanë ngadalësuar rrugën e tyre drejt anëtarësimit.
Në korrik, komisioneri i BE për zgjerim, Johannes Hahn, tha që Maqedonia e Veriut duhej të reformojë gjyqësorin e saj për të siguruar që ajo mund të trajtojë çështjet e nivelit të lartë të krimit dhe korrupsionit përpara se BE të mund të caktojë një datë për të filluar bisedimet e pranimit.

Bisedimet e pranimit për të dy vendet pritet të mbahen në tetor.
Pse Franca dhe Hollanda po bllokojnë bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?

Eksperti politik, Florian Bieber tha për Euronews se, në rastin e Francës, ekziston një skepticizëm i përgjithshëm midis elitave për zgjerimin e BE.
Unë mendoj se ka një ndjenjë midis elitave që zgjerimi i mëparshëm ishte një gabim dhe se minon ndikimin francez në BE,” tha ai. “Në këtë kuptim, ekziston një skepticizëm i përgjithshëm drejt zgjerimit.”

Franca është pikëpyetja më e madhe”, theksoi Bieber. “Mund të jetë e gatshme të pranojë Maqedoninë e Veriut, por unë mendoj se kjo do të thotë që Shqipëria nuk do të ecë përpara, të paktën për momentin.

Mosmarrëveshjet dhe konfrontimet e brendshme të Shqipërisë midis partisë në pushtet dhe opozitës minojnë aftësinë e Shqipërisë për ta bërë çështje anëtarësimin e tyre”, tha Bieber.

Për Bieber, mënyra më e mirë që këto vende mund ta bindin Francën se ata kanë ndryshuar është të përpiqen ekstremisht në zgjidhjen e ceshtjeve te sundimit të ligjit dhe çështjeve të korrupsionit me shpresën për të bindur qeverinë franceze për ndryshimet ose për të krijuar një ndikim në BE, “në mënyrë që të tjerat vende anëtare t’i bëjnë presion Francës”./ Euronews 

LEXO TE PLOTE