LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet në Greqi/ Nard Ndoka i “përvishet” Ramës

8 Korrik 2019, 08:10, Aktualitet CNA
Zgjedhjet në Greqi/ Nard Ndoka i “përvishet” Ramës

Preu i PDK-së, Nard Ndoka ndërsa ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve në Greqi, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama.

Duke hequr një paralele mes Ramës dhe kryeministrit në detyrë të Greqisë, Tsipras, shkruan se ky i fundit tregoi sjellje europiane, ndërsa Rama sjellje anadollake

?Tsipras sjellje europiane, ndërsa Rama sjellje anadollake!
Tsipras e nxori vendin nga kriza, ndërsa Rama e zhyti vendin në krizë e borxhe.

Tsipras humbi zgjedhjet lokale, e çoi vendin menjëherë në zgjedhje të parakohshme. I humbet edhe ato. Dorëzon pushtetin dhe uron fituesin akoma pa u shpallur zyrtarisht rezultati.

Rama manipuloi zgjedhjet lokale, përjashtoi opozitën, nuk pranon zgjedhjet e parakohshme, po vdes për pushtet. I ka shpallur luftë liderit të Opozitës dhe Presidentit të Republikës.

Kur nuk funksionon sistemi, kur nuk funksionon logjika politike, kur humbet ndjeshmëria politike e njerëzore, kur të errëson sytë pushteti, çfarë ndodh??-shkruan Ndoka në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga