LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet në Greqi/ Bushati uron kryeministrin e ri

8 Korrik 2019, 09:51, Aktualitet CNA
Zgjedhjet në Greqi/ Bushati uron kryeministrin e ri

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka ururar kryeministrin e ri të Greqisë, Qirjako Mitsotakis, i cili fitoi një ditë më parë bindshëm në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Bushati ka shkruar një meszh urimi në rrjetet sociale duke i vënë theksin në rolin e rëndësishëm të Greqisë në integrimin evropian të rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Ndër të tjera Bushati ka falenderaur edhe ish-kryeminsitrin Aleksis Tsipras dhe ish-ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias, që sipas tij, ndihmuan në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje, por edhe në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, përmes marërveshjes së Prespës.

?Urime Mitsotakis dhe Demokracia e Re për fitoren. Si anëtare me përvojë e BE, Greqia ka një rol të rëndësishëm në integrimin evropian të rajonit tonë. Besojmë se lidhjet do të forcohen më tej në dobi të vendeve dhe popujve tanë. Mirënjohje për Tsipras dhe Nikos Kotzias, të cilët ndihmuan në përmirësimin e marrëdhënieve dhe kanë sjellë stabilitet shumë të nevojshëm në Ballkanin Perëndimor përmes marrëveshjes së Prespës?, shkruan Bushati./CNA.al

Lajmet e fundit nga