LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasje të vogla/ Merve i kërkon falje Ojas, ja ç’do ndodhë sot

8 Korrik 2019, 07:37, Lifestyle CNA
Vrasje të vogla/ Merve i kërkon falje Ojas, ja ç’do

Oja dhe Serhan kalojnë momente të bukura me njëri-tjetrin në piknik. Pelin dhe Tajlan bëjnë joga. Tajlan e ka shumë të vështirë t?i bëjë ushtrimet dhe shkakton të qeshura me veprimet e tij. Pelin i tregon Tajlanit se i dashuri i Arzus është Enveri. Tajlan i dërgon një mesazh Mehmetit dhe i tregon për Enverin. Burxhu i kërkon Mehmetit të rikthehen bashkë. Mehmet merr mesazhin e Tajlanit dhe nxehet. Ai del nga dyqani papritur dhe me shpejtësi shkon në punën e Arzus. Mehmet i gjuan Enverit dhe e kërcënon se do e vrasë. Enver i thotë Arzus të thërrasë policinë. Arzu i lutet Mehmetit të qetësohet. Merve rikthehet në shtëpi me një plan hakmarrje.

Ajo i thotë Serhanit se e pranon ndarjen. Serhan gëzohet pa e ditur që Merve ka thurur një plan të mirëmenduar. Merve shkon fillimisht tek Oja dhe i kërkon falje. Më pas ajo shkon edhe tek Pelin e Arzu dhe i thotë mikeshave se është penduar për ato që ka bërë. Oja, Pelin dhe Arzu e falin Merven dhe habiten me ndryshimin e saj. Ajo i fton për mëngjes në restorant. Merve u tregon mikeshave se Serhani e la. Ajo e quan veten beqare si Oja dhe pret reagimin e saj.

Lajmet e fundit nga