LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkarkimi i Metës/ Berisha kërcënon Ramën

8 Korrik 2019, 19:10, Aktualitet CNA
Shkarkimi i Metës/ Berisha kërcënon Ramën

Ish kryeministri Sali Berisha i është bashkuar edhe sot protestuesve në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?.

Ndërsa u pyet nga mediat lidhur me procesin e votimeve të 30 qershorit, Berisha nuk i  kurseu akuzat ndaj kryeministrit aktual, Edi Rama.

?Opozita shpalli nul farsën moniste më të turpshme në histroinë e Europes pas rënies së perdes së hekurt. Ajo u shpall nul nga ekspertiza e ODIHR e cila u tha shqiptarëve se dekretët e Presidenti janë në fuqi dhe të gjithëfuqishme, dhe se ata nuk mund ti prishi narkokolegji i partisë. Ato mund ti hedhë poshtë vetëm Gjykata Kushtetuese. Procesi që ndodhi është turpi i Shqipërisë. Opozita vijon kryengritjen e fuqishme deri në përmbysjen e Edvin Mafisë”, ka thenë Berisha.

Më tej ai foli dhe për votimin sot në Kuvend për shkarimin e Ilir Metës, nga posti i presidentit, duke e konsideruar si një akt të cmendur për të marrë pushtetin.

?Në verbëri, në cmenduri, në paranojë për pushtet, ndërmerr aktin antikushtetues. Dekretet e Presidentit nuk vlerësohen nga Parlamenti  i narkotrafikantëve, horrave, por vetëm nga Gjykta Kushtetuese. Gjersa ajo Gjykatë të vlerësoje vendimet e Presidentit është grusht shteti dhe Edi Rama do të përgjigjet për atentat ndaj Kushtetutës dhe grusht shteti./CNA

Lajmet e fundit nga