LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma në Drejtësi/ Ish-ministri i Ramës 'shigjeton' ndërkombëtarët

8 Korrik 2019, 08:26, Aktualitet CNA
Reforma në Drejtësi/ Ish-ministri i Ramës

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?,Ylli Manjani, është shprehur se asnjë i huaj nuk është përdorues i drejtësisë së reformuar prandaj edhe e kanë  të lehtë të flasin mirë për të.

Sipas Manjanit, shqiptarët janë të zhgënjyer nga kjo drejtësi dhe çdo deklaratë e të huajve nuk ka asnjë vlerë për ta.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Asnjë i huaj, ekspert, diplomat apo zyrtar që flet mirë për Drejtësinë e reformuar, nuk është përdorues i saj.

As nuk i shkon nëpërmend të zgjidhë ndonjë mosmarrëveshje tek drejtësia që medemek po e reformojnë.

Shqiptarët që janë përdorues me detyrim i kësaj drejtësie, janë në shumicë të zhgënjyer.

Pra çdo deklaratë e të huajve vlen 0.

Madje e shumëzon me 0 edhe Kryeministri që pranon se drejtësia që ka reformuar, nuk është e vërteta dhe e duhura. Të paktën jo sa drejtësia gjermane, ku do të hedhë në gjyq BILD-in….

Pra vetë i bëjn, vetë i lavdërojnë atë që bëjnë dhe po vetë i shajnë ato që kanë bërë.

Kur vjen puna për t’i përdorur për punët e veta, njësoj siç bëjnë kur sëmuren shkojnë jashtë shteti!

Seriozë apo jo!/CNA.al

Lajmet e fundit nga