LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama zbardh prapaskenat/ Meta shantazh për zgjedhjet

8 Korrik 2019, 15:42, Aktualitet CNA
Rama zbardh prapaskenat/ Meta shantazh për zgjedhjet

Kryeministri Edi Rama, nga seanca plenare që po mbahet në Kuvend, hodhi akuza ndaj presidenti Ilir Meta, teksa tha se ky i fundit ka shantazhuar për zgjedhjet e 30 qershorit.

?Pjesëmarrja e 30 qershorit tejkaloi çdo parashikim. Arritëm përqindje më të lartë votash se koalicioni fitues që qeverisi Shqipërinë në 2015.

Patëm numër më të madh votash për kandidatët në një garë ku gjysma s?kishin kundërshtarë, krahasuar me kandidatët kur ishim me LSI në koalicion.

Ta lexosh si refuzim popullor përqindjen krejt normale në këto zgjedhje të bombarduara me kërcënime do të thotë të mos kuptosh se çfarë vjen më pas.

Pikërisht sot kur opozita zhvillon protestën e radhës dhe kërkon shkarkimin e tij, i pari i qeverisë i sfidoi duke thënë se opozita nuk vjen në pushtet as në 2021.

Mungesa e besimit publik është mjaft e qartë por ka ardhur si pasojë e agresionit politik dhe për shkak të ndërhyrjes së dhunshme të Ilir Metës në proces me dekretin e tij skandaloz.

Ai shantazh dekuroi dhe mpiu edhe strukturat tona elektorale. Si mund të ruhej i patronditur besimi tek ky proces që provokoi Ilir Meta me zhdukjen e papritur të datës së zgjedhjeve.

Mungesa e gjërë e besimit e raportuar në raportin paraprak të OSBE/ OHDIR, është e qartë që ka ardhur për shkak të ndërhyrjes së dhunshme në proces. Si mund të mos cënohej besimi tek zgjedhësit nën shantazhin  e përditshëm  e përnatshmëm e të përmuajshëm.

Kjo ishte hera e fundit që zgjedhjet administrohen nga partitë poltike. Duan apo s’duan ata,ne do ta depolitizojmë administratën?-theksoi Rama./CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga