LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveria tërheq mbrapsht Projekt-Ligjin e Rinisë!

8 Korrik 2019, 12:31, Aktualitet CNA
Qeveria tërheq mbrapsht Projekt-Ligjin e Rinisë!

Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik përgjatë seancës së sotme dëgjimore me shoqërinë civile dhe Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, vendosi kthimin e Projekt-Ligjit për Rininë, për të përmirësuar pikat e tij që jo vetëm shkelnin Kushtetutën e Shqipërisë, por edhe binin në kundërshtim me aktet ndërkombëtare të nënshkruara nga vendi ynë.

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Koalicioni i Arsimit, prej
javësh i kishin bërë thirrje të gjithë deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë dhe Qeverisë shqiptare, për ta tërhequr projekt-ligjin si një mundësi për të krijuar hapësirat dhe kohën e duhur që Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së bashku me shoqërinë civile ta rishikojnë atë atë.

Sot deputetët e Komisionit Parlamentar të Edikimit, të të gjithë krahëve politikë, së bashku edhe me ekspertët e Ministrisë, vendosën ta tërheqin projekt-ligjin për ta ripunuar. Ashtu siç ishte konstatuar edhe nga ekspertët më të mirë të fushave juridike dhe sociale, të Rrjetit Kombëtare të të Rinjve ? ANYN, CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Koalicionit për Arsimin, projektligji shkelte në mënyrë flagrante Kushtetutën e Shqipërisë.

Në gjendjen aktuale ai nuk i përgjigjet në asnjë nen, nevojave, zhvillimit dhe pritshmërive të të rinjve dhe të rejave në Shqipëri. Në mënyrë të posaçme nenet 4, 9,10,11,13 të projekt-ligjit shkelnin lirinë e
shprehjes dhe organizimit, barazinë përpara ligjit, gëzimin e barabartë të të drejtave, etj.

Sot në mëngjes në mbledhjen e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, deputetët dëgjuan dhe mirëpritën të gjitha shqetësimet dhe kërkesat e përfaqësuesve të ANYN, CRCA/ECPAT Shqipëri dhe ACE dhe duke vendosur kthimin mbrapsht të projekt-ligjit për shtesa dhe plotësime, duke treguar se dialogu dhe demokracia parlamentare është mëse funksionale.

?Sot fitoi parlamentarizmi dhe rinia shqiptare? ? thanë përfaqësuesit e organizatave të CRCA/ECPAT Shqipëri, ANYN dhe ACE : – ?Ne i jemi mirënjohës të gjithë deputetëve të majtë e të djathtë që vunë në qendër të diskutimeve të drejtat dhe interesat e rinisë sonë.?

Prej 10 vitesh CRCA/ECPAT Shqipëri në bashkëpunim me të rinjtë në vend kanë kërkuar që Shqipëria të ketë një Ligj për Rininë. Ndërsa prej mëse dy vitesh CRCA/ECPAT Shqipëri dhe ANYN kanë punuar intensivisht për t?i dhënë të rinjve në Shqipëri një projekt-ligj sa më cilësor, me standarte europiane, gjithëpërfshirës dhe shërbyes për të gjithë të rinjtë e të rejat.

Lajmet e fundit nga