LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Pa opozitën nuk do ishim këtu”/ Basha flet për “sukseset” nga protesta

8 Korrik 2019, 19:31, Aktualitet CNA
“Pa opozitën nuk do ishim këtu”/ Basha flet për

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  ka folur për skandalin e shit-blerjes së votave, publikuar nga gazeta gjermane ?Bild?.

Para protestuesve Basha tha se pa guximin e tyre dhe betejën disa vjeçare nuk do të ishim këtu sot.

?Braktiseni Edi Ramën! Izolojeni Edi Ramën! Shpëtoni partinë tuaj! Shpëtoni nderin tuaj!

Sot jemi më shumë se kurrë në këtë shesh, por më pak se kurrë në Shqipërinë e cila po shkretohet. Po ikën rinia, po ikën elita, mijëra shqiptarë të ditur e kanë lënë sot Shqipërinë. Kasnë ikur për mundësi, për dinjitet, kanë ikur për të jetuar të lirë.

Një vend që e braktisin intelektualet, qe e braktis rinia, ai vend nuk ka të ardhme.

Mundësi ka vëtëm për krimin. Karrierë ka vetëm për servilin. Mirëqenie vetëm për hajnin.

Shqipëria është sot një vend pa ligj, pa rregulla. Në Shqipëri të gjitha pushtet i ka Edi Rama. Ai e ka kthyer Shqipërinë në pronën e tij.

Në Shqipëri nuk sundon vullneti i njerëzve, nuk udhëheq vullneti i njerzëve. Udhëheq interesi i tij.

Përgjimet  e Prokurorisë të publikuara nga ?Bild? nxorrën fytyrën e Edi Ramës. Ky regjim mudet të rrëzohet sa më parë.

E gjithë bota e din që beteja jona ka qenë jetike. Pa protesta, po opozitën, pa guximin tonë nuk do të kishte ndodhur asgjë?-theksoi Basha./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga