LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një orë para protestës/ Ambasada amerikane “shkund” Bashën dhe Kryemadhin

8 Korrik 2019, 16:59, Aktualitet CNA
Një orë para protestës/ Ambasada amerikane “shkund”

Ambasada e SHBA-së, ka reaguar në lidhjen me protestën e opozitës, e cila pritet të nisë pas një ore.

Nëpërmjet këtij reagimi Ambasada synon të informojë qytetarët e saj në Shqipëri të shmangin vendet ku do të zhvillohet protesta.

Edhe në këtë reagim Ambasada ka një mesazh të qartë për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe atë të LSI-së, Monika Kryemadhin.

Ajo që bie në sy lidhet me faktins e në asnjë rresht të tekstit të Ambasadës nuk thuhet “protesta e opozitës” por “grupi që synon të demostrojë”.

?Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit të hënën, më 8 korrik 2019, duke filluar rreth orës 20:00. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.
Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes janë drejtuar për të shmangur të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi?, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane./CNA.al

Lajmet e fundit nga