Ndryshim qeverie në pikun e pushimeve në Greqi – CNA
Connect with us

Aktualitet

Ndryshim qeverie në pikun e pushimeve në Greqi

Publikuar

-

“Revolucioni majtist” i Alexis Tsiprasit mori fund – zgjedhësit grekë janë kthjelluar prej iluzioneve, mendon Spiros Moskovou.

“Nuk do t’ua prishim njerëzve pushimet”, thoshte në vitet 80-të ish-kryeministri socialist i asaj kohe Andreas Papandreou, pasi këshilltarët e tij propozonin që në verë të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Kryeministri i aktual i majtë Alexis Tsipras nuk iu përmbajt këtyre këshillave duke nxitur zgjedhje të parakohshme në verë. Dhe i humbi ato.

Mbi 40 % e grekëve nuk iu përgjigjën thirrjes për votime, ndërsa Tsipras dhe partia e tij SYRIZA humbën zgjedhjet. Fitoi me shumicë të madhe votash partia konservatore Nea Dimokratia, me liderin e saj Kyriakos Mitsotakis.

Por ndryshimi i pushtetit në Greqi nuk është pasojë vetëm e verës dhe e motit të nxehtë. Zgjedhësit në këtë vend të kapluar nga kriza janë dezilozionuar dhe tani e dinë se kthimi në kohën para krizës është i pamundur. Tsipras u zgjodh në vitin 2015 me shumicë, pas premtimeve të tij për heqjen dorë nga programet e kursimeve dhe se do të evitojë falimentimin. Por vetëm brenda një viti ai kërkoi nga kredidhënësit ndërkombëtarë një paket të tretë ndihme për shpëtimin e vendit, ndërkohë që politika e kursimeve vazhdoi me të njëjtin ritëm. Nga revolucioni majtist u krijua një menaxhim socialdemokrat i krizës.

Moskovou Spiros Kommentarbild AppSpiros Moskovou

Përmirësimi i gjendjes nuk mjaftoi

Qeveria e Tsiprasit është qeveria me kohëzgjatjen më të madhe që nga viti 2010, kur Greqia kërkoi ndihmë për shpëtim nga falimentimi, sepse nuk ishte në gjendje të mbijetonte e vetme. Në kohën e qeverisë së SYRIZA-s  vendi ka shënuar një rritje të ulët ekonomike, ndërsa në vitin 2018 u dha fund programeve të shpëtimit. Athina mund ta financojë tani e vetme buxhetin dhe mund të përfitojë nga rigjallërimi i turizmit.

Me fjalë të tjera, Kyriakos Mitsotakis, një politikan i moderuar, nuk do të marrë në dorë një vend buzë humnerës. Megjithatë pritjet nga pasardhësi i dinastisë politike Mitsotakis janë shumë të mëdha. Greqia ende është nën mbikqyrjen e kredidhënësve dhe ka nevojë për një rritje shumë më të madhe ekonomike. Papunësia në vend ka rënë nga 26 në 18%, por Greqia është ende vendi me papunësinë më të lartë në BE. Vendi ka nevojë emergjente për investime, të cilat ende mungojnë. Nea Dimokratia tani duhet të marrë përgjegjësinë për zhvillimin e vendit.

Ndaj nuk pritet se konservatorët do të prekin arritjet më të mëdha të qeverisë Tsipras, siç është arritja e marrëveshjes me Shkupin për emrin e Maqedonisë së Veriut. Mitsotakis e ka kritikuar hapur këtë marrëveshje disa herë dhe ka paralajmëruar se do të rinegociojë disa pjesë të saj. Ai megjithatë nuk do ta bëjë këtë, sepse me këtë ndonëse do të bënte për vehte një numër të konsiderueshëm të zgjedhësve “patriotë”, nga ana tjetër do të ngjallte pakënaqësi të mëdha tek bashkësia ndërkombëtare./DW

Aktualitet

Meshkujt lënë “kokën” pas saj/ Supermodelja i mahnit të gjithë me pamjen

Publikuar

-

Instagramin e saj jemi mësuar ta shohim gjithnjë të mbushur me foto me bikini dhe provokative. Bëhet fjalë për supermodelen Demi Rose, e cila këtë herë ka ardhur ndryshe për fansat.

Demi Rose shfaqet super në formë, e veshur si gjithmonë provokuese, me një fustan ngjyrë kaf me shkëlqim, me një të çarë që e tregonte tejet sensuale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Më vjen keq, por nuk jam e interesuar”/ I riu “masakron” 18 vjeçaren

Publikuar

-

Një ngjarje shokuese ka ndodhur orët e para të mëngjesit në qendër të Manchesterit, ku një vajzë 18 vjeçare është dhunuar nga një grup djemsh.

Gabrielle së bashku me shoqen e saj po ktheheshin nga një parti, teksa djemtë i kanë ngacmuar. Gabrielle e ka refuzuar djalin duke i thënë që i vinte keq, por nuk ishte e interesuar.

Djali, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, nuk ka mundur të pranojë refuzimin dhe e ka goditur me grusht duke e lënë pa ndjenja.

Ndërkohë një student që është ndodhur aty pranë, ka ndërhyrë për t’i ndarë por si rezultat ka marrë një goditje të rëndë në fytyrë.

Policia ka hetuar ngjarjen dhe ka siguruar pamjet nga rruga ku ka ndodhur ngjarja e rëndë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Çunat problematikë” të Rilindjes/ Pas grabitjes Romeo Shehu drejton Hetimin Tatimor

Publikuar

-

By

Emërimi i personave të inkriminuar në administratë është kthyer në standart.

Njerëz më të kaluar të errët janë vendosur në pozicione dhe poste kyçe.

“Çunat problematikë” Rilindja nuk i do vetëm për zgjedhjet, por edhe në drejtimin e institucioneve.

Kështu në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Tiranës është emëruar, Romeo Shehu, një emër ky jo i panjohur për mediat dhe organet e drejtësisë.

Ai është emëruar në Maj të këtij viti, pavarësisht problemeve që ka pasur me drejtësinë.

CNA.al mëson nga burime të sigurta se ka qenë zëvendëskryeministri Erion Braçe që e ka dërguar në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Tiranës.

Romeo Shehu, i cili ndryshe njihet si i ish-dashuri i Çiljeta Xhilagës, në vitin 2012 është akuzuar për vjedhje në bashkëpunim.

Në atë kohë policia në një njoftim për mediat deklaroi se kishte arrestuar dy persona dhe kishte shpallur një të tretë (Romeo Shehun) në kërkim, pasi kishin vjedhur një magazinë.

Sipas të dhënave të Policisë në pranga kishin rënë  shtetasit E. G. 29 vjeç dhe G. F ,31 vjeç pasi në datën 26 janar të vitit 2012,  kishin vjedhur në bashkëpunim me Romeo Shehun, duke grabitur cigare me vlerë 250 milion lekë të vjetra.
Por, sot pas 7 vitesh, Shehu, ka depërtuar në administratën shtetërore dhe jo në ndonjë punë dosido, por tejet të rëndësishme.

Tashmë si mbetet veçse të mbledhë “gjobat” për shefat dhe planin e Rilindjes.

Megjithëse në kohën kur është realizuar grabitja nuk ka qenë funksionar i shtetit, sot Shehu ka shpërblime për merita të veçanta.

Vendi i punës të cilin, dyshohet se e ka zënë nëpërmjet Braçes, është e mjegullt dhe tashme do hetoje bizneset per hesap te Rilindjes por ka edhe te tjera te dhena qe akuzojne ushtarin e zv/kryeministrit. ./CNA.al

Romeo Shehu dhe Çiljeta Xhilaga

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending