“Ndërprit sulmet”/ Rama thirrje Metës – CNA
Connect with us

Aktualitet

“Ndërprit sulmet”/ Rama thirrje Metës

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij deklaroi se presidenti Ilir Meta e ka mbushur kupën dhe e ka derdhur atë.

Rama i bëri thirrje deputretëve të Kuvendit të votojnë ngritjen e Komisionit Hetimor.

Në mbyllje të fjalës së tij Rama i bëri thirrje edhe ilir Metës që të ndalojë sulmet dhe të mbledhë veten.

“Ilir Meta nuk e ka mbushur kupën por e ka derdhur dhe vazhdon ta mbushë atë për ditë duke e derdhur edhe më shumë. Ndryshe nga Ilir Meta që e përdor firmën e tij si bombë për të djegur Shqipërinë, ne nuk mund ta përdorim fuqinë e Parlamentit si ai, si topi i Mato Grudës në sarajet e plakut Mere. Ndryshe nga Ilir Meta që zgjodhi forcën vetjake ne kemi zgjedhur forcën kushtetuese të ligjit dhe të shtetit. I bëj apel të gjithë deputetëve ta votojnë ngritjen e Komisionit të Posaçëm Hetimor. I bëj thirrje publike ilir Metës, të mbledhë veten e tij të shpërndarë, të ndërpresë sulmet ndaj miqve ndërkombëtarë të shqipërisë, të ndërpresë sulmet ndaj qeverisë, dhe të ndërpresë përdorimin e figurave historike duke i krahasuar me veten sepse deisnformon brezin e ri”,-tha Rama./CNA.al

Aktualitet

“Më vjen keq, por nuk jam e interesuar”/ I riu “masakron” 18 vjeçaren

Publikuar

-

Një ngjarje shokuese ka ndodhur orët e para të mëngjesit në qendër të Manchesterit, ku një vajzë 18 vjeçare është dhunuar nga një grup djemsh.

Gabrielle së bashku me shoqen e saj po ktheheshin nga një parti, teksa djemtë i kanë ngacmuar. Gabrielle e ka refuzuar djalin duke i thënë që i vinte keq, por nuk ishte e interesuar.

Djali, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, nuk ka mundur të pranojë refuzimin dhe e ka goditur me grusht duke e lënë pa ndjenja.

LEXO EDHE:  "Krimi i organizuar kontrollon pushtetin lokal"/ Basha akuza të forta Ramës

Ndërkohë një student që është ndodhur aty pranë, ka ndërhyrë për t’i ndarë por si rezultat ka marrë një goditje të rëndë në fytyrë.

Policia ka hetuar ngjarjen dhe ka siguruar pamjet nga rruga ku ka ndodhur ngjarja e rëndë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Çunat problematikë” të Rilindjes/ Pas grabitjes Romeo Shehu drejton Hetimin Tatimor

Publikuar

-

By

Emërimi i personave të inkriminuar në administratë është kthyer në standart.

Njerëz më të kaluar të errët janë vendosur në pozicione dhe poste kyçe.

“Çunat problematikë” Rilindja nuk i do vetëm për zgjedhjet, por edhe në drejtimin e institucioneve.

Kështu në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Tiranës është emëruar, Romeo Shehu, një emër ky jo i panjohur për mediat dhe organet e drejtësisë.

Ai është emëruar në Maj të këtij viti, pavarësisht problemeve që ka pasur me drejtësinë.

CNA.al mëson nga burime të sigurta se ka qenë zëvendëskryeministri Erion Braçe që e ka dërguar në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Tiranës.

Romeo Shehu, i cili ndryshe njihet si i ish-dashuri i Çiljeta Xhilagës, në vitin 2012 është akuzuar për vjedhje në bashkëpunim.

Në atë kohë policia në një njoftim për mediat deklaroi se kishte arrestuar dy persona dhe kishte shpallur një të tretë (Romeo Shehun) në kërkim, pasi kishin vjedhur një magazinë.

LEXO EDHE:  "O, bosi i drogës"/ Qytetarët ia "nxijnë" mëngjesin Ramës

Sipas të dhënave të Policisë në pranga kishin rënë  shtetasit E. G. 29 vjeç dhe G. F ,31 vjeç pasi në datën 26 janar të vitit 2012,  kishin vjedhur në bashkëpunim me Romeo Shehun, duke grabitur cigare me vlerë 250 milion lekë të vjetra.
Por, sot pas 7 vitesh, Shehu, ka depërtuar në administratën shtetërore dhe jo në ndonjë punë dosido, por tejet të rëndësishme.

Tashmë si mbetet veçse të mbledhë “gjobat” për shefat dhe planin e Rilindjes.

Megjithëse në kohën kur është realizuar grabitja nuk ka qenë funksionar i shtetit, sot Shehu ka shpërblime për merita të veçanta.

Vendi i punës të cilin, dyshohet se e ka zënë nëpërmjet Braçes, është e mjegullt dhe tashme do hetoje bizneset per hesap te Rilindjes por ka edhe te tjera te dhena qe akuzojne ushtarin e zv/kryeministrit. ./CNA.al

Romeo Shehu dhe Çiljeta Xhilaga

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Lidhja e re e Dua Lipës/ Dy modelet “kërcënojnë” këngëtaren shqiptare

Publikuar

-

Dy modelet Gigi dhe Bella kanë “kërcënuar” këngëtaren shqiptare Dua Lipa. Kjo e fundit pas ndarjes nga 31-vjeçari Isaac Carew, ka nisur një lidhje të re dashurie me 20-vjeçarin Anëar Hadid, i cili është vëllai i vogël i supermodeleve.

Mediat rozë shkruajnë se dy motrat janë kundër kësaj lidhje. Një person i afërt me Gigi dhe Bella Hadid është shprehur se dy supermodelet kanë frikë se vëllai i tyre i vogël, vetëm 20 vjeç, do të lëndohet nga kjo lidhje me këngëtaren 23 vjeçare Dua Lipa.

LEXO EDHE:  "Krimi i organizuar kontrollon pushtetin lokal"/ Basha akuza të forta Ramës

“Anwar ka qenë gjithmonë i ndjeshëm, ndërsa Gigi dhe Bella e kanë mbrojtur gjithmonë atë”.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending