Kryesore Show Biz
“Mos e lësho veten”/ Ermal Mamaqi zbulon “sekretin” e Jonida Vokshit

Moderatorja dhe aktorja shumë simpatike Jonida Vokshi pak kohë më parë e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” ka zbuluar se është e fejuar me aktorin Besnik Krapi dhe shumë shpejt do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.
Së fundi Jonida ka postuar një foto ku tregon se ndodhet në Prishtinë. “Prishtina ime”-shkruan ajo krahas fotos.
Por ajo që tërhoqi vëmendjen është se mesa duket moderatorja e ka zgjedhur se ku do të jetojë pasi të martohet dhe këtë e kuptuam nga komenti i Ermal Mamaqit në foton e saj.
“Prishtina është e Besnikut. Ti ke Tiranën. Mos e lësho veten…”, i shkruan Ermali.
“Ermal Mamaqi, tani,Prishtina është e imja,Tirana e Besnikut. Kështu që tani e di ku më gjen”, ia pret Jonida!
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania