Vasili ironizon Ramën/ “Kurojeni se nesër do të hajë veten”
Një i sëmurë i çakërdisur që ka ngatërruar krevatin e spital...
Partia konservatore greke, Nea Demokratia rikthehet sërish në pushtet. Kyriakos Mitsotakis i ka premtuar vendit ulje tatimesh, më shumë punësim dhe investime. Mbiemri i tij është shumë i njohur në politikën greke.
Emocionet janë të përmbajtura pas fitores së konservatorit Kyriakos Mitsotakis. Në vitin 2015 me fitoren e Alexis Tsipras dhe partisë së majtë Syriza përkrahësit dolën atëherë me kolona makinash nëpër rrugë para sheshit Syntagma. Kurse të dielën ndërrimi i pushtetit kaloi thjesht me një ngritje supesh, vetëm në selinë e partisë Nea Demokratia përkrahësit u gëzuan për ?fitoren historike.” Duket se shumë grekë janë zgjuar të esëllt nga ëndrat e tyre.
Premtime të reja
Gati një vit pas qeveria në Athinë rifitoi të drejtën e vetëvendosjes financiare pas paketës së fundit të shpëtimit, votuesit i prezantuan partisë Syriza llogarinë dhe u kthyen tek konservatorët. Sipas të drejtës greke, partia më e fortë merr 50 vende shtesë, tani konservatorët mund të qeverisin me një mazhorancë të fortë në Greqi. Që këtë të martë kryeministri i ri Kyriakos Mitsotakis mund të bëjë betimin.
Pas fitores ai i mënjanoi tonet triumfuese: ?Dua të jem pranë për të gjithë, për këdo burrë apo grua në Greqi, edhe për ata që nuk na kanë mbështetur. Ai apeloi tek votuesit të mos lejojnë ndarjen. Mitsotakis bëri të qartë, se para tij ndodhet ?një detyrë e vështirë”. ?Ju më dhatë një detyrë dhe unë nuk do t’iu zhgënjej”, tha Mitsotakis, i cili ka premtuar punë më të mirëpaguara në sektorin privat, tërheqjen e investitorëve të huaj në vend dhe ecjen përpara me privatizimet. Edhe ulja e tatimeve për sipërmarrjet bën pjesë në programin e Mitsotakis, si edhe një përpjekje e re për të marrë kushte më të mirë tek kreditorët ndërkombëtarë. Ata kërkojnë deri tani një suficit buxhetor prej 3,5%, Mitsotakis kërkon t’i bindë ata me ritkthimin e rritjes ekonomike për të pasur më shumë hapësirë për investimet nga fondet publike.
Kryeministri i ti mund ta fillojë punën me besimin, se qytetarët grekë, pjesën më të vështirë të viteve të krizës e kanë kaluar ndërkohë me qeverinë paraardhëse. ?Greqia po e ngre kokën sërish krenare”, tha Mitsotakis duke shtuar se detyrën e zgjedhësve e merr përsipër me respekt dhe modesti.
Politika si çështje familjare
Me Kyriakos Mitsotakis rikthehet një dinasti e fuqishme politike në pushtet. Babai i tij Konstantions Mitsotakis ka qenë kryeministër grek në fillim të viteve 90-të, motra e tij ka qenë ministre e jashtme, kurse nipi është kryebashkiaku i ri i Athinës. Prej dekadash pak familje kontrollojnë politikën greke, familja Karamanlis, ajo Papandreout dhe Mitsotakis. Si ia doli kreu i konservatorëve të bindë votuesit, se ai nuk është i prerë nga i njëjti trung si paraardhësit e tij, kjo është shumë e habitshme.
Sepse ishin klanet familjare, që e futën Greqinë në një krizë të thellë borxhesh, nga e cila ajo nuk mund të dilte dot në vitin 2008. Mentaliteti i mitmarrjes, tarafeve dhe nepotizmit në radhët politike i lidhur me ato idetë kreative për paraqitjen e buxheteve shtetërore, sollën atë që Greqia të ndodhej në një mal borxhesh prej 350 miliardë eurosh. Greqia ende sot konsiderohet si vend mjaft i vështirë për t’u reformuar, dhe ekonomikisht renditet në fund të vendeve të BE.
Besim tek të rinjtë
Mitsotakis mori shumë vota tek të rinjtë. Ata shpresojnë që bankieri i investimeve që ka studiuar në Harvard të kthejë besueshmërinë në tregjet financiare dhe tek kreditorët, më shumë se paraardhësi Tsipras. Nga ana tjetër Mitsotakis premton fundin e nepotizmit në partinë e tij, dhe kërkon të veprojë masivisht kundër korrupsionit, si për shembull që mjekët të mos presin më zarfin me para nga pacientët.
Humbësi i zgjedhjeve, Aleksis Tsipras u paraqit para përkrahësve të tij me fjalët ?me kokën lart pranojmë votën e zgjedhësve”. Ai ka marrë shumë vendime, që patën një çmim të lartë politik. Megjithëse në fund Tsipras u përpoq me disa dhurata zgjedhore si rritjen e pagës minimale prej 11%, kthimin e të drejtave për sindikatat. Por ndërkohë votuesit ia kishin kthyer kurrizin të zhgënjyer, Aleksis Tsiprasit./DW
Një i sëmurë i çakërdisur që ka ngatërruar krevatin e spital...
Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali, nga se...
“Con Calma” është një nga këngët më të sukseshme në tregun b...
Deputeti i opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi, teksa mbajti...
Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti në seancën e pos...
Aleati i Lulzim Bashës, Nard Ndoka ka ironizuar me fjalimin ...
Deputeti Halit Valteri gjatë fjalës së tij nga foltorja e Ku...
Qeveria Rama njoftoi para pak ditësh miratimin e një projekt...
Deputeti Lefter Maliqi nga foltorja e Kuvendit ku po zhvillo...
Kuvendi është mbledhur ditën e sotme në një seancë të posaçm...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij deklaroi se presid...
Kryeministri Edi Rama, nga seanca plenare që po mbahet në Ku...
Kryeministri Edi Rama në seancën e posçme për ngritjen e Kom...
Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka folur në se...
Ashtu sikurse ishte paralajnmëruar Kuvendi është mbledhur në...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lezh...
Spikerja e njohur, Lira Burgija ka dhënë lajmin e bukur se ë...
Ish Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani në një p...
Ish kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka de...
Edicioni i 21 i “Këngës Magjike”, këtë herë do të vijë me nd...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Inspektoriati ndërtimor pranë bashkisë ka nisur prishjet e...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për Ramiz Mi...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Sipas një anketimit të ri, amerikanët janë më të shqetësua...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë...
Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që u refe...
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Rritja e kursit të këmbimit euro-lek që ndodhi ditën e mër...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...