LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luana drejt suksesit ndërkombëtar? Marina i nxjerr "sekretin" përmes kësaj fotoje

8 Korrik 2019, 09:40, Lifestyle CNA

Luana Vjollca duket se nuk do të ndalet këtë verë dhe duket se ka hequr dorë nga pushimet, për të punuar për projekte të reja muzikore. Disa prej tyre janë publikuar dhe të tjerë presin radhën për të dalë në treg.

Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale moderatorja ka treguar se është duke u përgatitur fuqishëm për një projekt muzikor, megjithatë nuk ka zbuluar asnjë detaj lidhur me të.

Por në disa komente qe ka shkëmbyer me motrën e saj, Marinën, kuptohet se Luana do të vijë sërish me një bashkëpunim dhe këtë herë diçka shumë e madhe po vjen.

?Bishë imagjino çdo bësh ti pas pak ditësh, mezi po pres?,- shkruante Marina në një koment.

Më pas Marina tregonte se projekti i ri i Luanës do të kalojë kufijtë e suksesit.

?Imagjino çduhet të them unë për pak ditë. Ndërkombëtare. Krenare për motrën time?, -vazhdonte kështu komenti i Marinës.


Kënga më e fundit e Luanës ishte në bashkëpunim me grupin ?TNT? për këngën ?Moj bjondinë me sytë e zi?, e cila u prit mjaft mirë nga publiku.

 

Lajmet e fundit nga