LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KLP fillon intervistat për SPAK/ Nuk lejohen mediat

8 Korrik 2019, 08:23, Aktualitet CNA
KLP fillon intervistat për SPAK/ Nuk lejohen mediat

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka filluar sot intervistat me kandidatët për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK.

Ashtu sikurse ishte lajmëruar, intervistimi i kandidatëve ka filluar rreth orës 09:00, ndërsa katër kandidatët e parë në listë janë prokurorët Altin Dumani, Anita Jella, Anton Martinaj dhe Arben Kalaja.

Intervistat me 22 kandidatët për SPAK, do të bëhen pa praninë e medias, por do të regjistrohen nga komisioni me audio dhe video dhe për çdo ankimim të mundshëm t?i vihet në dispozicion të interesuarve.
Procesi i fundit që do të mbyllë dhe ngritjen e SPAK, do të përfundojë më 12 korrik./ CNA.al

Lajmet e fundit nga