LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ilir Meta ka një hall të madh”/ Andi Përmeti: Keqardhje për demokratët që e shpallën hero

8 Korrik 2019, 16:44, Aktualitet CNA
“Ilir Meta ka një hall të madh”/ Andi Përmeti:

Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti në seancën e posaçme për krijimin e komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës deklaroi se presidenti i republikës ka një hall të madh.

Sipas Përmetit, halli i Metës vihet re në daljet e tij se ka një hall të madh.

Më tej Përmeti deklaroi se ndjen keqardhje për demokratët që e shpallën hero.

?Ilir Meta duket shume i shqetesuar keto kohe. Nga menyra se si flet, nga menyra se cfare flet, nga menyra se cfare shkruan. Ilir Meta duket qartazi qe ka nje hall te madh, nje hall aq te madh sa tejkalon cdo hall te mundshem politik. Presidenti ka nje hall te madh, shume te madh po une nuk ndjen ndonje keqardhje per te, nuk ndjej keqardhje kur mendoj se cfare i ka bera Ilir Meta ne 20 e ca vjet ketij vendi vetem e vetem per te miren e tij dhe te familjes se tij. Por per te qene i sinqerte sot ndjej keqardhje per opozitaret, per demokratet e thjeshte qe sot kane bere hero Ilir Meten. Demokratet hero Ilir Mete, nje absurd qe per nga absurditeti edhe vet Albert Kamy-se do i dukej absurde. Demokratet hero Ilir Meten, o ZOT.
Tani dy fjale per popullin opozitar, per miqte e mi me te cilet jam rritur dhe per mijera opozitare qe i njoh personalisht:
A ju kujtohet se cfare i ka bere Ilir Meta elektoratit te djathte ne vitet 2009-2013? A ju kujtohet sesi trafikoi pushtetin e dhene nga PD drejt Edi Rames duke sjell Edi Ramen ne pushtet dhe mbajtur Edi Ramen ne pushtet? A ju kujtohet se sa mijera demokrat jane hedhur ne rruge pa te drejte nga LSI e Ilir Metes ne vitet 2013-2017? A ju kujtohet kur Basha dhe ju e quanin Ilir Meten kryetarin e organizates kriminale te blerjes se votavene Shqiperi? A ju kujtohen te gjitha keto miq? Ndersa sot kur shoh Ilir Meten si heroin e demokrateve ndjej vetem keqardhje. Miq ka ardhur koha te mos genjeheni me nga Ilir Meta dhe as nga pazari Rama-Basha, pazar i cili i shiti pushtetin Rames ne 2017 dhe i dhuroi sot Rames 61 bashki duke lene mijera demokrat ne meshiren e pushtetit krimal te Rames, mijera demokrat te cilet nuk do te humbisnin kurre bashkite e tyre.
Prandaj ka ardhur koha ti shporrim te tre keta!
Ka ardhur koha dhe duhet ta fillojme sot, tani, ketu me Ilir Meten dhe ta vazhdojme me dy pazarxhinjte e tjere. Mos harroni ju jeni burgjeve, ky mbrapa eshte kryeminister ndersa ai tjetri eshte ne Hollande dhe kur nuk eshte ne Hollande eshte hollandez ai dhe gjithe familja e tij.
Mos u genjeni me, ka ardhur koha ti shporrim te tre!?,-tha Përmeti./CNA.al

Lajmet e fundit nga