Connect with Us

Horoskopi ditor 8 korrik 2019/ Zbuloni surprizat e kësaj dite për 12 shenjat e zodiakut sipas Paolo Fox

Aktualitet

Horoskopi ditor 8 korrik 2019/ Zbuloni surprizat e kësaj dite për 12 shenjat e zodiakut sipas Paolo Fox

Publikuar

-

Dashi

Parashikohet një ditë disi e mbytur për ju, ku pozitiviteti dhe negativiteti do të jenë në luftë me njëra tjetrën.  Përpiquni të gjykoni me mendje të ftohtë se si të rregulloni gabimet tuaja. Përsa i përket dashurisë, jeni konfuz në lidhje me zgjedhjet që keni bërë. Një surprizë e bukur në mbrëmje, do i japë ngjyra lidhjes tuaj duke bërë që të besoni ëndrrat tuaja.  Beqarët duhet ti japin fund kritikave ndaj të gjithëve dhe ndaj gjithçkaje. Qendroni larg polemikave pasi rrezikoni të qendroni gjithnjë vetëm.  Në punë parashikohet një ditë e mirë, pasi yjet do të lehtësojnë çdo marrëveshje që do ndërmerrni.

Demi

Java do të nisë shumë mirë për ju ku çdo gjë do të jetë në përputhje me dëshirat tuaja. Në dashuri gjërat po shkojnë në relaks dhe qetësi të plotë. Në mbrëmje këshillohet që të dilni për një darkë romantike. Beqarët duhet ta shfrytëzojnë për mirë qetësinë që ua jep kjo ditë. Përsa i përket punës, do të keni rezultate të kënaqshme. Sidoqoftë merrni parasysh një këshillë: mos rrezikoni pa qenë e nevojshme pasi çdo gabim do të ishte fatal.

Binjakët

Parashikohet një e hënë e vështirë për ju. Disa peripeci nga rutina e përditshme do e bëjnë ditën të mërzitshme. Edhe në dashuri gjërat nuk po ecin mirë ku nuk do të mungojnë debatet me tone të larta. Beqarët do të jenë të perqendruar krejtësisht te vetja dhe interesat e tyre personale, duke lënë pas dore jetën sentimentale. Jepini hapësirë njerëzve që ju rrethojnë në mënyrë që të hapen shtigje të reja për ju. Në punë mos bëni më shumë se sa ju kërkohet. Kurseni energjitë tuaja pasi duke parë situatën e pafavorshme do të evitoni situatat e pakëndshme.

Gaforrja

Parashikohet një ditë e zakonshme për ju. Përqendrojeni vëmendjen tuaj në atë që mendoni se janë prioritetet tuaja në mënyrë që të merrni kënaqësitë që meritoni. Në dashuri shumë prej jush do të jenë entuziastë. Duke parë lidhjen e fortë në çift, do të keni objektiva që të realizoni dëshirat që keni në kokë. Një ditë e mirë edhe për beqarët, ku do të ketë njohje të reja për ju. Përsa i përket punës, merrni masat e nevojshme në mënyrë që gjithçka të mund të rrjedhë sipas pritshmërive tuaja.

Luani

Një ditë mesatarisht e mirë për ju. Si shpirti i mirë ashtu edhe fiziku, do të jenë në qendër të vëmendjes, ndersa ky do të jetë momenti për të dhënë më të mirën në gjithçka që ndërmerrni. Përsa i përket jetës në dashuri, duhet që të jeni më tolerantë në disa vendime. Jepni më shumë hapësira partnerit/es tuaj në mënyrë që lidhja juaj të ecë si duhet. Beqarët do të jenë shumë të frymëzuar në këtë ditë. Energjitë tuaja janë të qendrueshme në këtë periudhë, prandaj ka ardhur koha që të nisni një histori të re me dikë. Do të ketë surpriza pozitive për ju në punë. Është koha që të konkretizoni idetë tuaja që kanë qenë në pritje prej një kohe të gjatë.

Virgjëresha

Qielli për ju do të skëlqejë si asnjëherë më parë. Do të ndiheni mirë në disa situata pasi dita do të jetë në favorin tuaj. Në dashuri këshillohet që të uleni të bisedoni me partnerin tuaj në mënyrë që të sheshoni problemet që keni grumbulluar me kohën. Gjithashtu beqarët do të kenë si aletë të gjitha planetet. Një buzëqeshje e juaja mund të vlejë me shumë se 1000 fjalë. Shfrytëzoni mundësitë tuaja në këtë ditë. Përsa i përket punës, disa nga ju do të kenë lajme të mira.

Peshorja

Java për ju do të nisë në mënyrë të jashtëzakonshme. Në dashuri, ky do të jetë momenti i duhur për të zhvilluar pozitivisht marrëdhënien tuaj në çift. Do të jetë një ditë plot pasion dhe argëtim në çift. Beqarët do të jenë në një ditë të mirë dhe do të jetë në dorën e tyre nëse do të duan të përmirësojnë jetën sentimentale. Përfitoni në mënyrë që të krijoni njohje të reja duke hequr dorë nga zakonet e vjetra. Në punë dita nuk do të jetë aspak keq. Planetët janë në krahun tuaj dhe rezultatet do të jenë të kënaqshme.

LEXO EDHE:  Horoskopi i fundjavës/ Ters i madh për këtë shenjë, zbuloni si do të jetë kjo fundjavë për ju!

Akrepi

Një ditë e zakonshme për ju ku në faza të veçanta do të jetë në përputhje me pritshmëritë tuaja. Nuk do të ketë surpriza të mëdha por as probleme të pakapërcyeshme. Në dashuri do të dominojë dialogu, ku ndoshta do të mund të zgjidhni edhe disa probleme aktuale. Beqarët mund të mësojnë nga eksperiencat sentimentale që kanë pasur në të kaluarën, në mënyrë që të shfrytëzohen pozitivisht për të ardhmen. Përdorni qetësinë e brendshme dhe do të keni mjaftueshëm sukses. Përsa i përket punës, këshillohet që të ndërmerrni eksperienca të reja. Duke dhënë më të mirën tuaj, do të mund të arrini lart.

Shigjetari

Parashikohet një ditë e mirë për ju. Në dashuri, qetësia në familje është shumë e rëndësishme për ju. Bëni një dhuratë për partnerin/en tuaj në mënyrë që të krijoni emocione sentimentale gjatë ditës dhe ta bëni më të lumtur klimën në çift. Në këtë mënyrë do të hidhni pas ditët e kaluara me grindje. Beqarët duhet t’i japin më shumë rendësi intuitës së tyre dhe të mos bazohen gjithmonë te fjala e miqve. Bazohuni te kjo këshillë dhe do të keni një ditë të paharruar. Dita në punë do të jetë e jashtëzakonshme. Do të jetë e mbushur me kënaqësi dhe me iniciativa të veçanta. Do të jeni i mbushur me energji dhe shumë propozime tuajat, do të marrin rrugë.

Bricjapi

Parashikohet një ditë relativisht e mirë për ju. Duhet të tregoheni i kujdesshëm në marrëdhënien çift. Nëse uleni dhe bisedoni me qetësi, gjërat mes jush do shkojnë si duhet. Përsa i përket beqarëve, nuk duhet të pretendojnë shumë nga vetja. Këshillohet që të jeni të më të butë dhe më të qeshur. Vetëm në këtë mënyrë do të marrin zgjidhje disa tensione. Udhëhiquni nga intuita në lidhje me vendimet e rendësishme. Në punë situata po merr avancim pozitiv. Marrëveshje të reja në shteg për ju. Shfrytëzojini si mundësi.

Ujori

Edhe për personat që i përkasin kësaj shenje, dita do të jetë e mirë. Pjesa ku duhet të tregoni kujdes është në aspektin sentimental. Dëgjoni më shumë se sa flisni. Përpiquni të mos nervozoheni shumë, ndryshe problemet do jenë të pashmangshme. Beqarët nuk duhet të dyshojnë në aftësitë e tyre. Një njohje e re është në sfond, “hidhuni” me entuzizëm në këtë aventurë. Gjërat do të shkojnë mirë. Në punë nuk do të keni probleme. Shmangni projektet e shumta dhe përqendrohuni vetëm te ai që keni për zemër.

Peshqit

Kjo e hënë do jetë e shkëlqyer në çdo drejtim për ju. Qetësi familjare, sentimentale por edhe në miqësi parashikohet për ju. Marrëdhënia në çift do shkojë më së miri. E gjithë dita juaj do shkojë në harmoni të plotë. Mbrëmja premton të jetë plot pasion. Edhe për beqarët parashikohet një ditë fantastike dhe me njohje të reja në aspektin sentimental. Është momenti ideal për ta shijuar jetën maksimalisht, ndoshta siç nuk e keni bërë asnjëherë më parë. Edhe në punë koha juaj do të shkojë shumë mirë. Ambjenti dhe raporti me kolegët në mënyrë të shkëlqyer. Projekte të reja në sfond për ju./ Burimi:noa.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Gjykues ndaj të tjerëve? Ja çfarë thotë shenja jonë e horoskopit

LEXO EDHE:  Horoskopi javor, nga 13 maj deri në 19 maj 2019

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Horoskopi i fundjavës/ Ja si do të jetë fati i këtyre shenjave

LEXO EDHE:  Horoskopi i fundjavës/ Ja si do të jetë fati i këtyre shenjave

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: