Connect with Us

Foto-Sekuestrohet 46 kg drogë/ Arrestohet poseduesi

Aktualitet

Foto-Sekuestrohet 46 kg drogë/ Arrestohet poseduesi

Publikuar

-

Policia në Tepelenë ka bërë të mundur finalizimin e një operacioni të koduar “kanionet”, duke goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Mësohet se gjatë këtij operacioni është sekuestruar rreth 46 kilogram lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe disa fidanë kanabis, si dhe është arrestuar në flagrancë poseduesi i tyre.

“Në kuadër të luftës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve,në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit,   si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi A.Z. dispononte lëndë narkotike, nga ana e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër  është organizuar dhe finalizuar  operacioni “KANIONET”.

LEXO EDHE:  Protesta e PDIU zhvendoset tek kryeministria/ Idrizi me vrap qëllon drejt eskortës së ministrit grek

Si rezultat i operacionit  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A.Z., 42 vjeç, banues në Vlorë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në fshatin Nivicë, Policia gjeti dhe  sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 46 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe në oborr  dhe në afërsi të banesës u gjetën disa kubikë ku ishin  kultivuar fara kanabis .

Materialet për shtetasin e mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 dhe 283 i Kodit Penal.”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë/ Dyshohet për një viktimë

Publikuar

-

Nga

Kris arma në Shkodër/ Çfarë po ndodh?

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen 5 Maji, në Tiranë.

Mësohet se gjatë një konflikti ka mbetur i plagosur me armë një person, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Dyshohet se si pasojë i plagosuri ka humbur jetën, ndërsa nga informacionet paraprake, nuk raportohet për shkaqet e konfliktit.

LEXO EDHE:  Ksamil/ Arrestohet 26-vjeçari, Goditi me levë një person

LEXO EDHE:  I dënuar me 4 vite burg për fshehje të ardhurash/ Arrestohet në Qafë-Thanë 52 vjeçari bullgar

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Izraeli provokon luftë me Jeruzalemin/ Hidhen raketa në Gaza, 20 të vdekur

Publikuar

-

Nga

Izraeli provokon luftë me Jezuralemin/ Hidhen raketa në Gaza, 20 të vdekur

Është tensionuar në Izrael ku kanë filluar sulme ajrore me raketa kundër militantëve në Rripin e Gazës.

Ministria palestineze e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se 20 vetë, përfshirë fëmijët, kanë vdekur në sulme.

Duket se tensionet kanë kapur kulmin, aq sa Hamasi ka sulmuar me raketa mbi Jeruzalem, sa që detyruan edhe parlamentit të evakuohet, shkruan BBC news.

Kundërpërgjigjia nuk vonoi dhe Izraeli nisi sulmet ajrore mbi Gaza, ku ndodhet dhe baza e militantëve të Hamasit.

LEXO EDHE:  I dënuar me 4 vite burg për fshehje të ardhurash/ Arrestohet në Qafë-Thanë 52 vjeçari bullgar

LEXO EDHE:  Lajmi në RAI3 për 12-fishimin e kanabisit në Shqipëri/ Reagon Policia e Shtetit

Prej ditësh vijojnë tensionet kryesisht mes protestuesve palestinezë dhe Policisë së Izraelit, ndërkohë që Hamasi i Gazës ka kërcëntuar vazhdimisht se do të sulmojë.

Nga pala izraelite ndërkohë pretendojnë se kanë vrarë 3 militantë të Hamasit, kurse kryeministri Netanyahu ka theksuar se Hamasi tashmë ka kaluar vijën e kuqe.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Atentati në Vlorë/ Artan Hoxha zbërthen skemën: Eliminuan objektivin për pesë sekonda

Publikuar

-

Nga

Atentati në Vlorë/ Artan Hoxha zbërthen skemën: Eliminuan objektivin për pesë sekonda

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mbrëmjen e sotme atentatin në Vlorë, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Bledar Birçaj.

Në një intervistë për “Opinion”, Hoxha deklaroi se pjesë e këtij atentati ishin dy qitësa, që sipas tij janë profesionistë dhe arritën të kryenin objektivin e tyre për 5 sekonda.

Janë dy qitës dhe janë me eksperiencë. Ata janë të koordinuar në mënyrë perfekte se nuk e kanë dëmtuar personin tjetër që ishte pasagjer. Viktima është një njeri 45 vjecc. Agresorit të parë i bie automatiku dhe në atë moment del personi që ishte në sedilien e pasme. Nëse ata domnin të shkaktonin viktima të tjerë e kishin më të lehtë. Viktima ka ardhur para tre javësh nga Spanja. Ajo që bën përshtypje është fakti që të dy qitësat mbajnë një pozicion diagonal për të mos dëmtuar pasagjerin. Është një fragment sekonde, jo më shumë se 5 sekonda. Është një goditje shumë e shpejt. Kjo është vrasje tipike mafioze”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE