LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Sekuestrohet 46 kg drogë/ Arrestohet poseduesi

8 Korrik 2019, 06:32, Aktualitet CNA
Foto-Sekuestrohet 46 kg drogë/ Arrestohet poseduesi

Policia në Tepelenë ka bërë të mundur finalizimin e një operacioni të koduar ?kanionet?, duke goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Mësohet se gjatë këtij operacioni është sekuestruar rreth 46 kilogram lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe disa fidanë kanabis, si dhe është arrestuar në flagrancë poseduesi i tyre.

?Në kuadër të luftës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve,në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit,   si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi A.Z. dispononte lëndë narkotike, nga ana e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër  është organizuar dhe finalizuar  operacioni “KANIONET”.

Si rezultat i operacionit  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A.Z., 42 vjeç, banues në Vlorë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në fshatin Nivicë, Policia gjeti dhe  sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 46 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe në oborr  dhe në afërsi të banesës u gjetën disa kubikë ku ishin  kultivuar fara kanabis .

Materialet për shtetasin e mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 dhe 283 i Kodit Penal.?-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga