Flet për herë të parë për nënën e saj/ Dafina Zeqiri bën dedikimin prekës – CNA
Connect with us

Kryesore Show Biz

Flet për herë të parë për nënën e saj/ Dafina Zeqiri bën dedikimin prekës

Publikuar

-

Këngëtarja Dafina Zeqiri sapo ka publikuar bashkëpunimin e saj më të fundit me reperin Lumi B.

Kënga “Lule, lule”, është pritur shumë mirë nga publiku dhe ka marrë mijëra klikime në kanalin Youtube.

Këngëtarja ka zbuluar një tjetër sekret me ndjekësit e saj. Ajo ka treguar se kjo këngë i kushtohet nënës së saj me të cilën e ka kënduar për herë të parë në një moshë shumë të vogël.

“Lule Lule kënga jonë e parë që kemi kënduar bashkë një herë. 2 vjeç unë…të du mas shumti në botë! Ti ma ke dhuruar një talent që ma ka shpëtuar jetën , ashtu qysh na ke shpëtuar ti. ! Nënë dhe baba je shembull! Unë thjesht po e vazhdoj rrugën tënde që janë munduar të ta ndërpresin!”, shkruan Dafina në postim ndërkohë që më pas shton:

LEXO EDHE:  Morena Taraku publikon këngën më të re/ Reagon këngëtari me famë botërore

“Ah sikur ju ta dinit jetën time…koha do ta tregojë, kur të vij momenti do të flas. Por kjo grua, përtej faktit që është mamaja ime është një luftëtare! Është arsyeja se përse jam duke bërë këtë që po bëj të cilën ajo duhet të ndalonte së bëri luftë për të luftuar për vajzat e saj!” ka shkruar këngëtarja.

Aktualitet

“Nën gjurmët e nuses”/ Vjehrra seksi e biondes që u fut në fushë, i lë të gjithë pa fjalë

Publikuar

-

Disa javë më parë gjatë finales së Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpulit dhe Totenhemit, modelja seksi ruse Kinsey Volanski tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës duke u futur në fushën e blertë, e veshur me bikini dhe fotot e saj bënë xhiron e rrjetit.

Këtë veprim ajo e bëri për të reklamuar biznesin e të dashurit të saj “Vitaly Uncensored” dhe momentalisht numëron me miliona ndjekës.

LEXO EDHE:  Morena Taraku publikon këngën më të re/ Reagon këngëtari me famë botërore

Këtë strategji reklamimi duket se e ka ndjekur edhe vjehrra e modeles, e cila ka përsëritur veprimin në një ndeshje tjetër.

E ëma e Vital, Elena Zdorovetski është futur në fushë e veshur me të zeza dhe në to dukej logoja e markës së futbollistit.Për ta nxjerrë nga fusha është dashur ndërhyrja e rojeve dhe pritet që Elena të gjobitet për këtë veprim.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

U tha se do të anulonte koncertet/ Loredana kthehet më e “fortë” se kurrë, ja ku do e shohim këngëtaren

Publikuar

-

Prej një muaji mediat rozë u “mbushën” me lajme për skemën e mashtrimit të këngëtares shqiptare Loredana Zefi ndaj një çifti zvicerian.

Kjo situatë ka ndikuar disi në karrierën e këngëtares, e cila pak kohë më parë njoftoi se do të anulonte koncertet e planifikuara për këtë verë.

Por duket se gjërat po marrin drejtim dhe këngëtarja i është rikthyer tregut muzikor.

LEXO EDHE:  Morena Taraku publikon këngën më të re/ Reagon këngëtari me famë botërore

Pak ditë më parë ajo publikoi projektin më të ri muzikor, i cili u prit mjaft mirë nga publiku dhe së fundmi mësohet se ajo do të rinisë koncertet e saj.

Lajmin e ka bërë të ditur Mozik nëpërmjet një fotoje ku tregon datat e të gjithë koncerteve për këtë verë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Mos u merrni me llafe”/ U tha se do të largohej nga Top Channel, flet për herë të parë Albana Osmani

Publikuar

-

Disa ditë më parë në media të ndryshme u tha se moderatorja shqiptare Albana Osmani do të largohej nga Top Channel pas 15 vitesh.

Së fundmi ajo ka vendosur që t’i përgjigjej pyetjeve të fansave në Instastory, ku dhe të shumtë ishin ata që e pyetën se nëse është e vërtetë që do të largohej nga televizioni i njohur.

“A janë të vërteta këto që kanë shkruar portalet së fundmi?”, e pyeti njëri nga fansat Albanën e cila u përgjigj: “Unë them gjithmonë ‘mos u merrni me llafe’. Njerëzit e mëdhenj janë ata që bëjnë diferencën nisur nga gjëra të vogla. Unë çmoj profesionistët dhe njerëzit besnik përreth meje”.

Ndërkohë një ndjekësi tjetër Albana ju përgjigj: “Unë qëndroj në statusin më të lartë në botë. Jam fëmijë i Perëndisë së gjallë. Atij i jam mirënjohëse për talentet, dhuratat dhe mundësitë për të realizuar çdo ëndërr timen me punë, energji dhe gëzim. Personalisht më pëlqejnë shumë sfidat ndaj jam gjithmonë gati për gjëra të bukura! Ka kaq shumë përpara dhe jam e lumtur!”

LEXO EDHE:  "E bekuar që të kam në jetën time"/ Eni Koçi i bën dedikimin e veçantë reperit në ditëlindjen e tij

 

Por  të shumtë ishin ata që e pyetën për festën e Digitalb dhe mungesën e saj në koncertin e djeshëm në Sheshin Skënderbej. “I uroj shumë suksese. Histori e shkruar. Platforma që mblodhi bashkë gjithë shqiptarët. Gëzohem që isha një dritë e llambës së madhe që foli shqip kudo. Suksese më tej!”, tha Osmani duke ngritur edhe më shumë aludimet për largimin e saj.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending