LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Elisa Spiropali shfrenon gjuhën në Kuvend/ "Zagarët dhe qenushët që ka hedhur në sulm..."

8 Korrik 2019, 16:50, Aktualitet CNA
Elisa Spiropali shfrenon gjuhën në Kuvend/ "Zagarët dhe

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali, nga seanca plenare që po mbahet në Kuvend për shkarkimin e presidentit Ilir Meta,  teksa i është hakërryer këtij të fundit politikisht, nuk është përmbajtur edhe për sulmet personale, ku përflitet se ka një përgjim me sfond seksual ndaj saj.

“Molotovët dhe falakdanët i mbante në dorë opozita rrugës, por urat dhe flakën i mbante ndezur Ilir Meta nga zyra e Presidentit të Republikës.

Për muaj të tërë Shqipëria përjetoi kërcënimet mediatike nga kaosi i ngritur. Në asnjë moment presidenti i shtetit nuk doli për ta ulur këtë.

Shqipëria mund ta kthehet në makthin  e shqiptarëve dhe në vendin e ëndrrave më të bukura të armiqëve tanë.

Presidenti u kthye në një makth, çdekretoi kthimin pas. I planifikuar me Sali Berishën dhe Monika Kryemadhin për të bërë pazarë.

Është sjell kundër natyrës së shtetit, ka planifikuar ndryshimin e zgjedhjeve, ka nxjerr një akt flagrant në kundërshti me shtetin.

Meta po përgojon partnerët tanë. Po vonon çdo ditë integrimin e vendit. Po tall një popull të tërë.

Dhe sa për zagaaët dhe qënushët që ka hedhur në sulm, kam vetëm një përgjigje. Do i përgjigjem me vargjet e Lasgush Poradecit.

Shpirtrat tanë që na qortojnë, janë qen që s?më kafshojnë?-përfundoi Spiropali./CNA.al

Lajmet e fundit nga