“Shqipëria e Ramës, një dështim ekonomik/ Tabaku  ‘dush të ftohtë”, Kryeministrit – CNA
Connect with us

Aktualitet

“Shqipëria e Ramës, një dështim ekonomik/ Tabaku  ‘dush të ftohtë”, Kryeministrit

Publikuar

-

“Shqipëria e Ramës, një dështim ekonomik”.

Kështu e ka komentuar ish deputetja demokrate Jorida Tabaku, k Samitin e Polonisë, ku sipas saj, kryeministri Edi Rama, u kthye i dështuar.

“Qeveria shqiptare në mungesë të plotë serioziteti, në paaftësi, mungese vullneti politik, por dhe e painteresuar për projekte që prekin njerëzit e qytetarët, nuk ka përfituar asnjë projekt infrastrukturor nga Samiti i Poznan.  Të gjithë fqinjët tanë kanë aplikuar e fituar, por Qeveria jonë gjykon që më mirë të japë PPP e koncesione se të përfitojë fonde te BE”, shkruan Tabaku në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Shqiperia e Rames nje deshtim ekonomik!

Procesi i Berlinit qe nisi si nje mundesi e arte per vendet e Ballkanit perendimor per tu integruar dhe per te perfituar financiarisht, fatkeqesisht nuk ka pasur perfitime per qytetaret shqiptare!

Qeveria shqiptare ne mungese te plote serioziteti, ne paaftesi, mungese vullneti politik por dhe e painteresuar per projekte qe prekin njerezit e qytetaret nuk ka perfituar asnje projekt infrastrukturor nga Samiti i Poznan.

Te gjithe fqinjet tane kane aplikuar e fituar, por qeveria jone gjykon qe me mire te jape PPP e koncesione se te pefitoje fonde te BE.

Deri me sot kane nenshkruar 2,2 mld Euro koncesione e nuk marrin mundimin te paraqesin nje dokument te vetem per te perfituar grante, te cilat ia lehtesojne frymen buxhetit te stermunduar te Shqiperise nga koncesionet abuzive dhe ua lirojne pak frymen shqiptareve nga taksat e larta si dhe jane nje hap me shume per te integruar rajonin me BE.

LEXO EDHE:  Deputeti, 1.8 milionë eurosh/ Si u pasurua ish këshilltari i Ramës?

Konkretisht, ne kete Samit u miratuan 9 projekte me nje vlere totale 728 mln Euro dhe me financim BE 180 mln euro qe do te sjellin investime prej 2,5 mld euro!

Projektet:

BOSNJA DHE HERCEGOVINA (96,8 mln Euro)

Korridori Mediteran Vc, Rudanka (Kostajnica) – tunel nën-seksioni Putnikovo Brdo 2.

Korridori Mediteran Vc, Rudanka (Kostajnica) – tunel nën-seksioni Putnikovo Brdo 2 – Medakovo.

Korridori Mediteran Vc, nën-seksioni Poprikusë – Nemila.

SERBIA (13,1 mln Euro)

Korridori Trans-Ballkanin i Energjisë, 400kV linja Obrenovac – Bajina Bašta.

KOSOVA (27,4 mln Euro)

Korridori Orient/East-Med: linja hekurudhore 10.

MAQEDONIA E VERIUT (42,7 mln Euro)

Korridori Orient/East-Med: rruga 6a: rruga motorike A4, Shkup-Bllacë.

Interkonekcioni i gazit Maqedonia e Veriut – Greqi.

Korridori Orient/East-Med: Linja hekurudhore Maqedonia e Veriut – Serbia. Stacioni i përbashkët Hekurudhor Tabanovce.

Integrimi Europian kerkon seriozitet, rezultate, perkushtim e kerkon plotesim kriteresh! Asgje nuk do te realizohet sa te jete ne krye Edi Rama! Do te vazhdoje te jape tendera e koncesione korruptive, do vazhdoje lidhjet me krimin e inkurajoje trafikun e droges por asnje dite te vetme nuk do te punoje per Shqiptaret!

Asnje hap pas per te zhvilluar e integruar Shqiperine!/CNA.al

Aktualitet

Stërvitje në kushte “ferri” për ekipin e njohur/ Pa tualete dhe pa telefona

Publikuar

-

Shumë skuadra zgjedhin zonat me kushte klimaterike mesatare për tu përgatitur për sezonin e ri.

Disa prej tyre zgjedhin zonat kodrinore, ndërsa skuadra e Augsburg ka një tjetër destinacion. Gjermanët e drejtuar nga Martin Schmidt kanë vendosur që fazën përgatitore për sezonin 2019-2020 ta zhvillojnë në Alpet zvicerane.

Sipas tij, stërvitja në këto kushte do e ndihmonte skuadrën që të ndërtonte një frymë më të mirë dhe një formë më të lartë atletike.

Augsburgu do të kalojë disa ditë duke jetuar në kushte shumë të ndryshme për atë që lojtarët profesionistë të futbollit janë mësuar normalisht. Lojtarët dhe trajnerët do të flenë në kabina, me vetëm pajisje bazë dhe nuk do të kenë dushe ose tualete në dispozicion brenda kabina.

LEXO EDHE:  Deputeti, 1.8 milionë eurosh/ Si u pasurua ish këshilltari i Ramës?

Nuk ka valë për celularët dhe nëse kjo nuk ishte e mjaftueshme, lojtarët duhet të ngrihen në orën 05:30 çdo mëngjes për të qenë gati për disa ngjitje malore, e cila fillon në orën 06:00.

Sipas trajnerit, përvoja do të tregojë aftësitë dhe kufizimet që secili lojtar ka. Schmidt gjithashtu beson se kjo metodë do të ndihmojë lojtarët të përballojnë nëse gjërat shkojnë keq gjatë sezonit.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ylli televiziv nuk i lë vend imagjinatës/ I tregon të gjitha linjat e trupit në fustanin e tejdukshëm

Publikuar

-

Ylli televiziv Megan Barton Hanson është përfolur shumë nga mediat për lidhjet e saj me vajzat e tjera të showbizit.

Por duket se kjo nuk i intereson aspak. Së fundi Megan i ka befasuar të gjithë me ndryshimin në pamjen e saj.

Bukuroshja e televizionit shafqet shumë joshëse me flokët e saj me nuancë rozë. Por ajo që ka tërhequr gjithë vëmendjen e paparacëve është fustani i saj, i cili nuk i lë shumë vend imagjinatës.

LEXO EDHE:  Deputeti, 1.8 milionë eurosh/ Si u pasurua ish këshilltari i Ramës?

Qartazi mund të dallohen të gjitha linjat e saj trupore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Me shapka dhe bluzë kuq e zi/ Kujtim Gjuzi poston foton në breg të detit

Publikuar

-

By

lsi drejt falimentimit

Deputeti i listës së Lulzim Bashës, Kujtim Gjuzi ka tërhequr sërish vëmëndjen sot, nëpërmjet veshjes së tij.

Deputeti Gjuzi ka publikuar në rrjetet sociale, një foto duke qëndruar në breg të detit, ku shfaqet me shapka të bardha dhe një bluzë të kuqe që ka në sfond shqiponjën e flamurit kombëtar, si dhe një palë pantallona të shkurtra sportive në ngjyrë blu.

LEXO EDHE:  Deputeti, 1.8 milionë eurosh/ Si u pasurua ish këshilltari i Ramës?

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending