LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Profil/ Kush është Kyriakos Mitsotakis, ish-bankieri që e ka në 'gjak' politikën?

7 Korrik 2019, 20:37, Aktualitet CNA
Profil/ Kush është Kyriakos Mitsotakis, ish-bankieri që e ka

I biri i Konstantinos Mitsotakism kryeministrit të Greqisë në fillim të viteve ?90 dhe vëllai i Dora Bakojanis, e cila ka shërbyer ka shërbyer si kryebashkiake e Athinës, kur u zhvillua Olimpiada në 2004, ka fituar besimin e qytetarëve grek për të udhëhequr vendin për 4 vitet e ardhshme. Një ish- bankier, që është marrë me politikë dhe ka mbajtur më herët postin e ministrit të jashtëm, ka pasur pikën e fortë në programin e tij elektoral rimëkëmbjen e ekonomisë greke, duke premtuar uljen e taksave, tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Me deklarata se do të jetë kryeministër i të gjithë Greqisë, ai ka bindur qytetarët t’i besojnë, duke marrë një fitore më të lartë nga sa ishin pritshmërisë, mbi 151 vende të nevojshme në parlament, çka do të thotë se do të qeverisë i vetëm, pa pasur nevojë për të bërë koalicion me asnjë parti tjetër.

?Ai është një orator i zoti, i përmbajtur dhe me shumë vetëbësim?, e përshkruan Mitsotakisin, analisti politik, Aris Hatzis./Shqiptarja

Lajmet e fundit nga