“Harxhoni paratë me materializëm”/ Kardashian i përgjigjet fansave – CNA
Connect with us

Aktualitet

“Harxhoni paratë me materializëm”/ Kardashian i përgjigjet fansave

Publikuar

-

Miliarderja Khloe Kardashian ka shkaktuar zemërim tek disa prej fansave të saj, pasi publikoi një foto ku shfaqte gjërat e shtrenjta që i blinte vajzës së saj.

Ajo shihej duke luajtur me një makinë të markës së njohur “Bentley”. Edhe pse thjesht ishte një lodër fansat e kanë kritikuar për këtë fakt.

“Shumë bukur, një tjetër Kardashian në ‘Bentely’. Ju nuk e vini re se si duken këto blerjet e tuaja të shtrenjta në botën jashtë. Unë e kam dashur vërtetë historinë e familjes suaj, por tani nuk mund të shikoj se si ju harxhoni gjithë këto para për materializëm të kot. Është kaq e trishtueshme”, ka shkruar personi në fjalë.

Pas këtij reagimi Khloe nuk ka qëndruar e heshtur, por i ka kthyer përgjigje ndjekësit të saj me shumë mirësjellje: “Unë nuk jam këtu për të provuar se çfarë bëj unë apo nuk bëj. Por unë mund të them se jam e aftë ta shikoj veten time në pasqyrë dhe të fle e qetë natën. Jam e aftë ta bëj këtë gjë, sepse e di që jam një njeri i mirë dhe jeta është e gjitha për balancë.

Po, unë zgjedh ta dëmtoj vajzën time. Unë dua ta dëmtoj atë me dashuri dhe po ashtu dhe me gjëra materiale. Ajo do të rritet gjithashtu me vlera, përgjegjësi, detyra, respekt dhe dashuri për veten”, ka thënë ndër të tjera Khloe. Pas kësaj ajo ka marrë mbështetjen e shumë fansave, të cilët thoshin se nuk ka nevojë t’i japë askujt shpjegime për jetën e saj.

Aktualitet

“Nën gjurmët e nuses”/ Vjehrra seksi e biondes që u fut në fushë, i lë të gjithë pa fjalë

Publikuar

-

Disa javë më parë gjatë finales së Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpulit dhe Totenhemit, modelja seksi ruse Kinsey Volanski tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës duke u futur në fushën e blertë, e veshur me bikini dhe fotot e saj bënë xhiron e rrjetit.

Këtë veprim ajo e bëri për të reklamuar biznesin e të dashurit të saj “Vitaly Uncensored” dhe momentalisht numëron me miliona ndjekës.

Këtë strategji reklamimi duket se e ka ndjekur edhe vjehrra e modeles, e cila ka përsëritur veprimin në një ndeshje tjetër.

E ëma e Vital, Elena Zdorovetski është futur në fushë e veshur me të zeza dhe në to dukej logoja e markës së futbollistit.Për ta nxjerrë nga fusha është dashur ndërhyrja e rojeve dhe pritet që Elena të gjobitet për këtë veprim.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kritikoi Erion Veliajn/ Ish ministri i Ramës: Malaj ligjërisht nuk mund të shkarkohet

Publikuar

-

By

Grupi Parlamentar i PS-së ka kërkuar shkarkimin e Arben Malajt si anëtar i bordit në Bankën e Shqipërisë.

Shkak për të shkarkim duket se është janë bërë kritikat e njëpasnjëshme të malajt, ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ish ministri i drejtësisë në Qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale ka thënë s eligjërisht Malaj nuk mund të shkarkohet , vetëm se kritikon Veliajn.

“Ligjërisht Arben Malaj nuk mund të shkarkohet pse kritikon Kryetarin e Bashkisë e as pse nuk pranon zbatimin e urdhërave të politikë që jepen me SMS.  Banditërisht po, mund shkarkohet si të gjithë të tjerët që nuk pajtohen me bandën që qeveris!”, ka shkruar Manjani në rrjetet sociale.

 Postimi i plotë:

Arben Malaj është një qytetar i denjë dhe profesionist i zoti. Ka kontribuar në politikë vetëm mbi parime.

Beni futet tek politikanët që nuk bëjnë kompromise politike në kurriz të profesionalizmit dhe qytetarisë.

Nuk ka bërë kompromise kur ishte pranë qypit me mjaltë të qeverisë, jo më sot që ofrohet vetëm qypi me mut.

Jam 1000% i bindur që Beni është në anën e të drejtës dhe se ato probleme që Ai ngre janë shqetësime reale të tregut financiar e bankar në këtë vend.
Treg gjithsesi i deformuar rëndë nga presioni i informalitetit që buron nga krimi i organizuar.

Ligjërisht Arben Malaj nuk mund të shkarkohet pse kritikon Kryetarin e Bashkisë e as pse nuk pranon zbatimin e urdhërave të politikë që jepen me SMS.

Banditërisht po, mund shkarkohet si të gjithë të tjerët që nuk pajtohen me bandën që qeveris!/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Julian Deda pesimist si Ristani/ Rama nuk do ikë ndonjëherë

Publikuar

-

By

Aktori i humorit Julian Deda, është një nga zërat që kritikon në vijimësi Qeverinë Rama.

Sipas tij, pushteti që po mbjell Rama, prodhon vetëm diktatorë.

“Pushteti, që po mbjell Edi është i destinuar të prodhojë vetëm diktatorë edhe pas ikjes së tij, gjithmonë nëse do ikë ndonjëherë”, shkruan Deda në një postim në rrjetet sociale.

Duket se edhe Deda, është pesimist si Arben Ristani, kur bëhet fjalë për ikjen e Ramës dhe qeverisë së tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending