LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhuna ndaj automjetit të Lubonjës/ Reagon ashpër shkrimtarja e njohur

7 Korrik 2019, 18:27, Aktualitet CNA
Dhuna ndaj automjetit të Lubonjës/ Reagon ashpër shkrimtarja e

Shkrimtarja Flutura Açka në një postim në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me sulmin që i është bërë makinës së analistit Fatos Lubonja.

Sipas saj, makina e Lubonjës u dhuna për shkak se analisti nuk bën kompromis me fjalën.

Açka shkruan se media është armiku i bukur i çdo demokracie dhe pa të demokracia vdes, ndërkohë në Shqipëri thekson ajo po ndodh e kundërta.

Postimi i plotë:

“Armiku i bukur”

Çfarë hendeku mes bukurisë shqiptare dhe sjelljes sonë shqiptare. Makina e Fatos Lubonjës e dhunuar sepse nuk bën kompromis me fjalën e tij, gazetarë të kërcënuar që i ikin Shqipërisë përditë, censurë një emisioni investigativ pse thotë të vërtetën, protestues të lirë të Teatrit, dhe jo vetëm, që thirren barbarë. Jam e sigurtë që pas një shkrimi të shkëlqyer që lexova sot nga Mustafa Nano mbi lehtësinë e papërballueshme të një imami, mund ta ndjekë ndonjë fatëa alla shqiptare. Mua vetë shpesh më kanë lënduar – deri duke më trazuar te humbja e djalit – pse kam thënë çfarë kam menduar. Si do të bëjmë demokraci me ligje kundër fjalës së lirë?! Vite të shkuara kur “Corriere della Sera” ishte në prag falimentimi, qeveria italiane ndihmoi financiarisht në ringritjen e saj, sepse, pa fjalën e lirë, pa “armikun e bukur” çdo demokraci vdes. Ne, shqiptarët, se si po bëhemi, “armiq” të pabukur të demokracisë sonë./CNA.al

Lajmet e fundit nga