Basha fsheh diplomimin/ CNA.al nuk i ndahet – CNA
Connect with us

Aktualitet

Basha fsheh diplomimin/ CNA.al nuk i ndahet

Publikuar

-

Kreu i PD-së Lulzim Basha vijon të heshtë për diplomimin e tij.

Njeriu që pretendon të bëhet Kryeministër, dyshohet se ka mashtruar me shkollimin, dhe në  këtë mënyrë vazhdon të fshihet, duke shpresuar që mediat të heshtin.

Por, kjo s’do të ndodhë.

Basha, megjithëse bën protesta dhe flet çdo ditë e natë për transparencë, nuk dëgjohet për shkollimin e tij.

CNA.al i ka bërë dy letra Lulzim Bashës dhe sot e kësaj ditë nuk kemi marrë përgjigje  në lidhje me afatet e tij të shkollimit.  Ka ikur në vitin 1993 në Hollandë dhe në vitin 1999 ka filluar  punë në Kosovë.  Thënë më qartë i janë dashur të paktën 16 vjet që të bëjë shkollimin.

Ka pasur aludime, ka pasur akuza dhe në mënyrë që të mos ketë keqkuptime, ne i kemi dërguar një shkresë zyrtare  Universitetit të Utrecht, ku pretendohet se Basha ka mbaruar studimet.

Universiteti Utrecht, me 23 Prill 2019, nëpërmjes zonjës, Zonja Christina Jeliazkova na ka kthyer përgjigje, duke kërkuar autorizimin e z. Basha, por ky i fundit edhe pse është vënë në dijeni, hesht.

Ne s’po bëjmë asgjë tjetër vetëm po i kërkojmë kreut të PD-së, të na japë autorizimin të verifikojmë se sa vite i janë dashur për të studiuar.

Kur Lulzim Basha, sot në Opozitë nuk i jep një media mundësinë për të marrë informacione në rrugë elektronike për shkollën e tij, imagjinoni nesër se çfarë mund të bëjë.

Basha që tërë ditën, akuzon, bërtet, shan për mungesë transparence dhe thotë se do të çlirojë mediat, ky është njeriu që nuk jep asnjë informacion në lidhje me shkollimin e tij.

Por, CNA.al nuk do të ndalet. Ne do të vazhdojmë t’i shkruajmë Lulzim Bashës, sapo të mbarojë afati ligjor i letrës, një tjetër letër e kështu me radhë, pa u ndalur.

Do të hapim një kënd në faqen tonë për shkollën e tij dhe për shkollën e Erion Veliajt, i cili ashtu si Basha nuk kthen përgjigje, që shqiptarët ta marrin vesh se kush janë këta sharlatanët tanë politik./CNA.al

Basha dy muaj që fsheh diplomën/ CNA.al i dërgon letrën e dytë

Një i pashkollë pretendent për kryeministër?/ Pse Basha fsheh diplomën

Skandal, 12 vjet për t’u diplomuar/ Lulzim Basha fsheh shkollimin

Skandal, 12 vjet për t’u diplomuar/ Lulzim Basha fsheh shkollimin

Lulzim Basha ka gënjyer edhe për shkollën e lartë/ Me korrespodencë dhe i ka zgjatur 12 vite

12 vjet për t’u diplomuar/ Pse Lulzim Basha fsheh diplomën e shkollës së lartë?

Aktualitet

Fansja ofendon keq moderatoren/ Aulona Musta e zemëruar “shpërthen” me komentet

Publikuar

-

Moderatorja Aulona Musta është një nga personazhet më aktivë në rrjetet sociale, e cila njihet tashmë për replikat që bën me ndjekësit e saj.

Fotoja e fundit e Aulonës në Instagram është bërë një temë diskutimi për ndjekësit, të cilët kanë shpërthyer në komente ofenduese ndaj saj.

Aulona ka publikuar një foto ku shfaqet me bahskëshortin e saj dhe menjëherë kanë nisur reagimet nga më të ndryshmet.

“Ti veç femër nuk je … dhe mbi të gjitha nuk mund të them mami .. çfarë edukate do i japësh vajzës tiii .. tiii je për te semafori o lal,”, i shkruante fansja ndërkohë që Aulona ja ka mbyllur gojën me përgjigjen.

“Fakti që ke ëndërruar gjithë jetën të punosh te semafori për vete, por u detyrove të martoheshe e lindje fëmijë në moshë të re dhe tani je e dëshpëruar, nuk do të thotë që të gjithë e kanë këtë dëshirë, o lal!

Imagjino që po rrit dy djem kjo qenia këtu…imagjino çfarë trajtimi do t’i bëjnë vajzave, duke patur shembullin e kësaj nëne! Kushedi të shkretën e ka rrahur burri ose vjehrra që në mëngjes dhe vjen më shfryhet mua…”, përfundon ajo.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ylli argjentinas hedh poshtë zërat e merkatos/ Kam folur me Conten, do qëndroj tek Inter

Publikuar

-

Pas disa paraqitjesh mjaft dinjitoze në Kupën e Amerikës me kombëtaren argjentinase, Lautaro Martinez tërhoqi vëmendjen e Barcelonës, teksa edhe agjenti i tij pranoi një interesim paraprak të katalanëve.

Megjithatë sulmuesi i Interit, i cili aktualisht po kalon ditët e fundit të pushimeve, para se t’u bashkohet zikaltërve, theksoi se është i përqendruar te skuadra e tij dhe se nuk do të dëgjojë për oferta të tjera.

“Nuk kam folur me menaxherin tim për Barcelonën, pasi jam pjesë e Interit dhe do të vazhdoj të jem. Kam folur në telefon me Conten dhe mezi po pres t’i bashkohem skuadrës në përgatitje. Shpresoj të bëjmë një sezon mjaft të mirë si në aspektin personal, ashtu edhe atë të skuadrës”, tha Lautaro.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kthema dritën”/ 300.000 familje të varfëra pa elektricitet, qytetarët protestë para Kryeministrisë

Publikuar

-

Qindra qytetarë nga familjet e varfëra nga 5 qytete u mblodhën ditën e sotme për të protestuar përpara Kryeministrisë nën sloganin “Mirato VKM”

Në thirrjen e përbashkëta për rreth 1 orë ata kërkuan të miratohet Vendimi i Këshillit të Ministrave për nenin 95 të ligjit për “Sektorin e Energjisë Elektrike ”

Protesta u zhvendos prapa Kryeministrisë për të kërkuar një përgjigje nga Z.Rama për peticionin e dërguar ditën e henë, peticioni është firmosur nga 3500 qytetarë.

Në një intervistë për PortaVendore aktivistët tregojnë se: Ne kemi marrë ndërmarrë të gjithë hapat për të kërkuar që kjo VKM të miratohet, duke dërguar në muajin dhjetor më shumë se 150 ankesa nga qytetarët tek portali Bashkëqeverisjes, ende sot nuk kemi një përgjigje për ankesën, kemi zhvilluar takime të ndryshme me përfaqësues institucionesh ku kemi folur për miratimin e VKM, ndërkohë që sot vendosëm të protestojmë pasi nuk ka më hapa të tjera për të bërë, qytetarër më te varfër të Shqipërisë ishin sot duke folur për hallin e tyre, jo për parti po për një problem real i cili prek më shumë se 300.000 familje të varfëra që nuk kanë mundësi të paguajnë faturat e energjisë elektrike.

Neni 95 i Ligjit për Sektorin e Energjisë Elektrike u jep mundësinë familjeve të varfëra të rimbursohen nga buxheti i shtetit 210 këh ndryshe 2000 mijë lekë në muaj si lehtësim për faturën e energjisë elektrike, përpos kësaj do të mundësojë lehtësi në pagesën e kësteve.

Ligji i miratuar në vitin 2015, kishte si afat 1 vit per të miratuar aktet nënligjore në mënyrë qe të ligji të kishtë fuqi vepruese, theksojmë se një qytetër nga Elbasani Z.Ilirjan Petriti është ankuar në Gjykatën r Tiranë për miratimin e VKM të nenit 95, por përgjigja e gjykatës ishte e ftohtë duke shpjeguar qe nuk kishte fuqi të detyronte Këshillin e Ministrave.

Mësojmë nga Aktivistët se 2 prej tyre janë futur në takim në Kryeministri për te disktuar rreth miratimin të VKM për nenin 95, ata tregojnë se: U takuam me Drejtoreshën e platformës së Bashkëqeverisjes, ata u shprehën se do na kthejnë përgjigje sapo të mbushet afati 1 javë nga dërgimi i peticionit më të gjithë opionet dhe mendimet e Kryeministrisë dhe Ministrive që janë përgjegjëse për këtë VKM, me tej aktivistët shprehen se familjet e varfëra kanë 3 vite që presin, dhe janë shkelur të gjithë afatët ligjore për ta miratuar, edhe sa do të presin qyterarët nga burokracitë e shtetit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending