Rusia merr në mbrojtje Ilir Metën – CNA
Connect with us

Aktualitet

Rusia merr në mbrojtje Ilir Metën

Publikuar

-

Ambasada e Rusisë në Tiranë merr në mbrojtje Ilir Metën. Me një deklaratë zyrtare, bërë në faqen në Facebook, ambasada e Rusisë në Tiranë, ka reaguar pas shkrimit që ka botuar gazeta Sot (lexo artikullin këtu), e cila të premten ka publikuar një shkrim lidhur me intervistën që Ilir Meta kishte dhënë disa kohë më parë në një televizion rus, intervistë që u transmetua në “Real Story” të enjten në mbrëmje.

Ilir Meta deklaronte në atë intervistë se “jam rritur si edhe shumë moshatarë të mi në fëmijëri apo në rininë e hershme me letërsinë sovjetike. Madje një nga arsyet pse jam ndeshur me shumë vështirësi në jetën politike dhe mendoj që kam arritur t’i përballoj ato është sidomos sepse kam qenë shumë i ndikuar nga letërsia revolucionare sovjetike nga shkrimtarët tuaj, dhe sot mund t’ju recitoj fjalën e Oleg Koshevojit, të Fadejevit tek ‘Rojet e Rinj”.

Gazeta “Sot” i ka kushtuar një artikull kësaj deklarate të Ilir Metës, duke u shprehur se Presidenti i vendit ishte nën influencën e Rusisë. Për këtë arsye, Ambasada Ruse, ka reaguar duke akuzuar se “gazetarët e kësaj gazete vazhdojnë të bëjnë sulme të porositur ndaj Rusisë, duke prodhuar produkte të imagjinatës së tyre të sëmurë”, shkruhet fillimisht në deklaratën e Ambasadës Ruse.

LEXO EDHE:  "Janë vjedhur xhepat e shqiptarëve"/ Kërkohet dorëheqja e Metës dhe hetimi ndaj tij

Më tej, indirekt, ambasada del në mbrojte të Ilir Metës, duke shkruar se “në fakt, kjo intervistë shumë “e fshehtë” u shfaq dy herë gjatë “prime-time” të një prej kanaleve televizive më popullore rusishtfolëse në botë me një auditor teleshikuesish prej më shumë se 200 milionë njerëz. Kjo intervistë është, në të vërtetë, e vetmja përpjekje e një prej udhëheqësve shqiptarë për t’u përcjellë qytetarëve rusë një informacioni pozitiv për Shqipërinë, për t’i bindur ata të vizitojnë këtë vend dhe të shpenzojnë këtu paratë e tyre. E theksojmë, është e vetmja përpjekje. Ju kujtojmë se turizmi është një nga sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare”./Realstory

Aktualitet

“Më vjen keq, por nuk jam e interesuar”/ I riu “masakron” 18 vjeçaren

Publikuar

-

Një ngjarje shokuese ka ndodhur orët e para të mëngjesit në qendër të Manchesterit, ku një vajzë 18 vjeçare është dhunuar nga një grup djemsh.

Gabrielle së bashku me shoqen e saj po ktheheshin nga një parti, teksa djemtë i kanë ngacmuar. Gabrielle e ka refuzuar djalin duke i thënë që i vinte keq, por nuk ishte e interesuar.

Djali, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, nuk ka mundur të pranojë refuzimin dhe e ka goditur me grusht duke e lënë pa ndjenja.

LEXO EDHE:  "Janë vjedhur xhepat e shqiptarëve"/ Kërkohet dorëheqja e Metës dhe hetimi ndaj tij

Ndërkohë një student që është ndodhur aty pranë, ka ndërhyrë për t’i ndarë por si rezultat ka marrë një goditje të rëndë në fytyrë.

Policia ka hetuar ngjarjen dhe ka siguruar pamjet nga rruga ku ka ndodhur ngjarja e rëndë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Çunat problematikë” të Rilindjes/ Pas grabitjes Romeo Shehu drejton Hetimin Tatimor

Publikuar

-

By

Emërimi i personave të inkriminuar në administratë është kthyer në standart.

Njerëz më të kaluar të errët janë vendosur në pozicione dhe poste kyçe.

“Çunat problematikë” Rilindja nuk i do vetëm për zgjedhjet, por edhe në drejtimin e institucioneve.

Kështu në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Tiranës është emëruar, Romeo Shehu, një emër ky jo i panjohur për mediat dhe organet e drejtësisë.

Ai është emëruar në Maj të këtij viti, pavarësisht problemeve që ka pasur me drejtësinë.

CNA.al mëson nga burime të sigurta se ka qenë zëvendëskryeministri Erion Braçe që e ka dërguar në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Tiranës.

Romeo Shehu, i cili ndryshe njihet si i ish-dashuri i Çiljeta Xhilagës, në vitin 2012 është akuzuar për vjedhje në bashkëpunim.

Në atë kohë policia në një njoftim për mediat deklaroi se kishte arrestuar dy persona dhe kishte shpallur një të tretë (Romeo Shehun) në kërkim, pasi kishin vjedhur një magazinë.

LEXO EDHE:  "Janë vjedhur xhepat e shqiptarëve"/ Kërkohet dorëheqja e Metës dhe hetimi ndaj tij

Sipas të dhënave të Policisë në pranga kishin rënë  shtetasit E. G. 29 vjeç dhe G. F ,31 vjeç pasi në datën 26 janar të vitit 2012,  kishin vjedhur në bashkëpunim me Romeo Shehun, duke grabitur cigare me vlerë 250 milion lekë të vjetra.
Por, sot pas 7 vitesh, Shehu, ka depërtuar në administratën shtetërore dhe jo në ndonjë punë dosido, por tejet të rëndësishme.

Tashmë si mbetet veçse të mbledhë “gjobat” për shefat dhe planin e Rilindjes.

Megjithëse në kohën kur është realizuar grabitja nuk ka qenë funksionar i shtetit, sot Shehu ka shpërblime për merita të veçanta.

Vendi i punës të cilin, dyshohet se e ka zënë nëpërmjet Braçes, është e mjegullt dhe tashme do hetoje bizneset per hesap te Rilindjes por ka edhe te tjera te dhena qe akuzojne ushtarin e zv/kryeministrit. ./CNA.al

Romeo Shehu dhe Çiljeta Xhilaga

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Lidhja e re e Dua Lipës/ Dy modelet “kërcënojnë” këngëtaren shqiptare

Publikuar

-

Dy modelet Gigi dhe Bella kanë “kërcënuar” këngëtaren shqiptare Dua Lipa. Kjo e fundit pas ndarjes nga 31-vjeçari Isaac Carew, ka nisur një lidhje të re dashurie me 20-vjeçarin Anëar Hadid, i cili është vëllai i vogël i supermodeleve.

Mediat rozë shkruajnë se dy motrat janë kundër kësaj lidhje. Një person i afërt me Gigi dhe Bella Hadid është shprehur se dy supermodelet kanë frikë se vëllai i tyre i vogël, vetëm 20 vjeç, do të lëndohet nga kjo lidhje me këngëtaren 23 vjeçare Dua Lipa.

LEXO EDHE:  "Janë vjedhur xhepat e shqiptarëve"/ Kërkohet dorëheqja e Metës dhe hetimi ndaj tij

“Anwar ka qenë gjithmonë i ndjeshëm, ndërsa Gigi dhe Bella e kanë mbrojtur gjithmonë atë”.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending