PSG goditje “poshtë brezit” Barcelonës/ Ia ofron Neymarin gjigantit tjetër të Europës – CNA
Connect with us

Aktualitet

PSG goditje “poshtë brezit” Barcelonës/ Ia ofron Neymarin gjigantit tjetër të Europës

Publikuar

-

PSG i ka ofruar Neymarin Realit të Madridit. Dëshira e brazilianit është të kthehet në Barcelonë dhe ka gati një muaj që insiston në klubin francez për të plotësuar këtë kërkesë. Megjithatë, kthimi i 27-vjeçarit sa vjen e ndërlikohet më shumë. Marrëdhëniet mes Al Khelaifit dhe drejtuesve të Barçës janë “të ndera”.

Negociatat e katalanasve me lojtarët nën kontratë të PSG dhe ikja e dhimbshme e Neymar dy vite më parë ka sjellë një prishje totale të marrëdhënieve. Ardhja e Leonardos u duk se i zbuti pak marrëdhëniet, por ka ende mllef të grumbulluar nga të dyja palët. E gjithë kjo sjell kundërshtimin e klubit francez për të shitur Nejmar në Barcelonë.

LEXO EDHE:  Zidane nuk e duron dot më/ Dua që ai lojtar të largohet sa më shpejt

Spanjollja “AS” pretendon se drejtuesit e PSG e kanë propozuar kanditaturën e Neymar në “Santiago Bernabeu”. Të dy klubet gëzojnë një raport shumë korrekt. Megjithatë, Neymar nuk është prioritet në Madrid. Skuadra është e mbipopulluar me lojtarë ofensivë dhe synimi primar i Florentino Perez është të shesë.

Shitja përfundimtare e Bale për një shifër të volitshme do të shtonte shancet që Reali të kërkonte Neymar. Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse braziliani do të guxonte të tradhëtonte tifozët dhe shokët e tij në klubin katalanas.

Aktualitet

Dokumentet-Berisha denoncon skandalin/ Si u grabit lulishtja e qytetit  

Publikuar

-

By

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, sipas të cilit është përvetësuar lulishtja e lagjes “Çlirim” në Berat, nëpërmjet një kontrate fiktive.

Denoncuesi thekson se kjo lulishte ne bashkepunim me drejtues institucionesh dhe drejtues te Z.V.R.P.P.-së Berat eshte pervetesuar ne prone private dhe për më tepër, sipas tij kulmi arrin se personin e kane pajisur dhe me Certifikate pronesie.

“Pershendetje! Eshte pervetesuar lulishtia e lagjes “Clirim” ne qytetin e Beratit nepermjet nje kontrate fiktive. Kjo lulishte ne bashkepunim me drejtues institucionesh dhe drejtues te Z.V.R.P.P.- Berat eshte pervetesuar ne prone private, kulmi arrin se personin e kane pajisur dhe me Certifikate pronesie. Bashkia Berat dhe cdo institucin tjeter ka dijeni, por per shkak te mandateve dhe perfitimeve personale heshtin. Asnje nuk po reagon per kete pamje, duan te ndertojne pallat… Ju lutem mos heshtni! Me respekt”-shkruan denoncuesi.

LEXO EDHE:  Zidane nuk e duron dot më/ Dua që ai lojtar të largohet sa më shpejt

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

E pabesueshme! Modelja e famshme tregon linjat perfekte 6 javë pas lindjes

Publikuar

-

Para 6 javësh, modelja e famshme Abbey Clancy është bërë nënë për herë të katërt.

33 vjeçarja ka treguar linjat e saj perfekte, gjatë pushimeve në Portugali.

Ajo shfaqet e veshur me një palë bikini ngjyrë të bardhë dhe duhet thjesht mahnitëse./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Panik në Lezhë/ Makina merr flakë pranë një karburanti

Publikuar

-

By

makina ne flake ne tirane shperthen eksplozivi

Një makinë në qytetin e Lezhës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Ngjarja ka sjellë panik në qytet, pasi makina ka marrë flakë në afërsi të një karburanti dhe dyshohet se ka rrezik për shpërthim.

Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending