Vjedhja e votave/ Kryemadhi paralajmëron një tjetër dosje – CNA
Connect with us

Aktualitet

Vjedhja e votave/ Kryemadhi paralajmëron një tjetër dosje

Publikuar

-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka mbledhur mbrëmjen e sotme strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ndërsa u shpreh se më 30 qershor mori fund vizioni i kryeministrit Rama për ta kthyer Shqipërinë në një vend monist, ajo paralajmëroi se dosjet “184” dhe “339” do të kenë shoqe edhe dosjen e 30 qershorit.

“30 qershori ishte fundi i të gjithë psikologjisë dhe vizionit të tij për ta kthyer Shqipërinë në një vend monist. Sot kemi një raport të ODIHR, që thotë se në zgjedhje një parti u regjistrua në mënyrë të jashtëligjshme. Dosja “184” dhe “339” do kenë bashkëudhëtare edhe dosjen 30 qershori. Se Rama nuk ndejti dot pa futur dorën tek kutia, procesverbali, gjithë procesi zgjedhor,” ka thenë Kryemadhi /CNA.al

 

 

Aktualitet

Takaj i tregon të gjitha/ E-maili kërcënues u nis nga Tirana, personi që na dënon është Dervishi

Publikuar

-

Për herë të pas dënimit që UEFA i dha Skënderbeut dhe pasi u la në fuqi nga KAS, presidenti Ardjan Takaj ka dalë dhe ka folur për emdiat në një konferencë për shtyp. numri një i Skënderbeut, u shpreh se nga një zyrë në Tiranë, kanë shkuar mesazhe kërcënuese në UEFA, ndërkohë që ka kërkuar edhe hapjen e dosjeve të UEFA-s, për të mësuar arsyet e dënimit. Ai është i bindur se gjithçka është mirëogranizuar, vetëm e vetëm që të dëmtohet imazhi jo vetëm i presidentit, por i një qyteti.

“E-mail anonim drejtuar UEFA-s me kërcënime? “Ne bëmë denoncim, pastaj gjithçka u ndal në Tiranë, hetimi ngeci. Na është thënë vetëm që është nisur nga një zyrë në Tiranë. Kërcënimi ka qenë i orkestruar në mënyrë fantastike. Është bërë gjatë kohës që unë isha në zyrat e UEFA-s. Pikërisht në atë moment shkon një kërcënim për inspektorët e UEFA-s. Kjo na preu të gjitha marrëdhëniet që ne kishim me UEFA-n e na çoi drejt e në gjyq”.

SportRadar? “Është një biznes që përton miliona euro në vit, ka 15 vite që funksionon. Më tregoni të paktën një rast të vetëm ku BFDS ka dënuar një klub futbolli. Sipas raporteve të BFDS, ata bëjnë 32.000 monitorime në vit, ku 16.000 janë të dyshuara dhe 2.000 janë në rreth të kuq. Me pak fjalë, janë 30.000 dosje, por nuk është publikuar asnjë prej tyre. A nuk na lind e drejta të kërkojmë të zbardhen? Nuk ekziston asnjë denoncim ndaj presidentit, lojtarëve apo punonjësve të Skënderbeut. Nuk ekziston asnjë rresht ku dikush të ketë folur kundër nesh”.

Akuzat e Tom Mace, funksionarit të SportRadar? “Ai është pjesë e atij biznesi. Deklaratat e tij se Skënderbeu trukon janë për të mbrojtur punën e tij. Gjithë raportet e ardhura për ndeshjet e kampionatit shqiptar, më thoni ku akuzohet Skënderbeu. Po të ishim klub i një shteti të madh, do ishte gjithçka ndryshe. Janë me mijëra raporte që u çohen federatave, por nuk janë prova për të dënuar. Në një shtet normal e të fortë, gjithë këto 15 vite monitorime do të publikoheshin dhe zbardheshin. A ka logjikë që SportRadar të ketë 10 vjet që monitoron Skënderbeun? Pse nuk është dënuar Skënderbeu që në shkeljen e parë, nëse qenkan prova këto që kanë gjetur?”

Skënderbeu kurban?
“Kjo nuk diskutohet, nuk e themi vetëm ne, por edhe të huaj e kanë thënë që jemi vend i vogël dhe kryhen eksperimente. Shihni Meshelen në Belgjikë, asnjë raport nuk ka pasur, e ka zbuluar policia belge tentativën për trukim. Edhe në Spanjë, asnjë dënim nuk ka dhënë UEFA. Në rastin tonë nuk rezulton askush i përfshirë, direkt apo indirekt, por ka vetëm aludime dhe dënohet një klub për një krim që nuk ka autor. Nuk është dënuar presidenti, por po dënohet një qytet i tërë”.

E ardhmja? “Nuk do ta lë Korçën, do ta vijoj projektin tim. Korça do ketë klubin e vet të futbollit dhe në nivele të larta. Nuk e di si do vijojë pjesa e gjobës nga UEFA, që të marrim një vendim të dytë, por ne do të jemi në mbështetje të futbollit korçar. Gjoba 1 milion euro është mirëmenduar. Këtu bëhet fjalë për zhdukje, si gjoba, ashtu edhe dënimi prej 10 vitesh. Në gjithë këtë histori 2 persona dalin që janë marrë me dënimin e Skënderbeut dhe çelësat e kësaj zyre janë në Federatën Spanjolle dhe i ka Eduard Dervishi. I kemi aq mundësi për të vërtetuar përfshirjen e tij dhe të disa personave të tjerë, por do të asim më vonë”.

Dënim i mundshëm nga FSHF? “Pak rëndësi ka, ne u dënuam nga UEFA, me FSHF e kemi fituar një herë gjyqin. Sezoni i ri do vijojë normalisht për Skënderbeun, futbollistët nën kontratë do vijojnë normalisht dhe kontratat nuk do preken”, tha Takaj.

*Marrë nga Telesport

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Meshkujt lënë “kokën” pas saj/ Supermodelja i mahnit të gjithë me pamjen

Publikuar

-

Instagramin e saj jemi mësuar ta shohim gjithnjë të mbushur me foto me bikini dhe provokative. Bëhet fjalë për supermodelen Demi Rose, e cila këtë herë ka ardhur ndryshe për fansat.

Demi Rose shfaqet super në formë, e veshur si gjithmonë provokuese, me një fustan ngjyrë kaf me shkëlqim, me një të çarë që e tregonte tejet sensuale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Më vjen keq, por nuk jam e interesuar”/ I riu “masakron” 18 vjeçaren

Publikuar

-

Një ngjarje shokuese ka ndodhur orët e para të mëngjesit në qendër të Manchesterit, ku një vajzë 18 vjeçare është dhunuar nga një grup djemsh.

Gabrielle së bashku me shoqen e saj po ktheheshin nga një parti, teksa djemtë i kanë ngacmuar. Gabrielle e ka refuzuar djalin duke i thënë që i vinte keq, por nuk ishte e interesuar.

Djali, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, nuk ka mundur të pranojë refuzimin dhe e ka goditur me grusht duke e lënë pa ndjenja.

Ndërkohë një student që është ndodhur aty pranë, ka ndërhyrë për t’i ndarë por si rezultat ka marrë një goditje të rëndë në fytyrë.

Policia ka hetuar ngjarjen dhe ka siguruar pamjet nga rruga ku ka ndodhur ngjarja e rëndë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending