Shënim/ Pse heshti Oerd Bylykbashi kur Lulzim Basha vidhte votat – CNA
Connect with us

Aktualitet

Shënim/ Pse heshti Oerd Bylykbashi kur Lulzim Basha vidhte votat

Publikuar

-

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, publikoi sot një videoskandal nga votimet e 30 qershorit, ku shfaqet një komisioner i Partisë Socialiste në Kavajë duke mbushur fletët e votimit dhe duke i hedhur po vetë në kuti.

Është fakt, që në datën 30 nuk pati zgjedhje dhe gjysma e Shqipërisë ishte vetëm me një alternativë.  Është fakt gjithashtu që rezultati është ndryshuar nëpër kutia dhe shumë mirë që u denoncua por, po kur mbusheshin votat para dy vitesh nga Lulzim Basha në zgjedhjet  e viti 2017 brenda PD-së, dhe ky tallej para shqiptarëve me rezultatet,  pse heshti Oerdi?!

Ky djalë i mirë, ky politikan i urtë, ky konstitucionalist, ligjvënës dhe jurist, pse  nuk  foli në zgjedhjet e 22 korrikut 2017, në Korçë,  në Vlorë, në Durrë, në Tiranë, në Kamëz ku votohej nga 3 dhe 5 herë.  Në Vlorë dukej hashiqare që votonin nga 3 herë.

Pse nuk na foli Oerdi atëherë, se aty fillon problemi? Ai që nuk flet  kur i vjedhin shtëpinë e tij, nuk mund të flasë kur grabisin tek të tjerët.

Le të shikojë një herë veten, pastaj të flasë për shtëpinë e tjetrit  apo dhe për shtëpinë e përbashkët.

Në Vlorë votonin nga 6 herë, në Kamëz i mbusheshin kutitë e Xhelal Mziut me këmbë…  Në Durrës votonin nga 4 herë. Në  Fier gjithashtu. Në Korçë në 12  orë votim, u votua në të dyja bashkitë, atë të Korçës dhe Maliqit, në të  dyja degët më shumë se 100 vetë. Rezultati  shkoi 3600.

Oerdi e pa  me video, me zë dhe figurë, ashtu siç pa edhe videot e Vlorës, me zë dhe figurë. Ashtu siç pa dhe provat e Durrësit, ku ishte vetë!?  Ndoshta jo autor, por një nga bashkëpunëtorët e manipulimit të votave në degën e PD-së së Durrësit.

Oerdi mund të flasë për shtëpinë e përbashkët, por më përpara, që të ketë moral, duhet të flasi kur i vjedhin shtëpinë e tij.  Dhe shtëpinë e tij dhe të të gjithë demokratëve e vodhi Lulzim Basha.

Ndërsa Oerd Bylykbashi mbante iso dhe  çertifikonte vjedhjet bashkë me procesverbalet fantastike të asaj kohe. Situata sot nuk ka asnjë ndryshim nga vjedhjet e asaj kohë./CNA.al

PROCESI-VIDEO/ Ja si u falsifikuan votat në Vlorë, monitorimi prej 11 orësh

Video-Ekskluzive/Skandali-Si u manipuluan votat në Korçë për Lulzim Bashën

“Kutitë e votimit u mbushën nga komisionerët”/ Bylykbashi publikon videon

Aktualitet

“Më vjen keq, por nuk jam e interesuar”/ I riu “masakron” 18 vjeçaren

Publikuar

-

Një ngjarje shokuese ka ndodhur orët e para të mëngjesit në qendër të Manchesterit, ku një vajzë 18 vjeçare është dhunuar nga një grup djemsh.

Gabrielle së bashku me shoqen e saj po ktheheshin nga një parti, teksa djemtë i kanë ngacmuar. Gabrielle e ka refuzuar djalin duke i thënë që i vinte keq, por nuk ishte e interesuar.

Djali, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, nuk ka mundur të pranojë refuzimin dhe e ka goditur me grusht duke e lënë pa ndjenja.

Ndërkohë një student që është ndodhur aty pranë, ka ndërhyrë për t’i ndarë por si rezultat ka marrë një goditje të rëndë në fytyrë.

Policia ka hetuar ngjarjen dhe ka siguruar pamjet nga rruga ku ka ndodhur ngjarja e rëndë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Çunat problematikë” të Rilindjes/ Pas grabitjes Romeo Shehu drejton Hetimin Tatimor

Publikuar

-

By

Emërimi i personave të inkriminuar në administratë është kthyer në standart.

Njerëz më të kaluar të errët janë vendosur në pozicione dhe poste kyçe.

“Çunat problematikë” Rilindja nuk i do vetëm për zgjedhjet, por edhe në drejtimin e institucioneve.

Kështu në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Tiranës është emëruar, Romeo Shehu, një emër ky jo i panjohur për mediat dhe organet e drejtësisë.

Ai është emëruar në Maj të këtij viti, pavarësisht problemeve që ka pasur me drejtësinë.

CNA.al mëson nga burime të sigurta se ka qenë zëvendëskryeministri Erion Braçe që e ka dërguar në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Tiranës.

Romeo Shehu, i cili ndryshe njihet si i ish-dashuri i Çiljeta Xhilagës, në vitin 2012 është akuzuar për vjedhje në bashkëpunim.

Në atë kohë policia në një njoftim për mediat deklaroi se kishte arrestuar dy persona dhe kishte shpallur një të tretë (Romeo Shehun) në kërkim, pasi kishin vjedhur një magazinë.

Sipas të dhënave të Policisë në pranga kishin rënë  shtetasit E. G. 29 vjeç dhe G. F ,31 vjeç pasi në datën 26 janar të vitit 2012,  kishin vjedhur në bashkëpunim me Romeo Shehun, duke grabitur cigare me vlerë 250 milion lekë të vjetra.
Por, sot pas 7 vitesh, Shehu, ka depërtuar në administratën shtetërore dhe jo në ndonjë punë dosido, por tejet të rëndësishme.

Tashmë si mbetet veçse të mbledhë “gjobat” për shefat dhe planin e Rilindjes.

Megjithëse në kohën kur është realizuar grabitja nuk ka qenë funksionar i shtetit, sot Shehu ka shpërblime për merita të veçanta.

Vendi i punës të cilin, dyshohet se e ka zënë nëpërmjet Braçes, është e mjegullt dhe tashme do hetoje bizneset per hesap te Rilindjes por ka edhe te tjera te dhena qe akuzojne ushtarin e zv/kryeministrit. ./CNA.al

Romeo Shehu dhe Çiljeta Xhilaga

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Lidhja e re e Dua Lipës/ Dy modelet “kërcënojnë” këngëtaren shqiptare

Publikuar

-

Dy modelet Gigi dhe Bella kanë “kërcënuar” këngëtaren shqiptare Dua Lipa. Kjo e fundit pas ndarjes nga 31-vjeçari Isaac Carew, ka nisur një lidhje të re dashurie me 20-vjeçarin Anëar Hadid, i cili është vëllai i vogël i supermodeleve.

Mediat rozë shkruajnë se dy motrat janë kundër kësaj lidhje. Një person i afërt me Gigi dhe Bella Hadid është shprehur se dy supermodelet kanë frikë se vëllai i tyre i vogël, vetëm 20 vjeç, do të lëndohet nga kjo lidhje me këngëtaren 23 vjeçare Dua Lipa.

“Anwar ka qenë gjithmonë i ndjeshëm, ndërsa Gigi dhe Bella e kanë mbrojtur gjithmonë atë”.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending