Reperja shqiptare “çmend” Italinë/ Poston foton seksi duke treguar linjat bombastike – CNA
Connect with us

Aktualitet

Reperja shqiptare “çmend” Italinë/ Poston foton seksi duke treguar linjat bombastike

Publikuar

-

Si një nga reperet që bëri famë shumë shpejt në tregun shqiptar, Tayna njihet edhe për linjat e saj seksi.

Së fundmi ajo ndodhet në Itali ku ka ndjekur koncertin e këngëtarit të famshëm Maluma dhe ka ndarë një foto mjaft provokuese me fansat e saj.

Repeja shihet e veshur me një fustan me ngjyra dhe ishte e fotografuar nga pas. Tayna kështu dukej vërtetë ‘shpërthyese’.

LEXO EDHE:  Video-Nuk përmbahet reperja e famshme/ Tregon format e rrumbullakosura

Aktualitet

Si e “vrau” Lulzim Basha, Arben Ristanin dhe reagimi i vonuar i ish-sekretarit të PD

Publikuar

-

By

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, një ditë më parë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku me tone ironike, i kujton kreut të selisë blu, Lulzim Basha deklaratat e tij, se do ta rrëzonte Edi Ramën me zgjedhje e protesta.

“Ti thoshe qe do e largojmë me protesta. Ne kemi bërë mbi 10 të tilla dhe s’e kemi larguar dot.”-shkruan ndër të tjera Ristani.

Arben Ristani, kryetar i KQZ-së, viti 2011

Ndërsa më tej, shton se ka një rrugë tjetër që Rama të ikë. Të ikë vetë Basha.

Por, si e vrau Lulzim Basha ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, njeriun që e bëri kryebashkiak të Tiranës.

Në fakt, Arben Ristani në vitin 2011, ishte njeriu që luftoi me mediat, me opozitën, me gjithçka kishte në dorë në atë kohë. Edi Rama ia vësuli të gjitha Arben Ristanit, deri edhe në kërcënimet me jetë. Dhe gjithçka kishte të bënte me mandatin e kryebashkiakut të Tiranës, mandat të cilin Arben Ristani ia dha në tavolinë Lulzim Bashës, pas rinumërimit të dyshimtë të votave në kryeqytet.

Por, çfarë ndodhi më pas?

Arben Ristani duke folur në Kuvend

Arben Ristani duke folur në Kuvend

Në vitin 2013, Arben Ristani zgjidhet deputet në listën e PD-për Vlorën, nga Sali Berisha. Shpërblim ky ose jo, nuk ka rëndësi, ai tashmë kishte filluar karrierën politike në PD.

Vjen Lulzim Basha, zgjidhet kryetar, Ristani kandidon, por përballë ka dy rivalë të tjerë, të cilët duket se janë të fortë. Enkelejd Alibeaj dhe Eduart Selami.

Ristani me mbështetjen e elitës së vjetër të PD-së, apo senatorëve të saj, të njerëzve që kishin mbështetur Sokol Olldashin, zgjidhet numri dy i PD-së, me një diferencë me rreth pesë vota, me rivalin e tij kryesor Enkelejd Alibeaj, i cili kishte dhe bekimin e Lulzim Bashës.

Këtu filloi dhe shkatërrimi i karrierës politike të Arben Ristanit. Megjithëse ai punonte ditë e natë dhe zbatonte çdo urdhër të Lulzim Bashës, megjithëse në emër të Bashës shkoi dhe shkatërroi degët e PD-së, largoi nga PD-ja njerëz. Çfarë nuk bëri që të merrte besimin e Lulzim Bashës, por atë nuk e fitoi kurrë.

Pasi kishte hyrë në një garë pa lejen e tij, Ristani u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i PD-së dhe asnjë ditë dhe asnjë çast, në shumë raste nuk u pyet fare, për zhvillimet dhe organizimin e PD-së. Çdo gjë i jepej gati, dhe ai vetëm firmoste.

Ristani pranoi të bënte gjithçka, vetëm që të kishte besimin e kreut të PD-së. Por, megjithë përulshmërinë e tij deri në neveri, Lulzim Basha kurrë nuk e pranoi si numrin dy të Partisë Demokratike. Kurrë nuk e pranoi si partner politik.

Por, gjithnjë e më shumë e përdhosi, e linte jashtë vendimmarrjes dhe nuk e pyeste kurrë. Çdo hap që hidhej, ishte pa dijeninë e Ristanit. Të paktën kështu pretendohej apo deklarohej nga ai shpesh.

LEXO EDHE:  Video-Nuk përmbahet reperja e famshme/ Tregon format e rrumbullakosura

Mësimin e fundit, Lulzim Basha ia dha në zgjedhjet e vitit 2017, duke e kandiduar të katërtin në qarkun e Vlorës, ku në vitin 2013, pra katër vite më parë, PD kishte marrë vetëm tre mandate deputetësh.

Përpara Arben Ristanit vendosi një aleat si Vangjel Dule, i cili katër vite më parë kishte qënë pjesë e koalicionit të socialistëve.

Por, mesa duket është e qartë që Lulzim Basha nuk e ka dashur në krah Arben Ristanin. E mori e hodhi në “kosh të plehrave”, nuk i dha as mandat deputeti, megjithëse ky i fundit i kishte dhënë mandatin e kryebashkiakut të Tiranës.

Ristani përpëlitet sërish pas kreut të PD-së, kërkon të kapë ndonjë kockë, pranon ndjesën e Lulit, e mbështet atë në garën për kryetar të PD-së dhe turpësisht bashkë me disa sekretarë të tjerë të cilët Luli i “shkeli me këmbë”.

Ka provuar në heshtje dhe publikisht vetëngrirjen e Lulit, proçesin e falsifikimit dhe manipulimit, vjedhjes së votave brenda PD-së, një garë false dhe një rival të pavlerë.

Nga ana tjetër, ishin po këta, Arben Ristani e shokët e tij të cilët çertifikuan proçesin zgjedhor dhe riorganizimin e PD-së, duke zhvilluar një masakër elektorale brenda trupës së Partisë Demokratike. Duke përjashtuar, denigruar, dëbuar dhe përçarë strukturat e saj.

Dhe tani, pas dy vitesh të gjithë po mësojnë të vërtetën. Atë që Ristani e ka ditur, por nuk e ka thënë kurrë me gojën e tij. Atë që Ristani e ka pranuar në heshtje, por nuk e tha kurrë me zë të lartë.

Tani, pas gjashtë vitesh të Bashës si kryetar, pas katër vitesh ku si sekretar e tallnin dhe pas dy vitesh si ish-sekretar e diskeditojnë, Arben Ristani filloi të flasë.

Por, të paktën më mirë një fund i dhimbshëm, sesa një dhimbje pa fund. Ka ardhur koha që të dëgjohen edhe të vërtetat e Arben Ristanit, edhe të shumë të tjerëve, të cilëve më në fund, iu dëshën kaq kohë, që të kuptojnë se kush ishte Lulzim Basha dhe sa shumë i kishin munguar të vërtetat demokratëve dhe cila është ajo që duan ata brenda PD-së.

Tani ka më shumë ditë sesa kuleçë, le të presim dhe të shohim se çfarë po ndodh vërtetë brenda PD-së, me shumë prej drejtuesve të saj dhe ish-drejtuesve, të cilët mendojnë dhe janë të bindur se largimi i Lulzim Bashës, sjell edhe largimin e Edi Ramës.

Basha për ta është personi përgjegjës, i cili në gjashtë vite i dorëzoi gjithçka dhe çdo pushtet në tavolinë Edi Ramës, duke u treguar i paaftë, i dështuar, pa folur më tej edhe për marrëveshjen e 17 majit, e cila përfundoi me 16 milion eurot në xhepat e e familjarëve të Lulzim Bashës./ CNA.al

Ristani i vërsulet Bashës/ Ik që të ikë Rama

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Berisha zbardh gënjeshtrat e Ramës/ Zbulon kërkesën e kryeministrit për Vuçiçin

Publikuar

-

By

Ish kryeministri Sali Berisha ka zbardhur gënjeshtrat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me vizitën e      Presidentit Francez në Shqipëri.

Sipas Berishës, një vit më parë, Rama njoftoi se Presidenti i Francës Emanuel Macron do të vuzitonte Shqipërinë në fund të vitit, mirëpo një gjë e tillë s’ndodhi kurrë.

“Por sot pas një viti, sipas njoftimeve të Elizesë Presidenti Makron do vizitojë Beogradin dhe ka përjashtuar Shqipërinë nga vizita e paralajmëruar nga Edvini Kristaq Mafia dhe kjo përbën një dështim të madh politik dhe goditje diplomatike për narkoqeverinë shqiptare”, shkruan Berisha në rrjetet sociale

Postimi i plotë:

Edvin Mafia, para se t’i lypesh takim nepermjet Vuçiçit, kerkoji publikisht falje presidentit Makron!

Miq, nje vit me pare Edvin Kristaq Genjeshtra iu tha shqiptareve jo nje por disa here se Presidenti i Frances Makron nga fundi i vitit do vizitoje Shqiperine. Ky lajm per viziten e pare, vetkuptohet historike te nje presidenti te Frances ne Shqiperine anetare e organizates se vendeve frankofone, u mireprit gjeresisht nga shqiptaret. Por sot pas nje viti, sipas njoftimeve te Eliseese Presidenti Makron do vizitoje Beogradin dhe ka perjashtuar Shqiperine nga vizita e paralajmeruar nga Edvini Kristaq Mafia dhe kjo perben nje deshtim te madh politik dhe goditje diplomatike per narkoqeverine shqiptare.

Pikerisht se Presidenti Makron nuk po viziton Shqiperine, ne nje akt tejet bizarr, sipas nje mesazhi te qytetarit dixhital te papergenjeshtruar nga sugari real Fuga, Edvini plasi duke iu lepire dhe lutur Presidentit te Serbise, Aleksander Vuçiç qe te ndermjetesoje per nje takim top sekret te tij ne Beograd me presidentin Makron.

Kjo kerkese, e bazuar ne parimin se lypja faqen e zeze ka por nuk te le pa gje, e kreut te ekzekutivit te Shqiperise anetare e frankofonise, per te takuar presidentin francez me ndihmen e Serbise, nje vend i sllavofonise me ambicie te hapura territoriale ndaj Kosoves, mban eren e nje pazari te felliqur Rama – Vuçiç dhe ka si nentekst “me ndihmo te te ndihmoje”!

Ketu vetekuptohet ndihma qe Edvini duhet ti jape Vuçiçit eshte ndarja e Kosoves ne funksion te projektit te serbomadhise.

Ne te vertet une ketu nuk po them ndonje gje te re pasi sot çdo shqiptar e ka te qarte se Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiq mbeten edhe tani flamurtaret shqipfoles albanofobe te projektit te Serbise se Madhe.
Keshtu qe Beogradi eshte tashme meka e trojkes famezeze.

Por une ketu u ndala ne kete kerkese apo lutje prej lypsi te Edvinit, qe shtrine doren per lemoshe ne vendin dhe kohen e gabuar vetem per te theksuar se kreu i meduzes se narkoshtetit te vetem ne historine e Europes para se ti kerkoje takim ne Beograd, ne Paris apo gjetiu presidentit te nderuar te republikes franceze, duhet ti kerkoje atij publikisht te falur per mesazhin prej halabaku ordiner qe i ka derguar nga zyra e tij me dy deputete te nje vendi anetar te BE pranveren e vitit 2018, te cilet i shoqeronte ne ate takim deputeti i PS F.f.V. Une ne ate kohe kete skandal e denoncova ne parlamentin e vendit.

Por perseri po ju rikujtoj ju te dashur miq se pyetjes se njerit prej deputeteve te huaj ne takim se çfare qendrimi ka Franca per hapjen e negociatave te Shqiperise me BE, me pergjigjen e tij prej halabaku ordiner, njeriut me edukate familjare te bazuar ne urrejtjen njerezore, Rama shokoi te pranishmit.

Ai iu pergjigj atij: Franca mua me ka dhene urdherin e Legjionit te Nderit po Makroni nuk do qe te hapen negociatat sepse ai eshte nje idiot, eshte idiot.

Kjo pergjigje prej gangsteri te shpelare nga çdo norme etike, per presidentin e zgjedhur te kombit francez, neveriti deri ne perçmim deputetet e nje vendi europian jo frankofon. Ata mbyllen shpejt e shpejt takimin pasi e kuptuan se me çfare birboje kishin te benin. Fill pas takimit ata njoftuan per kete incident te rende koleget e tyre te PD por natyrisht edhe koleget e tyre ne parlamentin e Frances dhe vendeve te tjera anetare te BE.

Edvin Kristaq Mafia apo sharesi global, po kujtoj ketu se po me gjuhen e nje gangsteri, halabaku ordiner i mekuar si bastard bllokmenesh me edukate mizerabel, te bazuar jo ne respekt por ne urrejtjen dhe perçmimin e ulet te tjetrit, sulmoi edhe kandidatin per president, Donald Trump, Presidentin aktual te SHBA.

LEXO EDHE:  Video-Nuk përmbahet reperja e famshme/ Tregon format e rrumbullakosura

Edvin Mafia, ne nje akt pafytyresie gjate fushates elektorale presidenciale ne SHBA me porosi te monstres se spekullimit boteror Soros, u zgjodh si shares te etiketonte presidentin Trump ne mediat me te medha amerikane elektronike dhe te shkruara nder te tjera edhe si “turpi i qyteterimit te sotem” etj etj…

Miq, natyrisht nje fjalor dhe gjuhe e tille prej sharesi ordiner nuk perdoret kurre nga drejtuesi i nje vendi jo ndaj udheheqesve te vendeve te lira por as ndaj zyrtareve dhe qytetareve te vendit tend. Nje gjuhe e tille prej horri per nivelet drejtuese te vendeve te lira eshte e turpshme dhe i papranueshem ne keto vende. Ky fjalor eshte tipik per diktator, udheheqes zuzar ose te semure paranojak dhe deshmon ne rastin konkret edhe mjerimin e shqiptareve se kush i drejton dhe perfaqeson ata.

Duke perfunduar dhe denuar edhe njehere me ashpersine me te madhe gjuhen prej rrugaçi te sharesit global, bastardit te bllokmeneve xhelat hoxhist, kreut te meduzes se ndarkoshtetit te vetem ne Europe, Edvin Mafise, shpreh bindjen time se shkaqet madhore te refuzimit te Frances dhe presidentit Makron per hapjen e negociatave me Shqiperine para se gjithash qendrojne:

1- Ne rritjen e madhe te numrit te refugjateve nga Shqiperia gjate ketyre viteve te fundit si ne vitet 90 per shkak te politikave shpresevrasese, perzenese qe ndjek kreu i meduzes, gje qe perben nje problem madhor per qeverine franceze.
2-Instalimi ne Shqiperi nga kreu i meduzes dhe narkohorrat e tij te narkoshtetit (shtetit te sundimit te mafies se droges) te pare ne historine e Europes. Lidhjet me krimin e organizuar ne te gjitha nivelet e narkoqeverisjes dhe eksportin nga Shqiperia te krimit ne France dhe vendet e tjera ne Europe.
3-Korrupsioni i papermbajtur dhe vjedhjet masive ne te gjitha nivelet e narkoqeverisjes me pasoje varferimin dhe largimin e shqiptareve masivisht nga vendi.
4- Paraliza e sistemit te drejtesise, shkaterrimi i Gjykates se Larte dhe te asaj Kushtetuese si dhe vendosja e ketij sistemi ne kontroll te plote te narkoekzekutivit çka ben te pashprese hetimin dhe luften kunder krimit. Mafia veten e heton dhe nuk e lufton. Frances nuk mund ti shitet per sukses Soros reforma e Shqiperise.

5-Kete vit, ketyre shkaqeve iu shtohet edhe farsa e turpshme elektorale moniste antidemokratike e rregjimit te kakistokracise. Per here te pare ne historine e Europes se pas renies se perdes se hekurt, zhvillohen zgjedhje moniste antidemokratike dhe kjo ne ish vendin e monizmit stalinist ekstrem nga neobllokmeni Edvin Kristaq Xhelati. Franca eshte vend themeluese e Keshillit te Europes qe refuzoi te vezhgoje farsen moniste dhe eshte vend hartues dhe themelues i Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut, Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut, sipas te cilave farsa moniste eshte antidemokratike.

Te gjitha keto jane realitete dhe te vertetat me te hidhura te mjedisit te sotem shqiptar, te cilat krijone probleme serioze ne vendet e BE, ndaj te cilave Franca dhe presidenti i saj nuk pranojne te mbyllin syte.

Sikunder shtoj ketu qendrimin kundershtues per hapjen e negociatave me Shqiperine te Frances e mbeshtet edhe Gjermania, Hollanda dhe vende te tjera. Te gjitha vendet jane te rendesishme ne BE por midis te barabarteve kryesore jane Gjermania dhe Franca, vetem bufi politik nuk e kupton kete. Vendet qe kundershtojne hapjen e negociatave me Shqiperine nuk shpikin absolutisht asgje qe nuk ekziston ne realitetin e sotem te saj por ato, ne interesin e kombeve dhe vendeve te tyre, nuk mund te pertypin kete realitet qe te tjere perpiqen t’ua lustrojne, nuk mund te pajtohen me narkoshtetin e vetem ne Europe dhe kreun e tij te meduzes Edvin Kristaq Mafine me krimin, helmin, drogen, armet, prostitucionin, refugjatet qe ai eksporton ne vendet e tyre.

Me qendrimet e tyre keto vende ftojne shqiptaret qe ne interesin e tyre jetik, me guxim te shembin muret qe ka ngritur ne Shqiperi regjimi i kakistokracise me ne krye Edvin Kristaq Mafine dhe qe lartesohen çdo dite, ne menyre qe te hapin per vendin e tyre dyert e mbylluar per çeljen e negociatave me BE dhe te ardhmen europiane qe meritojne. sb/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Lëvizje surprizë/ Bayern Munich mendon të rikthejë një “ish”

Publikuar

-

Robert Lewandowski konsiderohet nga shumë vetë si sulmuesi më i mirë në planet dhe në Bavari i gëzohen faktit që 30-vjeçari ka dhe dy vite të mbetura në kontratën e tij.

Megjithatë është mëse e qartë që në skuadrën aktuale të Bayernit mungon një “plan B”. Largimi i Sandro Wagner në janar ka lënë kampionët e Gjermanisë pa një sulmues rezervë, por sipas medies gjermane “Sky Sports”, kjo problematikë do të marrë zgjidhje këtë verë.

LEXO EDHE:  Video-Nuk përmbahet reperja e famshme/ Tregon format e rrumbullakosura

Drejtuesit e klubit bavarez dëshirojnë të rikthejnë në Mynih sulmuesin Mario Mandzukic. Ardhja e Cristiano Ronaldos në Torino dhe dalja në skenë e talentit Moise Kean, ka bërë që situata e kroatit te Juventusi të ndryshojë ndjeshëm.

Gjithsesi transferimi i Mandzukic në Mynih nuk do të jetë pa kosto për Bayernin. Kontrata e sulmuesit me Juventusit zgjat edhe për dy sezone dhe italianët nuk njihen si një klub që bëjnë ulje në tregun e transferimeve.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending