Connect with Us

Basha dy muaj që fsheh diplomën/ CNA.al i dërgon letrën e dytë

Aktualitet

Basha dy muaj që fsheh diplomën/ CNA.al i dërgon letrën e dytë

Publikuar

-

Në dhjetor të vitit 2018, në media u publikua një lajm sipas të cilit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka gënjyer në lidhje me diplomimin e pretenduar në Hollandë.

Sipas të njëjtave informacione, Lulzim Basha e ka filluar shkollën në vitin 1993 dhe e ka përfunduar në vitin 2005, pra, shkollimi i tij ka zgjatur 12 vite.

CNA.al për të hedhur dritë mbi të vërtetën, me datë 25.01.2019 i ka drejtuar një letër zyrtare Universitetit të Utrecht, ku pretendohet se Basha ka mbaruar studimet.

Me 23 Prill 2019, Zonja Christina Jeliazkova nga qendra e Shërbimit Administrativ të Universitetit Utrecht, ka kthyer përgjigje, duke thënë se pa pëlqimin e Bashës nuk mund të jepte asnjë lloj informacioni.

Në këto kushte me datë 25. 04.2019, Agjencia e Lajmeve CityNews Albania, i ka dërguar letrën e parë kreut të PD-së Lulzim Basha, për të marrë prej tij, autorizimin për dhënien e informacionit, sipas kërkesës së zyrtares së  Universitetit të Utrecht në Holandë.

Por, kur kanë kanë kaluar më shumë se dy muaj,nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga kreu i PD-së Lulzim Basha.

Kreu i Republikës së Re, i cili ka pretendime për t’u bërë kryeministër fsheh shkollimin e tij.

Në vend që të bëjë transparencë, ai hesht duke i përfocuar më tej dyshimet se ka gënjyer në lidhje me diplomimin në Holandë.

Ndërkohë ai del dhe flet për revolucione, duke gënjyer shqiptarët dhe nga ana tjetër nuk guxon të bëjë publik shkollimin.

Qytetarët, të cilëve ai iu drejtohet duhet ta dinë se kush është kandidati për kryeministër, a është shkolluar apo ka gënjyer.

Nëse gënjen për shkollimin, nuk mund të llogaritet për çfarë mund të gënjejë më tepër.

Gjithsesi për gënjeshtra ai duket se është i specializuar. Që nga muaji shkurt i këtij viti e këtej e kemi parë,  të dalë rrugëve të bërtasë se “Rama ra”, ndërkohë që Rama vijon të jetë në krye të pushtetit jo vetëm atij qëndror por tashmë edhe atij vendor.

CNA.al me datë 04.07.2019,  i nis letrën e dytë kreut të PD -së Lulzim Basha për të bërë publike studimet e tij.

Konkretisht  i kemi kërkuar deklaratën me anë të së cilës, të na japë pëlqimin e tij që Universiteti i Utrecht të na verë në dispozicion informacionin e plotë në lidhje me studimet dhe aftet që ka ndjekur pranë të njëjtit universitet.  Ose të na dërgojë diplomën e tij dhe afatet kohore në të cilat ka studiuar.

Basha, duke heshtur, tregon se ka frikë nga shpërthimi i ndonjë skandali tjetër, ndërkohë që për një skandal, siç është ai i lobimeve është nën hetime nga Prokuroria./CNA.al

Një i pashkollë pretendent për kryeministër?/ Pse Basha fsheh diplomën

Skandal, 12 vjet për t’u diplomuar/ Lulzim Basha fsheh shkollimin

Hesht për skandalin e diplomimit në Holandë/ Çfarë fsheh Lulzim Basha?

Lulzim Basha ka gënjyer edhe për shkollën e lartë/ Me korrespodencë dhe i ka zgjatur 12 vite

12 vjet për t’u diplomuar/ Pse Lulzim Basha fsheh diplomën e shkollës së lartë?

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ish-futbollisti austriak del bllof/ Zbulohet e vërteta e akuzave ndaj Takaj dhe Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Lajmi që u përhap me shpejtësi këtë javë nga të gjitha mediat ishin akuzat e Sanel Kuljiç, ish-futbollisti i kombëtares austriake, që pretendon se drejtuesit e Skënderbeut janë të përfshirë në trukime ndeshjesh në kampionatin austriak. Madje, ai shkon dhe më tutje ku thotë se i rrezikohet jeta.

Për këtë arsye, Gerhard Takaj, djali i presidentit Ardian Takaj, ka udhëtuar drejt Austrisë dhe ka dhënë për gazetën “Krone”, e cila publikoi intervistën e Kuljiç, provat se korçarët nuk kishin gisht në këtë mes.

Takaj, përmes ndërmjetësimi të Roland Luçit, ish-futbollist shqiptar që jeton në Austri prej 30 vitesh tregon se Kuljic e ka bërë gjithë këtë gjë për interesa dhe përftim personal.

“Babai im është i frikësuar dhe ndjehet i shqetësuar për sigurinë e tij. Mohoj të kemi ndonjë kontakt apo njohje me Kjuliç. Kush e di se çfarë gjëje tjetër janë në gjendje të bëjnë njerëz si Kuljiç, me aludime të tilla? Ai akuzohet për zhvatje dhe shpifje”.

Kuljic, në tetor të vitit 2014 u përfshi në skandalin më të madh të basteve në Austri. Ai akuzua për mashtrime, zhvatje dhe për kërcënime. Në fund te hetimeve dhe gjykimit u dënua me 5 vite burg.

“Ai e di se ne ende po luftojmë kundër vendimit të UEFA-s, e di se çdo gjë që ku përmendemi negativisht është e keqe për ne. Ai dhe personat që e mbështetin deshën të përdorin këtë metodë për të na zhvatur para. Ndaj ne po flasim me avokatë në Austri, duam ta padisim për zhvatje dhe shpifje dhe prishje imazhi”, vazhdon Takaj.

Gjithashtu ai foli edhe për videon ku dukej Kjuliç në “Tropikal Resort”.

“Si mund të jetë i frikësuar një person kur vjen në hotelin e Presidentit dhe stadiumin e tij? Kjo është apsolutisht qesharake”, shprehet Takaj.

CNA.al publikon ekskluzivisht dy videot në fjalë, ku duket qartë që askush nuk i ka bërë presion apo kërcënuar siç pretendon ai.

Kjo nuk është hera e parë që ekipin e Skënderbeut dhe drejtuesit e tij mundohen t’i përbaltin sa më shumë brenda dhe jashtë vendin, për suksesin që arritën në Kupat e Europës duke bërë krenar gjithë shqiptarët, por duke zemëruar edhe disa të të tjerë. Nuk duhet shumë për të kuptuar që qëllimi i këtyre gazetave, mediave dhe personazheve të tyrë komikë është të zhvatin ku dhe sa të mundin para, pa pyetur për dëmin moral, monetar dhe jo vetëm mbi palët e përmendura në to. /CNA.al

https://sport.cna.al/2019/09/12/akuzat-per-kercenim-nga-austria-reagon-ardjan-takaj/

https://sport.cna.al/2019/09/12/skandali-i-trukimeve-media-austriake-permend-presidentin-e-skenderbeut/

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi: Drejtori makinën e shkollës ja ka dhënë gruas

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar drejtorin e një shkolle në Durrës që sipas qytetarit dixhital makinën e shkollës ja ka dhënë gruas.

Postimi i plote i Berishes:

Drejtori i shkolles se mesme profesionale ben te lumtur nusen me nje makine te shkolles.
Akuzohet per vjedhje dhe shperdorime te tjera.

Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Zoti berisha pershendetje.jam nje mesues qe jap mesim ne shkollen profesionale beqir cela durres.doja te ndaja me ju dhe me publikun disa mangesi te qellimshme ne kete shkolle.kjo shkolle qe nxjerr nxenes profesionist qe i sherbejne tregut te punes ne shqiperi dhe jashte saj .ka 3 vite qe drejtohet nga nje drejtor z fatmir merkuri i cili eshte nje militant i partise socialiste qe nuk ka arsim perkates per kete fetyre ose me sakt nuk e ka mbaruar akoma shkollen e larte.eksperienca e tij ne arsim eshte 0.ai u vu ne detyre pasi sherbeu si ushtare i betuar i Vangjush Dakos .puna e tij e meparshme ka qene shiste kepuce ne tregun e durresit.keto vite ai e ka kthyer kete shkolle ne baze te partise socialiste.ku ka punesuar ne vende te mesuesve profesionist militante partie pa arsimin perkates dhe pa njohuri ne lenden qe ato japin mesim.kuptohet vet sa te pregatitur po dalin nxenesit keto vitet e fundit.nje tem tjeter eshte vjedhja e fondeve qe vijne per kete shkolle .posi asaj i duhet nje baze materiale e konsiderueshme per cdo vit shkollor.keto materiale qe blihe i ngarkohen mrsuesve te praktikes me 6 apo 8 fishin e vleres reale.domethene nje kif kamje makine nga 23.000 leke tereja vjen ne shkolle me nje vlere 90. 000 leke te reja .keto manipulime apo vjedhje sido qe te quhen.ai i kryen me magazijeten e shkolles dhe me ndrejtoren Z M Zh dhe keto te dyja militante ke partise socialiste.pervec ketyre te larte permendura drejtori i shkolles ka nxjerr n ga shkolla nje makine golf 5 dhe ja ka dhene ne perdorim nuses se tij.gje qe absolutishte nuk lejohet.nje sasi e konsiderueshme nafte dhe benzine duhet te vije ne shkolle.por tollonat shiten rruges .shume mesues te lidhur me drejtorine kryejne mit marrje nxenesve per te kaluar klasen.etj me respekte doktor dhe te lutem anonim .besoj ky mesazh nuk do bjeri ne vesh te shurdher.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Makina përplas këmbësoren/ Në gjëndje të rëndë 47-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur ditën e sotme  në “Patos fshat”.

Një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M 47-vjeçe.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se A.M ndodhet në gjëndje të rëndë në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE